Connect with Us

Çfarë po ndodh!/ Shtrohet në spital aktori i njohur shqiptar

Lajme

Çfarë po ndodh!/ Shtrohet në spital aktori i njohur shqiptar

Publikuar

-

Aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi, duket se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur vetë aktori teka ka postuar një foto nga spitali në Instagram.

Duke falenderuar doktorët Arben Derhemi ka treguar se gjithcka ka kaluar dhe ai famirësisht është mirë.

Ende nuk dihet se çfarë ndërhyrjeje i është nënshtruar aktori, por e rëndësishme është që çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.

LEXO EDHE:  Gjyshja përgatit çokollatë, familja në spital

foto galeri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fillon intervistimi i kandidatëve/ Sadushi: Gjykatës së Lartë i mungon strategjia

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka filluar intervistat me kandidatët për në Gjykatën e Lartë.

KLGJ ka përzgjedhur 3 kandidatë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Ata janë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda.

Sokol Sadushi është i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ. Ervin Pupe është përzgjedhur në profilin civil ndërsa Ilir Panda është përzgjedhur në profilin penal.

I pari që është intervistuar nga KLGJ është kandidati Sokol Sadushi.

Sadushi në fjalën e tij para KLGJ, theksoi se Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar, ndërsa shtoi se kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet.

“Kam një përvoj mbi 33 vjeçare si jurist, avokat, prokuror e më gjerë dhe jam sot këtu për një motiv të fortë, për të qenë pjesë e garës që Gjykata e Lartë pati riformatim. Eksperienca ime është vlerë që ia njoh vetes dhe qenia për 13 vjet i Kushteueses më motivon më shumë.

LEXO EDHE:  Ju pëlqejnë frutat e thata?/Ja çfarë duhet të dini për to

LEXO EDHE:  Gjyshja përgatit çokollatë, familja në spital

Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.

Çështja e pronave dhe disa të tjera mund të bëhen unifikuese, për të shpëtuara nga ata. Në përvojën time ekzistojnë rregullore të tilla për të lehtësuar punën. Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë.

E kërkoj këtë detyrë se dua të përballem, jam i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthejmë Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë

Pa unifikimin e praktikës gjyqësore nuk mund të kemi evadim të çështjeve, pasi duhen vendime unifikuese nëse duam të gjykojmë në kohë çështjet. Sa më shpejt, aq më shpejt do marrë zgjidhje dhe qytetari që pret prej vitesh një vendim”.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“E kam shumë të vështirë të flas”/ Enca reagon për herë të parë pas vdekjes së të atit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar per herë të parë pas lajmit për ndarjen nga jeta të babait te saj.

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë forcë në këtë ditë të vështirë dhe ka theksuar se e ka të vështirë të flas në Instagram për gjërat që i ka aq afër zemrës.

“Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq…”, ka shkruar ndër të tjera Enca, ndërsa ka theksuar: “Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira”, shkruan Enca në një postim në Instastory.

E trishtë/ Enca humb njeriun e shtrenjtë

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Po vidhen fondet e BE”/ Neritan Ceka ashpërson tonet, mesazhi i fortë për Sorecën

Publikuar

-

Nga

Studiuesi Neritan Ceka, ka hedhur akuza të forta në drejtim të zyrës së ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin, ai ka akuzuar zyrën e ambasadorit Soreca, se po vjedh paratë që investohen, në Bylis.

Sipas tij, edhe fondet e BE dhe ato shqiptare për Apoloninë u keqpërdorën dhe për më tepër muri rrethues u dëmtua.

“Shtrembërimi nuk bëhet direkt nga Soreca por nga zyra e tij. Bashkëpunëtorja e tij shqiptare kërcënon përjashtim e dy profesorëve që kanë drejtuar punimet në Bylis. Është akti i dytë i një tragjikomedie që fillon në “Apolloni” 5 vjet më parë.

780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë nga qeveria shqiptare 7 vite më parë, të cilat janë shpërdoruar.

Ne dimë cili person po përgatitet të marrë projektin, dhe cili krah politik. Kanë dy vite që kanë hapur faqe interneti fallto që e mbushin vetëm për të marrë këtë fond.

Por, duhet të jenë profesorët e Shqipërisë jo një njeri që nuk ka mbaruar shkollë fare. Këta përpiqen si të kapin fondet europiane. I kërkojmë Sorecës të zbatojë atë që ka thënë Komisioni.

Ne do ta çojmë edhe njëherë çështjen në Komision. Po kërkojmë zbatimin e urdhrit të Komisionit, nuk ndërhyjmë në procedura. Na kanë bërë dëmë ne monumente, është poshtëruese.

Me këtë politikë që ka gati 10 vjet që delegacioni euriopian po punon kanë shkatërruar monumente. Këta duan vetëm të marrin fondet.”-tha Neritan Ceka.

Po ashtu Prof. Ceka theksoi se edhe tani për projektin e BE në Bylis po mundohen, përmes falsifikimeve të përfitojë një fondacion në Itali pjesë e politikës së majtë të cilët nuk janë me njohuritë e duhura në këtë fushë por me mastera.

Ceka tha se në korrespodencën që ka patur me Sorecën është përdorur gjuha e ashpër pasi ambasadori e ka akuzuar se po politizon çështjen.

LEXO EDHE:  Ju pëlqejnë frutat e thata?/Ja çfarë duhet të dini për to

LEXO EDHE:  Publikon fotot në spital, Bleona do shkrijë vezët për t’u bërë nënë?

Gjithashtu, Neritan Ceka ka theksuar se nuk akuzon drejtpërdrejt Sorecën, por i kërkon që të mos bjerë, sikurse e tha ai, “pre e kurthit të kolegëve të tij”.

Soreca nuk ka qenë pjesë, dua që ai të mos bjerë pre e kurthit të kolegëve të tij.

Kemi patur një korrespodencë që ka marrë tone të ashpra, më akuzon se po e politizojë cështjen, që tonet e mia janë të rënda. Unë dua ti them Sorecës se unë nuk kam hyrë në shtëpinë  e tij, institucioni i tij ka hyrë në Bylis, që është shtëpia jonë, dhe mundohet të vjedh.

Ajo që është e parpritur është se kjo zyrë që duhet të përfaqësojë europën, është bërë si kortezhet e anglezëve në indi në shek 19 që kishin marrëdhënie direkte me muharaxhain.

Mënyra brutale, mënyra arrogante që kjo zyrë sillet me profesoratit shqiptar, i krahason me masterat e panjohur të horizonteve financiare, edhe mënyra se si sillen nëpunësit e tij për të përjaashtuar këtë profesotrat, si po shkatërrojnë monumente shqiptare, si po shkatërrojnë karrierën e disa të rinjve, se si po i orientojnë se si të vjedhin të tjerët është makabre.

Këta që hiqen si ekspertë, në krahasim me stafin në Bylis janë rronco-bono. Kjo është e keqja, dhe ambasadorët që vijnë këtu mirë do ishte të kishin kapele tape, dhe të vishnin qillota dhe me cizme sic i shohin në filma që tregojnë shek 19 në indi.

Unë jam gati të përballem me zotin Soreca, por besoj se nuk ka kapacitetin dhe njohuritë e duhura, ai ka bashkëpunëtorë të tij me nivel jashtëzakonisht të ulët”-tha Neritan Ceka.

LEXO TE PLOTE