LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhet të japë llogari para drejtësisë”/ Bardhi “këshillon” Gjonajn: Bën mirë të gjesh avokat

27 Shkurt 2020, 16:32, Politikë CNA
“Duhet të japë llogari para drejtësisë”/ Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se akuzat e Metës janë “show presidencial”.

Sipas Bardhit: Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat pasi ajo ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi theksoi, gjithashtu, se provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme.

?Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese. Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo?, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga