Connect with Us

Si fjeti mbrëmë Ministrja e Drejtësisë?

Opinione

Si fjeti mbrëmë Ministrja e Drejtësisë?

Publikuar

-

Nga Jeta Dedja

– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse rrjetesh sociale apo të vraponte nga liqeni me ambasadorë. Si një grua, do duhej të kishte bërë diçka e të mbetej në histori si zyrtare me ndjeshmëri të lartë sociale, jo vetëm personale.

Dhuna në familje, vërtet fillon brenda mureve të shtëpisë, por ne e dimë se muret kanë vesh.

Ministrja e Drejtësisë duhet te angazhohet në fushata për rritjen e ndërgjegjes qytetare për të raportuar rastet e dhunës. Jo gjithmonë viktimat e denoncojnë atë që në fillim. Ato kanë frikë dhe falin shpejt në emër të madhështisë së qënies grua.

Ministrja e Drejtësisë duhet të insistojë në garantimin e konfidencialitetit në mënyrë që raportuesit të mos e pësojnë prej agresorëve. Të afërmit e komshinjtë, qytetarët e të tjerë kanë nevojë të kenë besim në strukturat e shtetit. Askush nuk do dëshironte të bëhej sebep i përshkallëzimit të krimit.

Ministrja e Drejtësisë duhet të ngrejë zërin në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe të mbijetuarave duke advokuar dhe siguruar shërbimet më të mira për to. Nuk mjafton një krevat për një natë që një grua të shpëtojë nga dhunuesi. Lipset një plan i detajuar dhe i stërgjatur deri në sistemimin përfundimtar. Shteti i lë viktimat në dorë të fatit. I hedh në rrugë me papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri totale, ndërkohë që agresori shëtit i lirë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të kursejë nga buxheti i institucionit duke filluar me qëndrimet e saj në hotele më të lira e t’i investojë këto para në krijimin e qendrave të mbrojtjes së grave e fëmijëve të tyre. Një qendër në kryeqytet nuk përballon numrin e madh të viktimave të dhunës. Sepse shteti shqiptar është duke prodhuar nga dita në ditë, përmes dështimeve të politikave sociale monstra brenda familjes.

Ministrja e Drejtësisë, si një grua, duhet të ketë më tepër ndjeshmëri ndaj fëmijëve që rrezikohen të rriten pa nënë, duke këmbëngulur në dhënien e drejtësisë ndaj autorëve që në hapat e para të proceseve penale. Nuk është masë mbrojtëse të japësh një urdhër mbrojtjeje ku autori qëndron në të njëjtën shtëpi me të drejtën për të përdorur të njëjtën kuzhinë. Tingëllon kaq qesharake dhe njëkohësisht e rrezikshme dhe aspak mbrojtëse për gruan dhe fëmijët.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i ushtrojë mirë funksionet e saj në tryezat e rrumbullakta e të kërkojë seriozitet e zbatim të ligjeve nga të gjithë anëtarët e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të viktimave. Këto tryeza të mos shërbejnë vetëm për socializim mes kolegësh.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Reagon ministrja Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i shfrytëzojë takimet me ambasadorët për të thithur grante në dobi të të drejtave të viktimave të krimit, në mënyrë që ligji të funksionojë ashtu siç shkruhet në letra. Ambasadorët zor se do t’i rezistonin një kërkese të tillë.

Ministrja e Drejtësisë nëse nuk ka lot të derdhë për fëmijët e mbetur sot e dje pa nënë, t’i vijë turp kur të dalë me buzët vesh më vesh e të flasë për sukseset e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të dijë se drejtësia nuk është reforma e famshme. Reforma është veç një instrument ndëshkimi në kërkim të kokave të turkut. Drejtësia nuk ka të bëjë vetëm me autorët. Drejtësia është e lidhur me të harruarit prej saj-viktimat. Nëse të drejtat e viktimave dhe të mbijetuarve respektohen dhe zbatohen me prioritet atëherë drejtësia do të jetë në rrugën e duhur.

Drejtësia nuk ekziston nëse viktimat harrohen pas 3 ditësh nga shteti, për t’u kujtuar vetëm nga ata që zemrën e kanë të shqyer prej dhimbjes.

Si fjete mbrëmë ti Etilda? Në ç’nënkresë të butë hoteli luksoz e mbështete kokën? A të shkoi ndër mend vallë se në të njëjtën orë kur ti ëndërroje, qindra gra nuk vunë gjumë në sy prej frikës se të nesërmen nuk do t’i hapnin më.

Ndërsa ti Etilda i hape sytë sot në mëngjes, pive kafenë e qetë, krehe flokët me kujdes, vendose buzëkuqin e preferuar, mbathe këpucët me taka dhe zbrite ashensorin me bodyguard shoqëruar.

Ule pak kokën Etilda, jo për të parë shkëlqimin e këpucëve të tua, por të mendohesh se nga t’ia fillosh nga puna në mbrojtjen e grave, nënave dhe fëmijëve./ Flas shqip.ca/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Shitën vendin dhe vodhën shqiptarët”/ Paralajmëron Ngjela: Të korruptuarit do eleminiohen përfundimisht

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Woodrou Wilson.
Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.

Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman.
Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.
Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet.

LEXO EDHE:  Manastirliu dënon dhunën ndaj mjekut/ Kërkon ndryshime në Kodin Penal

LEXO EDHE:  Rritja e çmimit të naftës/ Berisha 'i çjerr maskën' ministres Denaj

Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.

Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

bushati shkund opoziten

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezikon të kthehet nga një epidemi në pandemi.

Në Kinen ende monopartiake, shteti autoritarist i Xi Jinpingut rrefuzoi për një kohë të gjatë ta njihte publikisht problemin. Zyrtarët partiakë në qytetin e parë që u prek, në Wuhan shtruan një banket me 40 mijë vetë për të dëshmuar se nuk ka vend për panik.

Heroi tashmë i vdekur, mjeku oftamolog, Li Wenliang u thirr nga policia dhe u detyrua të nënshkruante të kundërtën e asaj që besonte, megjithëse ai i kishte pohuar që më 20 dhjetor, kolegëve rrezikshmërinë e virusit vdekjeprures.

Ndërkohë policia e drejtuar nga partia komuniste, që preokupohet më shumë për imazhin e regjimit sesa për mposhtjen e epidemisë, ka ndaluar deri më tani 351 vetë, për “përhapje lajmesh të rreme” dhe ka dëbuar nga vendi tre reporterë të Wall Street Journal. Shumë qytetarë që kanë vendosur të dëshmojnë në internet për defektet e sistemit mjeksor të regjimit komunist, ose nuk gjenden më në rrjet, ose janë zhdukur. Ajo që ndodh është e qartë: rregjimeve u intereson më shumë propaganda sesa realiteti sado i rëndë që të jetë ai.

Qasja ouruelliane që komunistët kinezë patën në javët e para ndaj kronavirusit po krahasohet gjithnjë e më tepër me trajtimin që paraardhësit e tyre rusë i bënë shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit, natën e 26 prillit 1986. Ata e mbajtën të fshehtë për 48 orë katastrofën deri sa vala e lartë e radioaktivitetit u rregjistrua në Suedi, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Regjimi sovjetik i’u vërsul me një valë akuzash për shpifje mediave perendimore që filluan të informojnë për të vërtetën deri sa u detyrua ta pranojë atë me një kosto shumë më të lartë.

Po të krahasojmë këtë lloj qasjeje me atë që shohim në Europën perendimore, e konkretisht me nënyrën se si Italia po sillet me shpërthimin e epidemisë gjendja ndryshon si nata me ditën.

Qeveria e Romës veproi menjëherë me transparencë, njoftoi në kohë reale për çdo të infektuar dhe person që humbi jetn, dëshmoi vërtetësi për masat e karantinës dhe tregoi se ku gjendeshin spitalet e ngritura enkas për këtë emergjencë.

Mes këtyre dy tablove, midis sjelljes së një rregjimi diktatoral dhe një pushteti demokratik, qëndrimi që po adopton Shqipëria, tani që duket sikur rreziku po na troket, i ngjan më shumë modelit të parë.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Reagon ministrja Gjonaj

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Reagon ministrja Gjonaj

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vërejtur se regjimi i rilindjes po i fryn më shumë borive kundër përhapësve të panikut sesa kujdesit për marrjen e masave, më shumë sekretit sesa transparencës.

Kështu, një mjeku kurajoz, si shefit të kardiokirurgjisë si Edvin Prifti, i cili vuri alarmin për mungesën në QSUT të mjeteve që bënin analizën dhe për sasinë e paisjeve të dhënies së oksigjenit, që kanë të bëjnë me kurimin, pushteti i kundërvuri menjëherë kolegët e tij, që e kundërshtonin pa fakte.

Po të shikoje të dielën një kronikë të Top Channel për masat e marra në aeroportin e Rinasit, do të dëgjoje absurditetin që zyrtarët i kishin pohuar reporterit, se vendi i karantinës mbahej sekret. Po e njëjta gjë thuhet edhe për spitalin që do presë të prekurit.

Vetë kryeministri Rama, në të vetmin status që ka bërë për këtë gjë, më shumë është marrë me kundërshtarët politikë, duke goditur mendjet e shthurura që përhapin panik te qytetarët. Edhe më grotesk bëhet qëndrimi i tij kur e krahason me opozitën që ka një paranojë krejt tjetër: faktin se mos pushteti përdor rrezikun e epidemisë, për të anulluar mitingun e Metës.

Edhe dordolecët qesharakë të prokurorisë politike, në vend të njoftonin se po hetonin ndonjë zyrtar shteti që tregohet laksist në masat e rrepta që duhen marë në porte dhe aeroport, nga frika se prishet imazhi i rilindjes, shpallin hetime, si kinezë, kundër lajmeve të rreme.

Pra, mendësia oruelliane për të mbajtur nën kontroll gjithçka, kulti i sekretit dhe vendimmarjes, për të cilën duhet të kenë monopolin vetëm pak njerëz, injorimi i mendjve të lira të profesionistëve dhe mbështetja tek zanatçinjtë servilë, mivendosja e luftës kundër panikut, ndaj nevojës për transparencë, primati i propagandës para përballjes me realitetin, janë dëshmitë më të prekshme të regjimit ku jetojmë. Njësoj siç u provua edhe pas tragjedisë së 26 nëntorit, modeli shqiptar është shumë larg atij të demokracive perendimore. Dhe nuk ka më nevojë që koronavirusi të kapërcejë Adriatikun për ta parë këtë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Xhovani SHYTI/ Shqipëria zbulon  “antivirusin”  që vdes “Koronavirusin”

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që virusi i “Koronavirusit”, pasi kafshoi Kinën ka zbritur në Italinë fqinjë, duke venë në panik popullsinë dhe alarmuar qeverinë, e cila dje ka miratuar një paketë masash urgjente, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes që deri tani ka prekur 132 persona, në Shqipëri as që e ruan njeri fare.

Kryeministri është nisur paraditen e sotme për në Angli. Para hipjes së avionit postoi një mesazh në rrjetin social, facebook, nëpërmjet të cilit garantoi se “Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, por si për gjithë botën është një kërcënim potencial për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet të përballemi …”, dhe ndërsa i ka renë kokës “të njejtëve mëndjeshthurur që shqetësuan keq shqiptarët me lajme false dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim”, garantoi e bëri thirrje:

“Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”.

Ky ishte kumti i lëshuar prej kryeministrit Edi Rama, që prej muajsh Shqipërinë për të cilin është votëbesuar dy here për ta “rilindur” e ka kthyer në vendtranzit, ndërkohë që të njejtin mesazh garantues e kishte artikuluar para tij shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, në një dalje publike, që në pikë të mëngjesit.

Pa  komunikuar as dhe një fjalë për politikat e projektuara nga Instituti ku shërben e që është institucioni kryesor për parandalimin e përhapjes së “Koronavirus”-it,  Bino foli “teknikisht” duke mos hezituar madje të zbuloj dhe “antivirusin” original “made in Albania” që e vdes “Koronavirusin” pa qenë nevoja e trajtimit me medikamente, apo kalimit nëpër vendizolime e karantina, siç kanë vepruar vëndet e pësuara prej tij.

Sëmundjen që, sipas saj: Nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare…(prandaj, mesaduket, dhe Kryeministri garantoi vdekjen e virusit nëse guxon të na prekë).

“Mos pështyni përtokë, mos i lëshojmë qurrat anë e mbanë!” këshilloi shefe Binoja  si terapinë më të rendësishme për të vdekur “Koronavirusin” dhe  shmangur risqet tragjike që mund të vijnë nga prekja prej tij.

“Ky është një virus i thjeshtë përhapet po më atë rrugë që përhapet dhe virusi i gripit. Janë sëmundje të ngjashme përveç faktit që ky ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit. Kujdesuni për veten në lidhje me pastërtinë, në lidhje me higjenën e frymëmarrjes”, deklaroi po ashtu Bino, që nuk tha asgjë konkrete për masat që janë marrë, në rast konstatimi të prezencës. Por nuk harroi ama të thotë se:

LEXO EDHE:  Antikorrupsioni/ Gjonaj: 21 masa disiplinore, 9 largime nga puna

LEXO EDHE:  Antikorrupsioni/ Gjonaj: 21 masa disiplinore, 9 largime nga puna

“Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve. Jemi të pajisur, jemi të kontrolluar, është një virus i ri, jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës. Masat janë përforcuar në kufi, i bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre”.

Po në të njejtën udhë me Shefen e ISHP dhe Kryeministrin ishte dhe Ministria e Shëndetësisë që lëshoi po një deklarim plot optimizëm dhe për këtë arsye nuk po ju lodh kokën t’ua citoj frazë për frazë.

Se sa të vërtetë ka në këtë mes le t’ja lemë kohës ta vërtetojë, por krahas optimizmit të përfaqësuesve kompetentë të qeverisë, le të citojmë atë çka publikoi Dr. Sotiraq Lako, në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Keto masat e thjeshta higjenike qe duhet te zbatojme per te mos u perhapur virusi (me kurore mbreterore) jane nje hipokrizi e tere…. Ka vetem nje mundesi: Lutjuni Zotit te mos hyje, ose nese ka hyre te dali sa me shpejt. Ne kemi dhe nje shans tjeter: “Nuk bie rrufeja ne …”.

Kuptoni unë ju citova gjithsa është thenë e publikuar ditën e sotme rreth sëmundjes që gjer tani i ka futur drithmën Azisë e Europës, por që do thyej kokën përpara kështjellës buzë Adriatikut më emrin Shqipëri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE