Connect with Us

Gjermani/ Ndalohet shamia e kokës për stazhieret në drejtësi

Bota

Gjermani/ Ndalohet shamia e kokës për stazhieret në drejtësi

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese në Gjermani nuk e ka pranuar ankesën e një gjermano-marokaneje myslimane. Ajo donte të ulej në tryezën e gjykatësit me shami koke.

Ndalimi i shamisë së kokës për stazhieret në drejtësi është konform kushtetutës ka vendosur të enjten (27.02) Gjykata Kushtetuese gjermane në Karlsruhe. Gjykata nuk e pranoi padinë e ngritur nga një ish-stazhiere, të cilës i ishte ndaluar mbajtja e shamisë së kokës në procedura të caktuara të punës në institucionet e drejtësisë. Në bazë të kushtetutës duhet respektuar vendimi i ligjvënësit për detyrimin, që në kuadër të shkollimit të ruhet neutraliteti në qëndrimet botëkuptimore e fetare, vendosi Gjykata.

Ndërhyrje në lirinë fetare, por…

Ky detyrim paraqet një ndërhyrje në lirinë fetare dhe të tjera të drejta bazë të paditëses, sqaroi Senati i Dytë i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo është e justifikuar. Konstitucionalistët kanë argumentuar se liria fetare e stazhieres myslimane ka përballë parimet bazë të neutralitetit botëkuptimor e fetar të shtetit, të aftësisë funksionuese të së drejtës si edhe lirisë për të mos patur fe të të tretëve. Edhe më tej ata argumentuan se “Detyrimi i shtetit për neutralitet nuk mund të jetë tjetër veç detyrim i përfaqësuesve të tij për neutralitet, sepse shteti vepron vetëm përmes personave.”

Gjermano-marokanja kishte paraqitur si ankesë, se në Hesen gjatë procedurave gjyqësore, ajo nuk lejohej të ulej me shami koke në tryezën e gjykatësit. Rregulloret parashikojnë për stazhierët, se duhet të sillen në mënyrë neutrale fetare përballë qytetarëve. Asaj iu tha se nuk mund të ushtrojë me shami koke ato detyra, në të cilat ajo shihet si përfaqësuese e drejtësië apo e shtetit.  Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzonte ndalimin e përgjithësuar të mbajtjes së shamisë së kokës për mësueset. Sipas kësaj ato mund të mbajnë parimisht shami koke në shkolla./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Ultimatumi” për heqjen e taksës/ Albin Kurti i përgjigjet SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me kërkesar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

Sipas Gazetës Express, Kurti tashmë iu ka kthyer përgjigje negative amerikanëve.

SHBA-ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për ‘ndëshkim’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrë Amerika, megjithatë pezullimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK-në, e cila nuk çoi përpara zotimet për çështjen e heqjes së tarifës.

LEXO EDHE:  Terrorizmi trondit botën/ Panik edhe në Gjermani, ka të vrarë

LEXO EDHE:  Gjermani, kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në botë

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

LEXO TE PLOTE

Bota

Frika nga koronavirusi/ Futet në karantinë presidenti i rajonit të Lombardisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku bën me dije se është vetizoluar që prej ditës së djeshme sipasojë e përhapjes së koronavirusit.

Ai tregon se një nga anëtarët e stafit të tij ishte zbuluar se ishte me koronavirus, dhe pas analizave pjesa tjetër e stafit nuk ka pasur probleme.

“Nuk është një sëmundje e rëndë, por është problematike për shkak se shpërndahet në mënyrë të rrufeshme”, shprehet ai./CNA.al

Notizia importante

🔴 Notizie importanti, sono in diretta dall’ufficio a Palazzo Lombardia.Una collaboratrice del mio staff è risultata positiva al #Coronavirus. Oggi abbiamo quindi eseguito il test sia io che il resto della mia squadra e, fortunatamente, al momento risultiamo negativi. Questo comporterà per noi, come per tutti i cittadini in questa situazione, un periodo di auto-quarantena di 14 giorni.

Gepostet von Attilio Fontana am Mittwoch, 26. Februar 2020

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 14 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 14 numri i viktimavë nga koronavirusi në Itali. Ndërkaq, 528 persona rezultojnë të infektuar.

Janë 305 të infektuar në Lombardi, 98 në Veneto, 97 në Emilia-Romagna, 11 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio, Siçili, 2 në Toscana dhe nga 1 në Puglia e Bolzano. Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.

Kreu i MBrojtjes Civile deklaroi se janë kontrolluar 3 milion pasagjerë në aeroportet e Italisë.

LEXO EDHE:  Hoffman: Hiqni dorë nga azili, në Gjermani ju pret kampi, më pas kthimi

LEXO EDHE:  Zjarrvënie e qëllimshme për të përfituar dëmshpërblim/ Rezulton me sukses plani i shqiptarëve

Kujtojmë se rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi janë shfaqur edhe në Danimarkë, Norvegji, Estoni si dhe Rumani.

LEXO TE PLOTE