Connect with Us

Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Kronika

Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Publikuar

-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

Sipas informacioneve nga policia, 58-vjeçar është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Trafikonin kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët me inicialet M.F., 31 vjeç, dhe M.A., 27 vjeç, të cilëve iu është gjetur lëndë narkotike e ambalazhuar.

Dozat e kokainës janë gjetur në banesën ku jetonin të rinjtë shqiptarë, pranë zonës të njohur si Niza në Savona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i përmasve të mëdha në Memaliaj/ Flakët shumë pranë banesave

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e sotme në pyllin me pisha pranë fshatit Martalloz në Memaliaj.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi banesat ndodhen vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjet.

Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore për vënien nën kotroll të flakëve të cilat duhet se po përhapen me shpejtësi si sipasojë e erës së fortë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion masiv kundër mbjelljes së bimëve narkotike

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion policor masiv, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet janë kryer në sera tunele, ish reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, banesa të dyshuara.

Operacioni masiv, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka nisur sot prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim duke kryer kontrolle në terren, me 34 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 170 punonjës policie të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

LEXO EDHE:  Çako-Rokanas: Marredheniet mes dy policive, shume te mira

LEXO EDHE:  Lëviznin me armë zjarri dhe kanabis nëpër Tiranë/ Pranga dy të rinjëve

Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim./CNA.al

LEXO TE PLOTE