Connect with Us

“Sot vdiq Lady Makbeth, kriminelja e Shqipërisë”/ Shkrimtari Kostreci për Nexhmije Hoxhën

Politikë

“Sot vdiq Lady Makbeth, kriminelja e Shqipërisë”/ Shkrimtari Kostreci për Nexhmije Hoxhën

Publikuar

-

Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxha, gruas së diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë.

Kostreci thekson se sot shqiptarët janë gëzuar pasi iku një person i urryer.

Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime.

Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer.

Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist.

Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre.

LEXO EDHE:  Kur opozitën e tërheq zvarrë Blloku

Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata.

Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqtarët, jo betim te Presidenti/ Neritan Ceka: Njësoj si të martohesh, por mos shkosh te prifti dhe bashkia

Publikuar

-

Nga

Politikani Neritan Ceka, i pranishëm në studion e emisionit “Arena”, në RTV Ora, u shpreh se nuk është dakord që betimi i gjyqtarëve të mos bëhet tek Presidentit.

Sipas tij akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë.

 “Nuk mund të duroj dot aktin e fundit që betimi përpara Presidentit të hiqet dhe të zëvendësohet me një shkresë që ti ja çon presidentit. Është njësoj sikur të shkosh të martohesh dhe të mos pranosh të jesh as përpara priftit as përpara kryetarit të bashkisë.

LEXO EDHE:  A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u përgjigjet akuzave

LEXO EDHE:  A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u përgjigjet akuzave

Akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë. Pra unë këtu merakosëm. Do ti bjerë edhe në kokën e tyre kjo  check and balance që e kanë shkatërruar përfundimisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moskën si kryetari i OSBE-së, në një prononcim për “Real Story” ka folur për ndikimin rus në Shqipëri.

Rama u shpreh se nuk e përjashton një gjë të tillë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, të cilët, sipas tij, bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që ‘Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun’. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë.

LEXO EDHE:  A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u përgjigjet akuzave

LEXO EDHE:  Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi”/ LSI: Qytetarët ja dolën!

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës për ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, ka reaguar edhe LSI.

Në reagim thuhet se grupi i këshilltarëve të LSI në atë kohë nuk pranoi të votonte një vendim të tillë, për të mos i hapur rrugë “grabitjes së pronës publike”.

“Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.

Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Panvarsisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Pafuqia jonë për të ndëshkuar krimet!

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Pafuqia jonë për të ndëshkuar krimet!

Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore.

Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE