Connect with Us

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllanë e saj/ Vetëvritet pas dy ditësh Fatmir Kolecaj

Kronika

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllanë e saj/ Vetëvritet pas dy ditësh Fatmir Kolecaj

Publikuar

-

Vetëvritet Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes makabre të dy ditëve më parë në Rrëshen.

Mësohet se Kolecaj i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Nga informacionet paraprake, raportohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën përreth.

Ende nuk dihen rrethanat e plotë të kësaj ngjarje, por pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

GJKKO dritë jeshile SPAK dhe OFL-së/ Sekuestron resortin “Golden” dhe pasurinë e Altin Hajrit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të Altin Hajrit, të shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

Mësohet se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK dhe sekuestrimin e pasurive të Hajrit nga Operacioni Forca e Ligjit.

Nën sekuestro, mësohet se është vënë edhe resorti “Golden”, ku u dërgua pengu Jan Prenga. Sekuestrimi u bë në bazë të Aktit Normativ, pas kërkesës së SPAK.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit i vuri kyçin objektit kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe karburantit të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.

Ky i fundit është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Aktualisht, Hajri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo që lidhet me rrëmbimin e shtetasit 49 vjeçarit Prenga./ CNA.al

Dalin pamjet e super-aksionit në Shijak/ Efektivët me maska e armë rrethojnë resortin e Altin Hajrit

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në lidhje jashtëmartesore dhe i “zhytur” në borxhe/ Si lindën konfliktet mes Hajdie Tosunit dhe bashkëshortit që e masakroi me levë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi makabër që tonditi dje Durrësin ku Hajdie Tosuni, 59 vjeç, nënë e tre fëmijëve u masakrua në këtë dyqan ku punonte për të nxjerrë bukën nga bashkëshorti i saj Ruzhdi Tosuni.

Motivi i këtij krimi të rëndë mësohet të jetë një lidhje jashtëmartesore e Ruzhdiut që vazhdonte prej kohësh dhe problemet ekonomike.

Sipas Ballkan ëeb, 63 vjeç kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike. Me sa duket për të shlyer borxhet, ai ka dashur edhe të shesë dyqanin e metrazheve ku punonte me bashkëshorten por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e djeshme çifti është konfliktuar për të disatën herë për të njëjtën çështje dhe 63-vjeçari e ka qëlluar në kokë nënën e tre vajzave me hekurin e qepenit.

Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U lirua nga burgu në 2018/ Kush është i “forti” i Shijakut që duhet të justifikojë pasurinë  

Publikuar

-

Nga

Durim Keçi, i cili brenda 48 orëve duhet të deklarojë pasurinë e tij para Operacionit Forca e Ligjit, është një emër i përfolur për drejtësinë. Emri i të ‘fortit’ të Shijakut u përfol shumë në 2018-ën, kohë në të cilën ai u lirua nga burgu.

Durim Keçi u ndalua më 11 tetor të 2017-ës në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Lulzim Basha në atë kohë tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”,”Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.-raporton BW.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore të asaj kohe, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!” Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por u lirua nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, ai u la në ‘detyrim paraqitje’ dhe kështu u arratis. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE