LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin rezultatet e testeve për 17 të dyshuarit me koronavirus në Shqipëri

27 Shkurt 2020, 10:23, Sociale CNA
Dalin rezultatet e testeve për 17 të dyshuarit me koronavirus në

Kanë rezultuar negative analizat për 17 personat e dyshuar për koronavirus në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës, Eugena Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

“17 raste të testuara rezultuan negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127.

Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë vendimtar. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”, deklaroi Eugena Tomini.

Lajmet e fundit nga