LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal moderatorit

27 Shkurt 2020, 22:18, Politikë CNA
Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar mbrëmjen e sotme në emisonin e tij një stilolaps të personalizuar presidentit Ilir Meta.

?Ne të kemi dhuruar një stilolaps, që është përgatitur me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës, me emrin e Opinion dhe me siglën tuaj?, tha Fevziu, ndërsa e pyeti nëse do ta firmosë me këtë stilolaps dekretin e 2 marsit.

Meta deklaroi se në mos dekretin e 2 marsit, një dekret tjetër të rëndësishëm do ta firmosë. Në këmbim të kësaj dhurate, moderatori i ka kërkuar një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kreu i Shtetit pas një hezitimi ia fali.

?Do duhet ta mbash në një vend të nderuar dhe gjithë shqiptarët do e kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre, gjermanët Kushtetutën e tyre, do bëhemi ai vend që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu dhe jo të shkëlqejnë në vendet e tjera të botës. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë?, nënvizoi presidenti para se t?ja jepte Fevziut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga