Connect with Us

“Asnjë masë mbrojtëse në qendrat shëndetësore”/ Spahia: Stafi nuk është trajnuar për Coronavirusin

Politikë

“Asnjë masë mbrojtëse në qendrat shëndetësore”/ Spahia: Stafi nuk është trajnuar për Coronavirusin

Publikuar

-

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore në Tiranë, për të parë nga afër masat e marrë për të parandaluar apo përballuar emergjencën në rast të prekjes së vendit tonë nga Corona Virus.

Gjatë këtij inspektimi, sipas Spahisë , në të dy qendrat e monitoruara se nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse, ndërsa stafi shëndetësor nuk është trajnuar apo informuar mbi Corona Virus dhe se deklaratat e qeverisë janë propagandë boshe.

“Pas vizitës tonë në ambientet e brendshme dhe komunikimit me mjekët dhe personelin shëndetësor të kësaj qendre, konstatojmë se deklaratat e kryeministrit dhe të qeveritarëve, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por ka mangësi të theksuara në pajisjen e këtyre qendrave me mjetet e duhura për të përballuar këtë situatë tepër shqetësuese. Nga konstatimet tona u vu re se ka mangësi të theksuara në pajisjen me maska mbrojtëse, për të mos folur për mos pasjen e veshjeve të duhura për përballimin e një rasti të dyshuar me corona virus”, deklaroi Spahia pas inspektimit në këto qendra.

Gjithashtu ai theksoi se stafi shendetësor është i patrajnuar në rast shfaqje të virusit në vendin tonë, ndërsa, sipas tij, rezulton se ambientet e shërbimit shëndteësor nuk janë dezinfektuar apo sanitarizuar.

LEXO EDHE:  “Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

“Ka mungesë të informacionit dhe trajnimeve, instruktimit të personelit shëndetësor për mënyrën e përballimit të dhe të veprimeve në rast konstatimi të një pacienti të prekur nga corona virusi. Mungesa të cilat pastaj detyrimisht shtrihen përtej personelit mjekësor dhe tek qytetarët shqiptarë. Një tjetër aspekt shqetësues të cilin do të doja ta theksoja sot, ishte edhe mungesa jo vetëm e informacionit, por edhe e dezinfektimit dhe sanitarizimit të ambienteve të këtyre qendrave shëndetësore në të cilat kalon një fluks i madh qytetarësh shqiptarë, shpeshherë me simptoma të ngjashme me ato të corona virusit”, – tha më tej përfaqësuesi i grupit të punës ngritur pranë PD.

Spahia i bëri thirrje institucioneve qeveritare që të lënë propagandën dhe të marrin masa serioze për situatën për përballimin siç duhet duke iu referuar dhe mbështetur fuqishëm tek profesionistët e fushës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjonaj i përgjigjet publikisht Metës/ Show presidencial, kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta gjatë ditëve të fundit për falsifikim të protokollit të shtetit në funksion të veprimtarisë kriminale, që sipas tij, KED ka bërë me listat për kandidatet për anëtarët e Gjykatës Kushtetutes.

Gjonaj i ka quajtur akuzat e Metës, si spektakël të presidencës.

“Kam gjykuar që i duhej lënë presdientit koha për të ezuaruar seritë e spektaklit të tij.
Nuk e bëj këtë sqarim për t’iu përgjigjur presidentit dhe as për t’iu përgjigjur fjalëvë të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim. Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon për luftën kundër reformës në drejtësi”, tha Gjonaj në një deklaratë për shtyp.

LEXO EDHE:  Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

LEXO EDHE:  Skandali/ Sallat e operacioneve jashtë kushteve higjienike dhe me infeksione

Ajo thekson se “Meta ka krijuar një kaos fiktiv në funksion të betejave politike që s’janë në përputhje me përgjegjesitë e tij kushtetuese”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk është fitore për artistët”/ Avokati i njohur zbulon planin e Ramës dhe Veliajt për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj shkruan se rënia e variantit “Fusha” per Teatrin Kombëtar, nuk eshte fitore për artistët, por sipas tij vetëm një strategji e re edhe më e rrezikshme akoma
si për shembjen e Teatrit dhe per grabitjen prones publike!

“Paralajmerim nga Avokati Altin Goxhaj mbi planin per prishjen e Teatrit Kombetar brenda 2020 dhe riaktivizimit ne 2021 te Fushave dhe Maleve te Oligarkise per grabitjen e trojeve publike dhe pastrimin e qindra miliona eurove te parave te droges!

Une dyshoj te e ashtuquajtura “Fitorja e Teatrit” qe u reklamua dje me shume entuziazem nga aktivistet dhe opozitaret!

Pika e dobet e Rames dhe Veliajt ne planin e tyre te pare per prishjen e Teatrit Kombetar dhe grabitjen e pronave publike me kompanine Fusha ishte pikerisht Kompania Fusha! Ajo i diskreditonte si nje bande mafioze qe kishte kaluar vijen e kuqe edhe ne syte e nderkombetareve (se per keta tanet nuk do te dije kush Lart)!”-shkruan Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai ndërsa citon kryebashkiakun Veliaj, Goxhaj thekson se Teatri do të shembet brenda vitit 2020.

“Tani nuk ka as Fushe, as Mal e as Koder: “Shteti per interes publik me parate e shtetit do te ndertoje nje Teater te ri modern qe kete vit dhe per pasoje brenda vitit 2020 do ta prishe Teatrin e vjeter” deklaroi Veliaj po dje!”-shkruan Goxhaj.

Pra, sipas tij me Strategjine e re bie akuza per korrupsion dhe mbetet vetem akuza per memorie historike!

LEXO EDHE:  Përfundon në kohë rekord spitali i parë në Kinë/ Gati për pacientët me koronavirus

LEXO EDHE:  Raporti/ Përkeqësohet e drejta për informim

“Por kjo nuk eshte teme korrupsioni, shkelje ligji, krimi, shperdorimi, vjedhje apo grabitjeje por thjesht ceshtje kendveshtrimi dhe perceptimi sipas Rilindjes (i fusin dhe nje raport qe e trajton si teme estetike kete debat!

Pra tani Rama dhe Veliaj kane dore 100% te lire te bejne cfare te duan me Teatrin se nuk eshte pengese diskreditimi i aktit korruptiv qe shkon deri te pastrimi i parave te droges!
Tani “eshte ceshtje debati estetik midis grupeve te opinioneve te ndryshme” ku Qeveria qe kontrollon cdo qelize te pushtetit (me ndihmen e Bashes qe i dhuroi mandatin edhe Veliajt ne 30 Qershor 2019) ka legjitimitetin e patrazuar ligjvenes dhe ligjzbatues me gjykates dhe prokurore ne krahun e vete qe ti veje dinamitin Teatrin!”-thekson Altin Goxhaj.

Gjithashtu, ai shkruan se ta prishin ne 2020 (nese e prishin) do te bjere edhe rezistenca brenda dhe jashte!

Pastaj, sipas Goxhajt “ne 2021 riaktivizojne pa asnje rezistence Fushen, Kodren, Malin dhe gjithe bandat e fushave dhe maleve dhe bitisin ate qe nisen: grabitjen e prones publike dhe pastrimin qindra miliona eurove te ardhura nga kokaina e Kolumbise, Heroina e Afganistanit dhe Kanabisit Made in Albania!!!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Socialistët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Zbardhet letra, kush janë firmëtarët  

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ndërkohë që në datë 29 shkurt, PS pritet të mbledhë Kongresin, mësohet se një grup personalitetesh të larguara tashmë nga kjo forcë politike kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, nga drejtimi PS-së.

Letra, mban firmën e personaliteteve të njohura në PS, si Arta Dade, Eva Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj,Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani, Përparim Bodinaku.-raporton BW.

Në letër i kërkohet kreut të PS-së, Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.” thuhet në letër, në të cilën parashtrohen 10 ndryshimet për programin dhe statusin e partisë, ndryshime që firmëtarët i kërkojnë Ramës, t’i kalojë për votim në Kongres.

Letra e plotë

Numri i mandateve partiake të kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.

Drejtuar: Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt, 2020

Lënda: Mocion për  Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

– Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia.

Përshëndetje!

Jemi disa votuese dhe votues të Partisë Socialiste; midis nesh ka edhe anëtare/ë të saj. Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë të reformimit dhe propozon një paketë me 10  ndryshime e plotësime themelore në Programin dhe në Statutin e partisë. Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim në Kongresin e PS, të dt. 29 shkurt 2020.

Kjo letër do të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS, çdo votuese dhe votues  i PS, çdo simpatizante e simpatizant i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhet – në vend dhe në emigracion – të ketë mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj tij. Ne besojmë se shumica do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.

 Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.

 Objektivat e mocionit:

1. Parti me liri  fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial.

2. Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

3. Parti  që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.

 Paketa me ndryshime e plotësime në Program dhe në Statut

1.Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që garanton me ligj të drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.

2. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe ekzekutivë, qëndrorë dhe vendorë, janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim, pavarësisht se kur është kryer.

LEXO EDHE:  “Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

LEXO EDHE:  Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

3. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimine ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë  vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamentar të ekzekutivit dhe shmang çdo përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetëror në   një institucion apo individ të vetëm.

4.Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të  institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen:

(a) – Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë;

(b)- Konfiskimi i  pasurive të tyre të paligjëshme;

(c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

5. Partia Socialiste mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  të manipulimit  dhe vjedhjes së votave, që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume,për çështje me interes publik, qëndror dhe vendor).Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.

6 .Kandidatët e Partisë Socialiste për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë.Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese,që shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore, detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste.Përndryshe,duhet të argumentojnë      mospajtimin e vet me anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të  fshehtë;ky rivotim është vendimtar.

7. Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia Socialiste:

(a) -pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka    përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës;

(b) – pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

8.Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.

9.Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste  kufizohet deri në dy.

10.Në Partinë Socialiste njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e demokracisë së brendshme, respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

Për të siguruar arritjen e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë. Kjo paketë është konceptuar si një strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si një e tërë , me  “Po” ose “Jo”.

Njësitë  1-5 dhe 6-10 integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e njësive 1-10.

LEXO TE PLOTE