Connect with Us

Vrasja makabre në Rrëshen/ Basha thirrje shtetit: Të mbrojë vajzat dhe nënat

Lajme

Vrasja makabre në Rrëshen/ Basha thirrje shtetit: Të mbrojë vajzat dhe nënat

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrëshen.

Basha bën thirrje se shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze.

Sipas kreut të PD, Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme.

“Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave”, shkruan Bashan e një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Helmohen në shkollë disa nxënës së klasës së 8-ë/ Me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Disa nxënës të klasës së 8 në një shkollë në Bulqizë janë nisur me urgjence drejt Tiranes.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga tymi i kaldajës që përdoret për ngrohjen e shkollës. Dy fëmijët kanë shfaqur shenja të këputjes së trupit dhe marrje mendsh.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Godvi” në Bulqizë ndërkohë që mjekët  thonë se pritet të mbërrijnë në spital edhe nxënës të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Bllokohet oxhaku/ Përfshihet nga flakët banesa 4 katëshe

Publikuar

-

Nga

Një ndërtesë katër katëshe është përfshirë nga flakët mëngjeisn e sotëm në Berat.
Mësohet se në banesë jetonte një çift të moshuarish të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e bllokimt të oxhakut. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien në kontroll të situatës.

Edhe pse paraprakisht mendohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut,ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që tmerroi gjithë zonën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dita e dhjetë e grevës së urisë/ Naftëtarët do i drejtohen ambasadave

Publikuar

-

Nga

Futet në ditën e dhjetë e greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Grevistët vazhdojnë të refuzojnë shërbimi shëndetësor edhe pse njëri prej tyre ka pasur komplikacione shëndetësore.

Ndërkohë, përfaqësuesi i grevistëve, Sokol Dautaj, shprehet se ata kanë humbur cdo lloj besimi, pasi nuk është mbajtur asnjë afat.
Ai thekson se do se do t’i drejtohen ambasadave për të kërkuar pagat e tyre.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ish-ministri kritika të forta Bashës

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Basha takim ‘kokë më kokë’ me ministrin gjerman

“Kanë thyer çdo lloj besimi me ne, kane lënë një afat dhe nuk e kanë zbatuar. Duke parë që politika nuk reagon do t’i drejtohemi ambasadave. Në qoftë se deri dje kërkuam tre pagat tashme ne kërkojmë pagat totale. Do marr rrugët e Evropës, nuk punoj më këtu sepse s’ka zgjidhje”, u shpreh Dautaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE