Connect with Us

“Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën”/ Rudina Hajdari ja thotë copë Metës

Politikë

“Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën”/ Rudina Hajdari ja thotë copë Metës

Publikuar

-

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ftuar në Report Tv, teksa ka komentuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta me 2 mars, u shpreh se Kushtetuta e vendit nuk mund të mbrohet nga persona që e kanë shkelur vetë Kushtetutën.

Mendoj se kushtetuta është tepër e shenjtë, dhe nuk ka më të shenjtë se kushtetuta, është më e shtrenjta që ne kemi, si nga personi që e thërret atë protestë, e ka shkelur atë kushtetutë më parë, si nga ai person që e mbështet, edhe ai ndoshta mund ta ketë shkelur atë kushtetutë, edhe atë që kanë përballë dhe e akuzojnë, e ka shkelur atë kushtetutë. Personat që e kanë bërë këtë kushtetutë leckë, janë ata që e kanë shkelur.

Shqiptarët nuk i besojnë më. Kushtetuta përdoret për të nxjerrë njerëzit në tubim dhe në fund nuk arrihet asgjë. Ata që thërrasin këtë protestë janë vetë ata që e kanë sjellë vendin në këtë derexhe. Kemi një kushtetutë që është cënuar, është e trishtë, por janë këta persona që e kanë sjellë situatën këtu ku jemi. Atë kushtetutë e kanë bërë leckë, kur ka ardhur koha ta mbrojnë kushtetutën kanë thënë që për hir të demokracisë duhet shkelur kushtetuta.

Unë nuk merrem me konsiparacione, nuk merrem me teori, nuk hyj fare në këto teza. Njerëzit i kanë parë, i njohin mirë kush janë. Dakord jam të mbrojmë kushtetutën, por kam frikë se kjo protestë që mbështetet nga ata persona që e kanë shkelur protestën, është e vështirë të them që njerëzit do të dalin në shesh”, tha Hajdari./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    26 Shkurt, 2020 at 7:58 pm

    Edhe ty te njohin njerezit o cope mishi me dy sy.nqs e kane shkelur me pare,do beje mire ta thoje se ku,nuk do te thote qe te vazhohet akoma keshtu,me shkelje dhe pa ngritur zerin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqja e Bashkisë nga projekti për Teatrin/ Kulluri: I vetmi lajmi i mirë në 7 vitet e fundit

Publikuar

-

Nga

Tërheqja e Bashkisë nga PPP-ja për Teatrin Kombëtar Kombëtar, ka sjellë edhe reagimin e ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Kulluri thekson se ky është një ndër të paktat lajme të mira në 7 vitet e fundit, ndërsa përgëzon artistër për qëndresën e palëkundur ndaj një kauze të drejtë.

“Terheqja e Rames dhe Veliajt nga dhenia e Teatrit bashke me truallin per Qender Tregtare, ne kundershtim te hapur me ligjin per Organizimin dhe Funskionimin e Qeverisjes vendore dhe Ligjin per Prokurimin Publik eshte nga te paktat lajme te mira te 7 viteve te fundit! Vendosmeria dhe angazhimi i qytetarise pertej siglave te partive e bejne nje kauze te jete fituese! Nje bravo e madhe per ata qe prej 2 vitesh te lodhshme dhe shume te gjata, qendruan ne ate shesh dhe godine per nje kauze te drejte!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali seksual në liceun e Fierit/ Ministria e Arsimit: Të gjithë personat e përfshirë po ndiqen penalisht

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur në shkollën e mesme artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier, të publikuar nga emisoni “Stop” ku mësuesit janë kapur në përgjime duke ngacmuar seksualisht nxënëset.

Në reagim, Ministria e Arsimit thekson se janë marrë menjëherë masa e se janë shkarkuar të gjithë të dyshuarit të përfshirë në aferat seksuale, kurse në disa raste, çështjet janë ndjekur penalisht.

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin e pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

LEXO EDHE:  Basha ngre tonet/ Nuk do ta lëmë fatin në duart e kriminelëve

LEXO EDHE:  Basha ngre tonet/ Nuk do ta lëmë fatin në duart e kriminelëve

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fabian Topollaj rendit faktet/ Pse dështoi marrëveshja e Veliajt për Teatrin

Publikuar

-

Nga

Tërheqja e Bashkisë nga PPP-ja për Teatrin Kombëtar, ka sjellë edhe reagimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Topollaj thekson se kjo ishte një kauz e drejtë kundër një afere të pastër korruptive për ndërtimin e disa gradacielave.

“Kauza e mbrojtjes se Teatrit Kombetar fitoi sepse:

1.Ishte nje kauze e drejte per mbrojtjen e vlerave urbanistike, historike dhe kulturore te Kryeqytetit kunder nje afere te paster korruptive per ndertimin e disa gradacielave.
2. Mbrojtesit e saj nuk u terhoqen asnje sekonde te vetme. Edhe kur ne oborrin e Teatrit Kombetar mbeten nje duzine qendrestaresh, askush nuk dyshoi tek vertetesia dhe serioziteti i qendreses se tyre.
3. Pavarsisht propogandes super te organizuar te Veliajt ne mbrojtje te aferes, e verteta, mjafton te jete e tille dhe te mbrohet si e tille, dhe fiton me cdo rast.

LEXO EDHE:  “I pacipë dhe spiun i UDB-së”/ Gazetari “masakron” Baton Haxhiun

LEXO EDHE:  Kreu i Kuvendit Meta flet nga Pusteci i Korçës

Opozita e vendit duhet te nxjerre mesime nga ky rast dhe qendrestaret e mbrojtjes se Teatrit Kombetar. Mjafton te jesh i vertete dhe cdo gje eshte e mundur. Edhe kur ke perballe Edi Ramen dhe Erion Veliajn.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE