LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çudirat e drejtësisë së re të Sokol Sadushit

27 Shkurt 2020, 10:04, Vetingu CNA
Çudirat e drejtësisë së re të Sokol Sadushit

Sokol Sadushi është një nga ekspertët e nivelit të lartë që janë paguar rreth 7.000 euro në muaj gjatë muajve të Reformës.

Sot Sokol Safushi po del përpara KLGJ-së, si kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë.

Nuk po i hymë fjalive pa sens që deklaroi përpara KLGJ-së, që tregojnë se nuk di çfare flet sa kohë beson se po shkon në atë gjykatë që të hartojë strategji dhe jo për të dhënë drejtësi.

Nuk po ndalemi as tek fakti se si paturpsisht nje serë si ky, po lëviz nga një karrike në tjetren dhe intervistave që po japin mes shokesh.

Sot po ndalemi vetëm në një pikë që flet shumë për moralin e kandidatit.

Sokol Sadushi sot është kandidat për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që gruaja e zotit Sadushi është gjyqtare në Gjykaten e Apelit.

Domethënë ky do gjykojë çështjet për të cilat do ankohen palët që kanë pasë gjyqtare gruan e Sadushit!

A është rasti që gruaja e Sokol Sadushit të hyjë me prioritet në proçes Vetingu? Apo bashkëshortët Sadushi  kanë zgjedhur lojë tjetër?

Siç e ka shkruar ligjin Sokol Sadushi, gruaja e Sokol Sadushit i nenshtrohet Vettingut, kurse burri i gruas, nuk kalon në Vetting se nuk hyn nga gjyqësori.

Në këtë rast opsionet janë tre:

Opsioni i parë që gruaja e Sadushit e kalon Vettingun dhe rrinë të dy në sistem. Sipas këtij opsioni, Sokol Sadushi do shqyrtojë edhe çështje të shqyrtuara më parë nga e shoqja.

Opsioni i dytë, gruaja e Sokol Sadushit jep dorëheqjen përpara Vetingut dhe familja Sadushi i shpëton vetingut përfundimisht;

Opsioni i tretë, gruaja e Sokol Sadushit nuk e kalon Vettingun dhe ajo largohet nga sistemi, kurse sokol Sadushi vazhdon i qetë.

Opsioni që nëse gruaja nuk kalon Vetingun, ikën vetë edhe burri i gruas, nuk ekziston.

Ai është opsion morali dhe morali nuk ka shumë zë në rastin më sipër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga