Connect with Us

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

Bota

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

Ndërkohë, eksperti i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Anthony Fauci, tha se një vaksinë kundër koronavirusit mund të fillojë të testohet tek njerëzit brenda një muaji e gjysmë.

PRESIDENTI DHE DEMOKRATËT DEBATOJNË

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

Presidenti Trump tha të martën gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi se ndërsa SHBA janë mirë përsa i përket kontrollit, “ne bëjmë biznes me shumë vende të tjera, punojmë me vendet e tjera, ne duam që vendet e tjera të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme.”

Garancitë e dhana së fundmi nga presidenti në lidhje me koronavirusin erdhën pas një dite të vështirë në tregun e aksioneve. Dow Jones pati rënien e tij më të madhe ditore që nga viti 2018, mes frikës globale në rritje për përhapjen e koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë 14 raste të konfirmuara të virusit, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Kërkesa e fondit të urgjencës prej 2.5 miliardë dollarësh, e cila iu dërgua Kongresit të hënën, ndahet midis 1,25 miliardë dollarëve si fonde të reja urgjente dhe 1,25 miliardë dollarë fonde që do të devijohen nga programet e tjera federale. Administrata po kërkon gjithashtu që ligjvënësit amerikanë të transferojnë 535 milion dollarë fonde të destinuara për trajtimin dhe parandalimin e virusit Ebola drejt përballimit të koronavirusit.

Ligjvënësit demokratë thanë se kjo strategji është e pamjaftueshme.

LEXO EDHE:  Shkodra rekord rastesh të reja/ Ku janë vatrat e nxehta të Covid

“Tepër pak, tepër vonë,” tha udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer lidhur me kërkesën e presidentit. “Nuk kemi parë asnjë shenjë që Presidenti Trump të ketë ndonjë plan ose urgjencë për t’u marrë me çështjen e koronavirusit – ne kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë dhe sa më shpejt.”

Në një koment në Twitter të martën, Presidenti Trump e karakterizoi kritikën e zotit Schumer si diçka që bëhet “thjesht për qëllime publiciteti”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se kërkesa nuk ka kuptim pas shkurtimit të buxheteve të propozuar nga administrata Trump për vitin 2021 për Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe agjencitë e tjera kryesore që trajtojnë kërcënimin në rritje.

“Amerikanët kanë nevojë për një përgjigje të koordinuar, plotësisht të financuar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Kërkesa e Presidentit për financim për t’iu përgjigjur koronavirusit është e vonuar dhe plotësisht e pamjaftueshme përballë përmasave të kësaj emergjence.”

Ajo tha se Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të punojë shpejt për të nxjerrë paketën e vet financiare që “mban parasysh plotësisht shkallën dhe seriozitetin e kësaj krize të shëndetit publik.”

Por republikanët e Senatit thonë se ata janë të kënaqur me përgjigjen e administratës pas një informimi me dyer të mbyllura për koronavirusin të martën.

“Administrata është në krye të punës,” tha senatori republikan Bill Cassidy, i cili është mjek me profesion. “Ata po përshtaten siç duhet, duke u përpjekur t’i ndajnë mjetet financiare atje ku ato janë më të nevojshme.”

Ligjvënësi Cassidy vuri në dukje se nëse kërkesa e tanishme e administratës për financime urgjente nuk është e mjafshtueshme, mund të caktohen fonde shtesë.

“Le të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe atëherë mund të shtojmë para të tjera,” tha ai.

Senatori Demokrat Dick Durbin tha se projektbuxheti i administratës për vitin 2021 ishte “plotësisht i pajustifikuar” përsa i përket shkurtimit të fondeve për agjencitë kryesore shëndetësore të vendit, është e vështirë të thuhej nëse kërkesa për financim urgjent do të ishte e mjaftueshme për të përballuar kërcënimin.

“Nuk e di nëse është e mjaftueshme,” u tha ligjvënësi Durbin të martën gazetarëve./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presioni publik në rritje/ Bjellorusia liron 1 mijë të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Bjellorusia liron 1 mijë të arrestuar

Autoritetet në Bjellorusi liruar rreth 1 mijë protestues të arrestuar në mesin e demonstratave kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, në një përpjekje për të zbutur zemërimin publik ndaj sulmit brutal mbi protestat paqësore. Shumë nga ata që u lanë të lirë, raportuan për rrahje brutale dhe abuzime të tjera nga policia dhe disa prej tyre kishin shenja dhune në trup.

Lirimi i të burgosurve erdhi disa orë pasi ministri i Brendshëm Yuri Karayev kërkoi falje në televizionin shtetëror për përdorimin pa dallim të forcës nga ana e policisë. Masa vjen në një ditë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të takohen për të diskutuar vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë.

Sfiduesja kryesore e zotit Lukashenko, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është strehuar në vendin fqinj Lituani, postoi një deklaratë me video ku kundërshtonte rezultatet e votimit dhe kërkonte që qeveria të nisë një dialog me protestuesit.



LEXO EDHE:  Ushtria amerikane në Gjermani - shifra dhe fakte

Në pesë ditë protestash masive, turmat e demonstruesve mbushën rrugët për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe që t’i jepet fund sundimit 26-vjeçar të Presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko. Rreth 7 mijë persona janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë plagosur.

LEXO EDHE:  “Kemi numër të lartë viktimash”/ Berisha: Gabim i madh të krahasojmë Shqipërinë me Italinë

Sipas rezultateve zyrtare, zoti Lukashenko ka fituar 80 për qind të votave dhe zonja Tsikhanouskaya vetëm 10 për qind. Policia shpërndau protestuesit duket hedhur ndaj tyre granata të vogla trullosëse, gaz lotsjellës, plumba gome si dhe duke rrahur brutalisht demonstruesit. Të enjten, mijëra punëtorë u mblodhën jashtë uzinave industriale për të denoncuar sulmin e policisë dhe për të kërkuar rinumërimin e votave të procesit të së dielës./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vendimi/ Kosova hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Publikuar

-

Nga

Vendimi/ Kosova hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Qeveriaka mbajtur mbledhje, në të cilën ka miratuar edhe projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.



LEXO EDHE:  Ky është ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë i miratuar nga presidenti Trump

Më herët ishte Mali i Zi ai që vendosi të hapte kufijtë me të gjithë shtetet e rajonit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

3163 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen 141 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Gjatë 24 orëve të kaluara në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 141 raste me Covid-19 nga 1.848 testime.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Shkupi (88 vjeç) dhe një paciente nga Kërçova (80 vjeç). Janë regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në shtetin fqinj që nga fillimi i epidemisë është 12.357, numri i të shëruarve është 8.662, i të viktimave është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 3.163.



LEXO EDHE:  Përfitimet nga qeveria në situatën nga Covid-19/ Ish ministri: Mos prisni, ngrohuni në diell

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067 raste, në Shtip 301, në Gostivar 294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë 160, në Dibër 124, në Kavadar 107.

LEXO EDHE:  Ky është ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë i miratuar nga presidenti Trump

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tetë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët 27 janë në oksigjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE