Connect with Us

Tubimi i 2 marsit/ Mediu tregon nëse do jetë në krah të Metës

Politikë

Tubimi i 2 marsit/ Mediu tregon nëse do jetë në krah të Metës

Publikuar

-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se do të jetë në krah të presidentit, Ilir Meta, në tubimin e paralajmëruar në datën 2 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se mbrojtja e Kushtetutës është detyrim për të gjithë qytetarët.

“Kushtetuta eshte marveshja qe shqiptaret kane bere per ti vene kufi pushtetit dhe pushtetareve, makuterrise dhe marrezise. Eshte marveshja qe mbron lirite dhe të drejtat, të drejten e prones, sigurine për jeten.
Mbrojtja e Kushtetutes eshte detyrim për te gjithe qytetaret. Në 2 Mars shqiptaret, demokrate, republikane, socialiste me dhe pa parti bashkohen për jeten dhe lirine e tyre, jo per Presidentin, jo per parti por per Kushtetuten dhe ligjin, kunder shkaterrimit të shtetit nga Rilindja”, shkruan kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës/ Ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate?!

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar dhe kreu i ish-të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni.

Në një lidhje për News 24, ai pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Mes të tjerash ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha. Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vasil Tabaku mbylli sytë përgjithmonë”/ Berisha fjalë të ndjera: Qëndrestar i papërkulu në kohrat më të vështira të PD-së

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohëshme të shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Vasil Tabaku i cili u nda dje nga jeta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se me përkushtimin, aftësinë dhe talentin e tij, dha një kontribut të pavdekshëm në të gjitha mediat e forcave demokratike.

“Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, shkrimtari, poeti, gazetari, publicisti, skenaristi, personaliteti i mirenjohur Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Figure poliedrike, autor i veprave te vyera ne proze, poezi, publicistike, Vasil Tabaku ishte nje antikomunist i vendosur nje qendrestar i paperkulur dhe ne kohrat me te veshtira per Partine Demokratike dhe demokracine ne Shqiperi.

LEXO EDHE:  Deputetët e PS kërkesë Kuvendit/ Çfarë kërkojnë socialistët ndaj Metës

LEXO EDHE:  Përplasjet për Kushtetusen/ Shalsi: Meta vazhdon të na surprizojë

Ai me perkushtim, aftesi dhe talent, fryme qytetare dha nje kontribut te pavdekshem ne te gjitha mediat e forcave demokratike te vendit.

Me kete rast shpreh mirenjohjen time te pakufishme ndaj ndihmeses se çmuar te Vasil Tabakut, mbeshtetjes se tij te palkundur te Partise Demokratike, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Vasilit te gjeje paqen e merituar! Amin!”, shkruan Berisha në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ndodhet në kurth”/ Patozi i bën thirrje: Të kthehet në normalitet, e pa që me revolucion nuk i dilet

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thote së kreu i PD, Lulzim ka kapitulluar.

Sipas tij, nëse Basha humbet Metën, atëherë humb çdo lloj shasi për të ardhur në pushtet.

“Di që Lulzim Basha ka kapitulluar. Nëse humbet Ilir Metën, ai humb çdo lloj shansi për të ardhur në pushtet. Unë nuk do humbja asnjë sekondë të jetës sime me luftë të pisët për pushtet”, tha Patozi në studion e “Top Talk”.

Ai thekson se Basha sot ndodhet në kurth dhe ai duhet të shpëtojë dhe t’i kthehet normalitetit.

LEXO EDHE:  Meta publikon spotin e dytë në Mbrojtje të Kushtetutës/ Pyetjet do marrin përgjigje në këtë video

LEXO EDHE:  Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Meta e nis ditën me një porosi

“Basha do të shpëtojë nga çargu i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet sepse e pa që me revolucion nuk i dilet. Është në kurth sot që flaism, një revolucion që s’e bëre vetë nuk mund ta bëjë presidenti”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE