Connect with Us

Gjonaj i përgjigjet publikisht Metës/ Show presidencial, kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike

Politikë

Gjonaj i përgjigjet publikisht Metës/ Show presidencial, kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike

Publikuar

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta gjatë ditëve të fundit për falsifikim të protokollit të shtetit në funksion të veprimtarisë kriminale, që sipas tij, KED ka bërë me listat për kandidatet për anëtarët e Gjykatës Kushtetutes.

Gjonaj i ka quajtur akuzat e Metës, si spektakël të presidencës.

“Kam gjykuar që i duhej lënë presdientit koha për të ezuaruar seritë e spektaklit të tij.
Nuk e bëj këtë sqarim për t’iu përgjigjur presidentit dhe as për t’iu përgjigjur fjalëvë të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim. Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon për luftën kundër reformës në drejtësi”, tha Gjonaj në një deklaratë për shtyp.

LEXO EDHE:  Meta dekreton ambasadorët e rinj/ Zbardhen emrat

Ajo thekson se “Meta ka krijuar një kaos fiktiv në funksion të betejave politike që s’janë në përputhje me përgjegjesitë e tij kushtetuese”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Erjol

    27 Shkurt, 2020 at 6:52 pm

    Nje Ministre sic te ka hije, sakt dhe qarte me nje edukate sic duhet ta kete cdo person qe na qeveris na treguat qendrimin tuaj te drejt! Faleminderit

  2. Titi

    27 Shkurt, 2020 at 7:20 pm

    Ah mor ilir si je katandisur ne fjalor e ne shprehi. Sa vjen e rendohesh me shume. Merr shembull hap krahun jep lligari per ca ke bere dhe shko atje ku e ke vendin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Me ngatërron me gjuhën e Monikës”/ Meta nuk ia përton Gjonajt

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila tha se akuzat e presidentit janë spektakël.

Teksa e quan fallsifikatore, Meta thotë se Gjonaj e ngatërron atë me gjuhën e Monikës.

“Si mund te merrem unë me një fallsifikatore. Ajo më ngatërron me gjuhën e Momikës, atë ta zgjidhin me njëra tjetrën. Bashkëshorte është në shtëpi ,jo në sjelljen time si president.
Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale që përfshin Kuvendin, Gjyqsorin dhe Ministrinë e Drejtësisë”, tha Meta në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  “Viti i Skëndërbeut”/ Meta nis vizitën zyrtare në Kalabri, zbardhet axhenda

LEXO EDHE:  Ilir Meta "godet" Ramën te taksa progresive. Çfarë ndryshimesh do të kërkojë LSI-ja?

Meta ka shkuar sot në studion e Opinion me Kushtetutën në dorë për të cilën thotë se do e mbrojë deri në fund./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha duket më i arsyeshëm se Meta”/ Spiropali: Do të krijojë profilin e një drejtuesi shteti

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur manifestimin që Kreu i Shtetit ka organizuar në 2 mars dhe për uljen e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Spiropali deklaroi se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një kurs të ri. Teksa foli për mbështetjen e manifestimit të Metës, Spiropali pretendon se Basha nuk po e mbështet me shpirt. Ministrja socialiste e quajti kreun e opozitës më të arsyeshëm se Metën.

“Është një marrëdhënie skizoide se Lulzim Basha mirë keq ka nisur një kurs të ri opozitar, të them të drejtën është i arsyeshëm, edhe për mënyrën si reagon për çështje si koronavirusi, tërmeti, çështje që kanë interes,duket i arsyeshëm, bashkëpunues dhe do të krijojë profilin e një drejtuesi shteti në të ardhmen. Nga ana tjetër ne mendojmë se është nën presionin e jashtëzakonshmë të këtyre heronjve të përhershëm, të Ilir Metës dhe Sali Berishës sepse gjuha e tyre opozitare është krejtësisht ndryshe nga ajo e Lulzim Bashës. Në fakt përçarja më e madhe ekziston në opozitë, por ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë sepse nuk është puna jonë, le ta gjejnë vetë rrugën. Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen  e aksionit të Ilir Metës, do ishte absurde të mbështeste një aksion politik që do të fuqizojë Ilir Metën dhe LSI. Unë e shoh si një aksion të izoluar të LSI dhe Metës personalisht”, tha Spiropali në studion e Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Komandanti i FNSH me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e nodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten

Sipas Ballkanweb, nga të shtënat me armë zjarri nga Kolecaj ka mbetur i plagosur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE