Connect with Us

“U trondita kur vizitova zonën e luftës”/ Rama thirrje nga Rusia: Të bëjmë më të mirën

Politikë

“U trondita kur vizitova zonën e luftës”/ Rama thirrje nga Rusia: Të bëjmë më të mirën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në cilësinë e kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Rama u shpreh se Rusia është një pjesëmarrës kyç në negocimin për paqe në disa konflikte, dhe shpreson se një gjë e tillë do të arrihet edhe në konfliktin e saj me Ukrainën.
Më tej kryeministri Rama ka treguar se sa u trondit kur vizitoi zonën e luftës në Donbass, ku tha se pa njerëz pa dallim kombësie, moshe apo nevoje të luftonin për të mbijetuar.

”Më lini tju them se unë erdha në Moskë 15 vjet pas vizitës sime të parë si kryebashkiak i Tiranës dhe me këtë rast si kryetar i radhës së OSBE dhe do ta nisja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet edhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse.
Dhe po ju keni të drejtë që po jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Kërcënimet ndërkombëtare po bëhen shumë komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë të të gjetur dialogun.
Më lejoni të përsëris atë që thashë, si kryetar i OSBE kur OSBE u themelua 45 vjet më parë parimet e saj të integritetit territorial, lirive, të drejtave dhe janë ende aq aktuale.
Duke pasur parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë mund të përpiqemi që mund të bëjmë më shumë.
Letë shprësojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. Faleminderit për mikëpritjen. E dimë që Rusia është pjesëmarrës kyç në disa formate negocimi për konfliktet.
Vij këtu me besimin se ju dhe vendi i mrekullueshëm do të përdorni ndikimin tuaj për të ecur përpara paqes së nevojshme.
Ju them se sa u trondita kur vizitova zonën e luftës dhe sa e dhimbshme ishte të shihje njerëz që vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona që luftonin të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën. ”– tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën me “Pinokun” [Foto]

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën me “Pinokun” [Foto]

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Rama nuk harron “zakonin”/ Qytetari: Mirëmëngjes o qerrata!



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë/ Arben Malaj “kap mat” Ramën

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  PD nuk ndalet/ Bën thirrje për rrëzimin e Ramës

LEXO EDHE:  Klani i drogës “rrëzon” Qeverinë

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE