Kronika
Dy muaj në “karantinë”/ Shqiptari që jeton në Kinë flet mbi situatën e koronavirusit

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.
Shqiptari, Rodriguez Mazreku, një mësues anglishteje i cili jeton në Kinë ka thënë se që prej Vitit të Ri Kinez ka qëndruar brenda në shtëpi.
Në një lidhje nga Kina me “ABC e Mëngjesit”, ai tha se “Kjo situatë filloi që në momentin që u dhanë pushimet për Vitin e Ri Kinez. Në këtë rast kur u përhap epidemia dhe njerëzit ishin të frikësuar qeveria kineze mbylli të gjitha lëvizjet.
Kina ka edhe popullsinë më të madhe. Qingdao dhe Shanghai janë thuajse 1 orë e 30 minuta larg. Pas lajmit për përhapjen e epidemisë u bllokuan lëvizjet, njerëzit nuk shkonin në punë. Një qytet i madh por që tashmë nuk ka asnjë lëvizje për shkak të panikut. Rreth 70 % e njerëzve që punojnë në Shanghai vijnë nga vendet e tjera. Shangahi është qendra ekonomike. Urdhri i qeverisë ishte për minimizim të udhëtimeve, qytetarët në mënyrë katëgorike nuk lëviznin nga shtëpia”, u shpreh ai.
Më tej ai theksoi se shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë.
“Shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë
Nëse dikush nuk ka para qeveria i siguron ushqimin. 12 milion banorë të Wuhan furnizohen me ushqim.”-tha ai.
I pyetur sesi ia dalin me furnizimet, Rodriguez Mazreku u shpreh se “Kina ka një forcë punëtore shumë të madhe, dhe njerëzit i gjenden njëri-tjetrit, punojnë për vendin e tyre. Kanë instancat mjekësore dhe politike që janë 100% efektive dhe kanë besim të madh. Gjysma e personave tashmë janë kuruar. Situata mund të vazhdojë kështu edhe për disa kohë. Deri në momentin që asnjë i ri nuk do të jetë më i infektuar, atëherë mund të ndryshojë situata. Punojnë vetëm zyrat e policisë.”
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Burri nga Kukësi i zhvat 12 milionë lekë 72 vjeçarit
Një të moshuari në Kukës i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar. Mësohet se qytetari e...