Connect with Us

Vrau gruan me levë/ Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

Kronika

Vrau gruan me levë/ Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen makabre të ndodhur në këtë qytet ku bashkëshorti vrau gruan e tij.

Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Krimi i trefishtë në ish-bllok/ Jepet sot masa e sigurisë për një nga të arrestuarit

Ndërkohë kujtojmë se paraprakisht u raportua se 63 vjeçari vrau me thikë gruan e tij brenda një byrektoreje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Masakroi me thikë gruan/ Çifti pronarë të një byrektoreje në Durrës

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Mësohet se bashkëshorti ka qëlluar me thikë gruan e tij e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët ishin pronarë të një byrektoreje, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Para se të qëllonte gruan, çifti është konfliktuar me njëri tjetrin.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit që çoi burrin në marrjen e këtij akti ekstrem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet Durrësi/ Vritet gruaja brenda byrektores

Publikuar

-

Nga

Një grua është vrarë në mes të rrugës pranë sheshit “Hazem Hajdari” në Durrës.

Mësohet se gruaja është masakruar me thikë brenda një byrektoreje.

Mësohet së burri ka qëlluar me thikë gruan pas një konflikti mes tyre.

Nuk duhet ende identiteti i viktimës si dhe rrethanat e kësaj ngjarje që ka tronditur vendin.

LEXO EDHE:  Cigarja e ndezur/ Banesa në flakë, i moshuari në spital

LEXO EDHE:  Shkon në 18 numri i viktimave nga tërmeti

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i OFL/ Gjykata i sekuestron një automjet Durim Bamit

Publikuar

-

Nga

Pas Operacionit Forca e Ligjit, mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro për një automjet të blinduar të Durim Bamit.

Kujtojmë këtu se Prokuroria e Posaçme i dërgoi kërkesën Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e makinës së Durim Bamit. Më pas ishte Gjykata ajo që dha ‘OK’ duke miratuar kërkesën për sekuestrimin e makinës, tip “Audi” ngjyrë të zezë.

Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

LEXO EDHE:  Livorno arrestohet pensionisti “Rambo”nga Durrësi

LEXO EDHE:  Thellohet bilanci tragjik i viktimave në det/ Një tjetër shtetas ndërron jetë, detajet

 

LEXO TE PLOTE