Connect with Us

‘Burra që vrasin gra’/ Duma: Shoqëria shqiptare ka humbur mendimin

Sociale

‘Burra që vrasin gra’/ Duma: Shoqëria shqiptare ka humbur mendimin

Publikuar

-

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grid Duma e ftuar në emisonin  “Open”, ku po diskutohet dhuna ndaj femra, e vuri theksin tek edukim i i njeriut.

Duma u shpreh se edukim i në korrikulat shkollore është parë si llafollogji duke mos iu dhënë rëndësia e duhur. Ndërsa shtoi se ne e kemi humbur njeriun  prej 80 vitesh sepse nuk e edukojmë atë.

“Qytetet e vogla komunitetet janë më homogjene.Gjithmonë metropolet e rrisin kriminalitetin për arsye anonimati. Dhuna në familje mund ti ndodhi kujtdo. Në 80 vite nuk ndërtohet në korrikulat tona njeriu.

LEXO EDHE:  Duma në Qerret: Mirëmenaxhim të taksave të qytetarëve, vende të reja pune

Prej vitesh Filozofonë, Sociologjinë, Shkencat Humane i kemi konsderurar si llafollogji. Akoma sot i konsiderojmë si llafollogji, ndërsa bota po kthehet atje, tek edukimi.

Është humbja më e madhe në këtë vend. Ne e kemi humbur njerin prej 80 vitesh sepse nuk e edukojmë atë.

Edhe teza që solli pastori është më se e drejtë. Modernizimi ka sjellë vetmi. Në shoqërinë moderne dhe postmoderne janë të vetmuara.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vrasja e grave nga burrat/ Apeli i profesorit: Të bëhet ajo që po bën Finlanda

Publikuar

-

Nga

Profesori Edmond Tupja i ftuar në studion e “Open” ku po diskutohet vrasja e grave nga burrat, duke e lidhur dhe me ngjarjet e dy ditëve të fundit, u shpreh se sot më shumë se kurrë arsimi duhet ta vëjë theksin tek edukimi i njeriut.

“Gjithë shoqëria është përgjegjëse. Edukata jonë bazohet tek dhuna. Unë mendoj se duhet bërë ajo që po bëjnë finlandezët tani, pra arsimi ta vejë më pak theksin tek shkenca në vete dhe më shumë tek edukimi i njeriut.

Ne jemi mësuar në familje se babai ka gjithmonë të drejtë. Mashkulli është i dhunshëm dhe kjo nënkupton që duhet ti binden të gjithë. Femra duhet ti nështrohet mashkullit! Janë 12 gra të vrara në vitin 2019 dhe kjo është e frikshme. Është pasojë e një dhune në gjirin e familjes. Ne ja përcjellim dhunën fëmijëve.

LEXO EDHE:  Rrahu avokaten/ Kryegjyqtari “dhunues” pa mandat dhe me kredi

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Rudina Hajdari mesazh Bashës

Rregulli ka qenë dikur që dy prindërit nuk debatojnë në sytë e fëmijës. Po pati konflikte sado të vogla duhet patur shumë kujdes”, theksoi Tupja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu qetëson qytetarët/ Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

Publikuar

-

Nga

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajtimin e rasteve potenciale si dhe strukturat ku do të zhvendosen shërbimet aktuale, nëse do të jetë e nevojshme. Kemi parashikuar skenarët për çdo situatë, që nga rasti i parë potencial e deri në maksimumin e parashikimit”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë raportimit në Komitetin e Sigurisë Kombëtare, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.
Duke deklaruar se strukturat në të gjitha nivelet kanë marrë masat paraprake bazuar në rekomandimet e OBSH, Manastirliu siguroi për gatishmërinë e të gjitha strukturave shëndetësore.

“Në skenarët që ekspertët tanë kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, ne vëmë në dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Kemi përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenaret e tjerë, që do të ishin nga 0 në 100 si dhe 100 deri në 150 raste të prekura. Sigurisht, duke siguruar këtu të gjitha kapacitet dhe nevoja për ato raste të rënda, pasi dihet që 5% e rasteve që konfirmohen me koronavirus janë raste të cilat do të kenë nevojë për suport respirator”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se për çdo skenar, janë parashikuar kapacitetet e nevojshme, janë trajnuar stafet, është siguruar stoku i mjaftueshëm i medikamenteve, kite reagentë. Aktualisht spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse personale dhe po furnizohen në vazhdim më stokun e dytë, për të cilin Ministria e Shëndetësisë ka rialokuar një fond prej 1 milion dollarë.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë masat edhe për karantinimin e personave të shëndoshë-të dyshuar, në strukturat e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa deklaroi se janë përcaktuar gjithashtu edhe spitalet e tjera, ku do të trajtohen pacientët për sëmundjet që trajtohen në ato spitale, të cilat do të shndërrohen në spitale për trajtimin e COVID-19, nëse do të jetë e nevojshme.

LEXO EDHE:  Duma në Qerret: Mirëmenaxhim të taksave të qytetarëve, vende të reja pune

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Rudina Hajdari mesazh Bashës

Deri në këto momente, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, ndërsa vijojnë testimet për rastet e dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi laborator i çertifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kryerjen e diagnozës së koronavirusit te ri në vendin tonë. Deri tani janë testuar 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negativ. Sipas Ministres Manastirliu, të gjitha struktura shëndetësore janë në gadishmëri për përballjen me këtë virus të ri.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Publikuar

-

Nga

Virusi Korona po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës – mbrojtja më e mirë.

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Prof. Dr. Gerard Krause

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërrua

r shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

 

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

LEXO EDHE:  Rrahu avokaten/ Kryegjyqtari “dhunues” pa mandat dhe me kredi

LEXO EDHE:  Grida Duma: Do gjejmë të gjitha mënyrat për të hapur vende pune

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani./DW

LEXO TE PLOTE