LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i përmasve të mëdha në Memaliaj/ Flakët shumë pranë banesave

26 Shkurt 2020, 17:26, Kronika CNA
Zjarr i përmasve të mëdha në Memaliaj/ Flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e sotme në pyllin me pisha pranë fshatit Martalloz në Memaliaj.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi banesat ndodhen vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjet.

Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore për vënien nën kotroll të flakëve të cilat duhet se po përhapen me shpejtësi si sipasojë e erës së fortë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga