LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu sulmon Berishën për Nexhmijen/ Nuk e çoi përpara akuzave të forta e të vërteta

27 Shkurt 2020, 13:05, Politikë CNA
Fahri Balliu sulmon Berishën për Nexhmijen/ Nuk e çoi

Ish-gazetari i ?Zërit të Popullit?, i akuzuar edhe ish-spiun, Fahri Balliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës.

I ftuar në Syri TV, Fahri Balliu, autor i librit ?Zonja e zezë Nexhmije Hoxha? tha se Nexhmije Hoxha nuk u vu asnjëhërë gjatë viteve të pluralizmit, para akuzave të forta, reale dhe se shoqëria shqiptare edhe sot vazhdon të jetë e infektuar prej mbrojtjes që i bën krimit komunist.

?Shteti duhet ta kishte vënë para akuzave të forta, reale, por kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, edhe në këto vite, Hoxha ka qënë influente me një nga partitë kryesore, ka darkuar me njerëz kryesorë në pushtet dhe ka ndikuar në emërimin e mbështetësve si zëvendësministra. Ajo madje edhe ka përshëndetur protagonistët. Shoqëria shqiptare është e infektuar prej mbrojtjes që i ka bërë krimit komunist dhe degjenerimit që vazhdon, në kohërat e reja, po të njëjtit krim komunist.?-tha Fahriu Balliu, duke sulmuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sepse, Berisha ka qënë president në vitet 1992-?97, kur Nexhmije Hoxha u dërgua në gjyq për historitë e kafeve në bllok.

Më pas Berisha ishte në pushtet nga viti 2005 deri në vitin 2013, dhe sërish Nexhmija nuk u ngacmua më.

Pra në 30 vite tranzicion, PD ka pasur gjysmën e tyre në pushtet, dhe Nexhmija nuk u përball kurrë me drejtësinë.

Dhe pjesën tjetër kanë qënë socialistët, por edhe socialistët në bashkëpunim me njerëz të afërt të Fahri Balliut, si për shembull Ilir Meta. Ky i fundit, ish-kryeministër i socialistëve dhe mik i afërt me Balliun, i cili qeverisi katër vite me Berishen dhe më pas me Ramën.

Pra, idhulli i tij shpirtëror, Ilir Meta është po aq përgjegjës sa edhe Berisha për vënien para akuzave të vërteta dhe reale të Nexhmijës, por kjo nuk u bë kurrë as nga Meta e as nga Berisha, nga dy politikanët të cilët mbështet në publik Fahri Balliu. I treti është Luli,  por ky nuk i prish punë njeriu sepse në fakt është më Enverist sesa edhe vetë Enveri dhe jo vetëm sepse i ngjan./ CNA.al

Lajmet e fundit nga