Connect with Us

Vrasjet e dy grave brenda 24 orëve/ Hajdari: Ligjet janë pavlerë, të merren masa të rrepta

Kronika

Vrasjet e dy grave brenda 24 orëve/ Hajdari: Ligjet janë pavlerë, të merren masa të rrepta

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Hajdari bën thirrje se duhet të denoncojmë këto akte barbare dhe të detyrojmë shtetin të marrë masa të rrepta për raste të tilla.

“Për aq kohë sa burrat ushtrojnë dhunë tek gratë e tyre, nënat e tyre, motrat e tyre, ligjet janë pavlerë sepse nuk zbatohen. Për sa kohë ne nuk reagojmë si institucione, si ligjvënës, si OJQ, si media dhe si shoqëri, ne jemi bashkëfajtorë në forcimin e këtij mentaliteti dhe kjo do të shkaktojë pasoja shumë të rënda afatgjata”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen dy persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Korçës në afërsi të Maliqit.

Personat janë kapur nga Policia Kufitare teksa po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me 3 automjete, të cilët janë përpjekur të shmangen nga policia.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për këtë rast./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen dy tragete me pasagjerë në portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Dy tragete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve bën linjën Ankona-Durrës dhe në momentin që ka qënë duke u nisur, është përplasur me tragetin tjetër që po ankorohej.

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë zonën e Durrësit mbrëmjen e sotme.

LEXO EDHE:  Përpleshje me armë në Shkodër/ Plagoset rëndë një person

Rimojkiatorët po punojnë për zhvendosjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

Sipas informacioneve nga policia, 58-vjeçar është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem./CNA.al

LEXO TE PLOTE