Connect with Us

Gara për kreun e BKH/ Përzgjidhen katër nga tetë kandidatët

Politikë

Gara për kreun e BKH/ Përzgjidhen katër nga tetë kandidatët

Publikuar

-

Byroja Kombëtare e Hetimit

Përzgjidhen katër nga tetë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mësohet se katër kandidatët e përzgjedhur janë Ervin Hoxhaj, Aida Veziaj, Artur Beu, Idajet Faskaj.

Kandidatët e përzgjedhur pritet t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos më detyro…

Publikuar

-

Nga

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos me detyo…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe analisti Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ku po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

Kur fjalën e mori analisti Agron Gjekmarkaj ai bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  “PS fiton zgjedhjet e 9 majit”/ Balla: Në Tiranë do marrim 19 deputetë

LEXO EDHE:  Drejtimi KLSH-së/ Cili është kriteri që Vitore Tusha, kandidatja e Metës nuk plotëson

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: 21 Prilli është ditë e errët.

Balla: Është janar, jo prill. Jeni të gjithë njësoj. Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42.

“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, unë jam i fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është i mendimit se opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të krijojë frymën e duhur për të bërë bashkë pakënaqësinë e qytetarëve, pasi nëse nuk e bën këtë ajo nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të parë mbi perceptimin e prirjes së votës në emisionin “Barometri Politik” të Ilva Tares në Euronews Albania, Manjani kritikoi opozitën që pavarësisht se ka pasur përballë një qeveri, sipas tij, plot me skandale, ende nuk ka mundur të krijojë frymën e duhur për të siguruar rrotacionin.

Manjani personalisht tha se ishte i qëndrimit se Shqipëria ka nevojë tashmë për rrotacion politik, por nuk e shprehu qartësisht nëse besonte se opozita aktuale mundet ta sigurojë këtë rrotacion.

“Me këtë perceptim të sondazhit, nëse do të sillte këtë rezultat [PS:41.8%; PD:28.2%; LSI: 10.3%], atëherë Shqipëria ta gëzojë shokun Edver [lojë fjale, etiketim me emrin e diktatorit Hoxha], sepse në zgjedhjet e ardhshme më pas do të shkojmë me sondazhe jo me zgjedhje,” – parashikoi i revoltuar Manjani.

Në komentin e tij ish-ministri i Drejtësisë këshilloi opozitën që “përballë formulës moniste të PS-së për zgjedhjen”, duhet me patjetër “të krijojë frymën” dhe “të përmbledhë pakënaqësitë e qytetarëve”.

LEXO EDHE:  “PS fiton zgjedhjet e 9 majit”/ Balla: Në Tiranë do marrim 19 deputetë

LEXO EDHE:  Bardhi apel Ramës/ Hiq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar, ndiq modelin tonë

“Të kesh një qeveri me kaq skandale me kaq të zeza dhe të mos bësh dot pakënaqësinë për vete është problem shumë i madh, plus kësaj opozitës i duhet një marsh tjetër. I duhet medoemos të çmontojë efektet kriminale moniste të formulës zgjedhore. […] Për ta mposhtur këtë, monizmi u mposht… mbani mend? Me organizim, me bashkim dhe me frymë, ky është mesazhi im. A ka mundësi? S’ka gjëra të pamundura, por ky është leximi i këtij sondazhi,” – tha Manjani, duke theksuar se synimi i PS-së ishte të ndalonte koalicionet dhe opozita duhet të gjejë me patjetër një skemë se si të bashkohet në zgjedhje.

Komentet Manjani i bëri gjatë emisionit të parë të “Barometrit Politik”, i cili solli rezultatet e para të sondazhit për prirjen e votës për periudhën e fund-dhjetorit dhe fillim-janarit.

Sipas sodnazhit, Partia Socialiste perceptohej si parti e parë (41.8%), Partia Demokratike parti e dytë (28.2%), Lëvizja Socialiste për Integrim (10.3%), ndërkohë të paidentifikuar për prirjen rezultuan 16.1% të të pyeturve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Publikuar

-

Nga

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Analisti Andi Bushati ka ngritur akuza të forta sonte në “Open”, ku po diskutohet për ngjarjen e 21 janarit.

Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.

“Çdo vit më 21 janar bëjmë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar. Në kohë të Sali Berishës ai i kishte të gjitha në rresht e prandaj u bënë ato procese.

Në atë kohë shumë socialistë ishin në gjyqe. Vetëm për këta nuk e komandokan dot drejtësinë?! Politikisht tregon një qasje morale të asaj që ka thënë. Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim.

LEXO EDHE:  Bardhi apel Ramës/ Hiq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar, ndiq modelin tonë

LEXO EDHE:  Gara për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik/ Dy prej kandidatëve në shkelje të ligjit

Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE