LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën”/ Rudina Hajdari ja thotë copë Metës

26 Shkurt 2020, 18:29, Politikë CNA
“Thërret protestë ai që e ka shkelur

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ftuar në Report Tv, teksa ka komentuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta me 2 mars, u shpreh se Kushtetuta e vendit nuk mund të mbrohet nga persona që e kanë shkelur vetë Kushtetutën.

Mendoj se kushtetuta është tepër e shenjtë, dhe nuk ka më të shenjtë se kushtetuta, është më e shtrenjta që ne kemi, si nga personi që e thërret atë protestë, e ka shkelur atë kushtetutë më parë, si nga ai person që e mbështet, edhe ai ndoshta mund ta ketë shkelur atë kushtetutë, edhe atë që kanë përballë dhe e akuzojnë, e ka shkelur atë kushtetutë. Personat që e kanë bërë këtë kushtetutë leckë, janë ata që e kanë shkelur.

Shqiptarët nuk i besojnë më. Kushtetuta përdoret për të nxjerrë njerëzit në tubim dhe në fund nuk arrihet asgjë. Ata që thërrasin këtë protestë janë vetë ata që e kanë sjellë vendin në këtë derexhe. Kemi një kushtetutë që është cënuar, është e trishtë, por janë këta persona që e kanë sjellë situatën këtu ku jemi. Atë kushtetutë e kanë bërë leckë, kur ka ardhur koha ta mbrojnë kushtetutën kanë thënë që për hir të demokracisë duhet shkelur kushtetuta.

Unë nuk merrem me konsiparacione, nuk merrem me teori, nuk hyj fare në këto teza. Njerëzit i kanë parë, i njohin mirë kush janë. Dakord jam të mbrojmë kushtetutën, por kam frikë se kjo protestë që mbështetet nga ata persona që e kanë shkelur protestën, është e vështirë të them që njerëzit do të dalin në shesh”, tha Hajdari./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga