LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vasil Tabaku mbylli sytë përgjithmonë”/ Berisha fjalë të ndjera: Qëndrestar i papërkulu në kohrat më të vështira të PD-së

26 Shkurt 2020, 16:01, Politikë CNA
“Vasil Tabaku mbylli sytë përgjithmonë”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohëshme të shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Vasil Tabaku i cili u nda dje nga jeta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se me përkushtimin, aftësinë dhe talentin e tij, dha një kontribut të pavdekshëm në të gjitha mediat e forcave demokratike.

?Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, shkrimtari, poeti, gazetari, publicisti, skenaristi, personaliteti i mirenjohur Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Figure poliedrike, autor i veprave te vyera ne proze, poezi, publicistike, Vasil Tabaku ishte nje antikomunist i vendosur nje qendrestar i paperkulur dhe ne kohrat me te veshtira per Partine Demokratike dhe demokracine ne Shqiperi.

Ai me perkushtim, aftesi dhe talent, fryme qytetare dha nje kontribut te pavdekshem ne te gjitha mediat e forcave demokratike te vendit.

Me kete rast shpreh mirenjohjen time te pakufishme ndaj ndihmeses se çmuar te Vasil Tabakut, mbeshtetjes se tij te palkundur te Partise Demokratike, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Vasilit te gjeje paqen e merituar! Amin!?, shkruan Berisha në reagimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga