Connect with Us

Tubimi i Metës më 2 Mars/ Zbardhen 2 porositë e Bashës për strukturat e partisë

Politikë

Tubimi i Metës më 2 Mars/ Zbardhen 2 porositë e Bashës për strukturat e partisë

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar të thirrur në datë 2 Mars.

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura.

Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën”, shprehet Basha.

LEXO EDHE:  Lufta ndaj oligarkëve/ Rama thumbon Bashën

Dy porositë e kryedemokratit:
1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.
Ju përshëndes!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Edvin Kulluri kthehet pas në kohë dhe kujton Samitin e NATO-s/ Pas pesë vitesh, problemet janë të njëjta

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri është kthyer pas në kohë, dhe ka kujtuar Samitin e Natos-s në Ëells, të mbajtur pesë vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se edhe sot pas pesë vitesh problemet janë të njëjta.

“Te dashur miq! Si sot 5 vite me pare pata kenaqesine te mbaja nje prezantim ne konferencen vjetore te Keshillit te Atllantikut te Veriut, mbi krizen ne Ukraine dhe Lindjen e Mesme.

“Samiti i NATO-s ne Ëells, nje mundesi per bashkepunim ne Ballkanin Perendimor”, ishte tema te cilen prezantova ne kete konference. Ky ishte nje rast i mire per eksperte te politikave te sigurise dhe marredhenieve nderkombetare per te disktuar mbi zhvillimet problematike ne kufijte e vendeve te NATO-s dhe BE.

LEXO EDHE:  Rama tallet keqazi me Bashën/ Revolucioni u bë, por mediat e kapura e censuruan

LEXO EDHE:  A mund ta bëjë Basha Vettingun me deputetin e video-skandalit erotik ?

Tashme pas 5 vitesh ceshtjet jane po te njejtat, fakti qe Serbia qe nuk njeh Kosoven perben pengesen kryesore per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE dhe mbi te gjitha prezenca ne rritje e Rusise ne rajon, c’ka duhet ta beje Shqiperine gjithnje e me te vendosur ne perkushtimin e saj ne marredheniet me aletatin tone strategjik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes!”-shkruan Kulluri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenti Meta dekoron këshilltarin politik të CDU-CSU

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne mes të cilëve ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, politikanë, diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile, Presidenti i Republikës nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e një miku të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Jam shumë i lumtur që organizojmë sot këtë ceremoni dekorimi për një mik të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë, Hans Joachim Falenksi.

Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit europian të Shqipërisë, dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit europian.

Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi europian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve europiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj.

E them me plot bindje se zoti Falenski është ndër miqtë më të vërtetë të Shqipërisë, sepse përgjatë gjithë kësaj kohe ka mbrojtur standardin europian, dhe asnjë standard tjetër.

Nuk është e rastësishme që qëndrimi i Bundestagut gjerman ka qenë dhe mbetet qëndrimi më realist për Shqipërinë.

Askush nuk ka mundur të kontestojë këtë qëndrim si të njëanshëm, të paarsyeshëm, apo diskriminues ndaj Shqipërisë. Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetëm për faktin se qëndrimi i Bundestagut është pasqyra ku ne shohim gjendjen reale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përballemi.

Unë dua të vlerësoj qëndrimin parimor, të sinqertë, me integritet dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për mbështetjen e plotë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave që janë kyç për demokracinë, sundimin e ligjit dhe që u shërbejnë qytetarëve të vendit tim.

Ky qëndrim është produkt edhe i punës së zotit Falenski pranë grupit më të madh politik CDU/CSU, duke siguruar mbështetjen gjermane për integrimin europian të Shqipërisë bazuar mbi njohjen më të mirë dhe të ndershme të situatës nga deputetët e Bundestagut.

LEXO EDHE:  Pse u tërhoq Basha nga protesta?/ Ngjela zbulon detajet 

LEXO EDHE:  Prokuroria në aksion/ Po i vjen radha Bashës?

Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur.

Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë në vend.

Ftoj të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë ta shohin të vërtetën në sy, dhe ta ndihmojnë popullin shqiptar që ta ndërtojë të ardhmen e vetë europiane në vendin e tij.

Unë kam besim se Gjermania, jo vetëm si vend lider i Bashkimit Europian, por edhe si partnerja jonë strategjike do të na gjendet pranë me vërtetësi në këtë kauzë që ka mbështetjen më të madhe kombëtare.

Gjej rastin për të falënderuar Gjermaninë për ndihmën e ofruar gjatë Konferencës së donatorëve në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti i nëntorit.

Po ashtu kam besim se zoti Falenski dhe miqtë tanë në Bundestag do të vijojnë të mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, deri në anëtarësimin e plotë e të merituar.

Me këtë besim dhe ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’, kam kënaqësinë që t’i akordoj zotit Falenski, titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”! Skënderbeu përcaktoi të ardhmen europiane të Shqipërisë disa shekuj më parë dhe ne nuk mund ta humbasim sot. Ne kemi nevojë për ju dhe për miq të vërtetë europianë!” – u shpreh Presidenti i Republikës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllja e shkollës në Tiranë/ Manjani ashpërson tonet me qeverinë: Janë turpi vetë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me heqjen e licencën të shkollës “Udha e Shkronjave” teksa e quan harbutëri të qeverisë.

Manjani ngre pyetjen pse qeveria nuk lejontë tjerët të marrin masa kur vetë ajo thotë se ka marrë?

“Shkolla mori një vendim sovran, të ofrojë mësimin on line, për pak kohë, sa të kalojë periudha e rrezikut. Dhe rreziku është real, jo i supozuar. Vetë qeveria thotë se ka marrë masa, atëhere përse të tjerët nuk u lejokan të marrin masat e tyre?!!
Por më kë flet! Me të ç’akorduarit e të çakërdisurit që u bëjnë sytë xixa dhe mendja u prodhon vetëm armiq!!! Shohin ëndrra me panik dhe me makthe, ndaj dhe reagojnë dhunshëm kur janë zgjuar. Nuk u bën fajde as gjella e pasanikëve e as miliardat e eurove borxh.
Çfarë do mendojnë fëmijët e asaj shkolle, kur shohin që shteti jua dhunon vendin ku mësojnë?!”, shkruan Manjani.

Ish ministri nuk kursen tonet e ashpra teksa e quankëtë një turp.

LEXO EDHE:  Akuzat e SHKB qesharake/ Të merren të pandehur ata që arrestuan Zaganin

LEXO EDHE:  Basha në Vorë/ Publikon emrat e 5 kandidatëve të pandehur të Ramës

“Turp! Por është pak për të paturpët, faqezinjtë e maskarenjtë! Nuk janë vëllezër e motra të Turpit, por turpi vetë”, përfundon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE