Connect with Us

Shkelën rregullat e Schengen/ Deportohen 26 shqiptarë nga Spanja

Kronika

Shkelën rregullat e Schengen/ Deportohen 26 shqiptarë nga Spanja

Publikuar

-

Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptarë që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.

Policia Kufitare e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme.

Pas një pune intensive intervistimi dhe verifikimi të detajuar, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, Policia Kufitare e Rinasit vuri në pranga personin e dyshuar që i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme.
Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 50-vjeçari nga Vlora.
Në Rinas, nëpërmjet një fluturimi me charter u deportuan dhe u riatdhesuan nga Spanja 26 shtetas shqiptar, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar dhe azil.

Gjatë përpunimit dhe intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

LEXO EDHE:  10 amerikanë deportohen në shtëpi, frikë nga ebola

Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Kam fëmije të mitur, dua të punoj”/ Zani Çaushi kërkon lirinë

Publikuar

-

Nga

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht.

Më datë 17 korrik, Zani Çaushi do të paraqesë në seancë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”.
Janë këto disa nga pretendimet e Myrteza (Zani) Çaushit i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997.

LEXO EDHE:  Arrestohet në Spanjë shqiptari me 32,5 Kg. heroinë

LEXO EDHE:  Arrestohet në Spanjë shqiptari me 32,5 Kg. heroinë

Aktualisht ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”/ Vajza në Tiranë rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe

Publikuar

-

Nga

Një 24-vjeçare ka dërguar në pranga një 61-vjeçar, i cili sipas kallëzimit në policinë e kryeqytetit e përndjek që fëmijë dhe prej 11 vitesh ai i është qepur këmba-këmbës.

“Në moshën 13 vjeç D.D më ngacmoi seksualisht. Në atë kohë ai ishte shofer i një deputeti, ai ka blerë tokë në Vishnjë dhe do ndërtonte aty. Babai im ishte usta në këtë banesë. Ai ishte shumë shok me tim atë. Herë vinte në banesë dhe herë jo, kur më përqafonte më shtrëngonte aq fort sa as babai im nuk më përqafonte ashtu.
Mbaj mend që njëherë kisha të veshura tuta treçerekëshe, isha 11 vjeç, mund të ketë qenë ora 11.00, ishte ditë. Mbaj mend që prindërit ikën për vizitë diku, D. ishte në ballkon dhe unë po qëroja hudhra t’ia jepnim me vete se përherë i vendosnim dhurata me vete, gjëra fshati”, tregon vajza.

Në atë moment denoncuesja e cila është studente në Tiranë kujton se burri që ishte mik i shtëpisë e kishte prekur tek të ndenjurat dhe njërën dorë ia kishte vendosur në gjoks: “I thashë të lutem jo, por pastaj ai më puthi”.

Në atë kohë 11 vjeç dhe vetëm një fëmijë vajza kujton se ishte mbyllur në banjë dhe kishte qarë derisa D. D kishte ikur.

Në rrëfimin e saj denoncuesja kujton se si gjatë vizitave të mikut të shtëpisë ajo e shmangte pas kësaj ngjarjeje dhe madje të ëmës i kishte bërë përshtypje dhe njëherë e kishte pyetur “përse nuk ia jep dorën, ti nuk je e paedukatë”.

Sipas një burimi të gazetës Si, kallëzuesja tregon se D. D e ka parë pas shumë vitesh dhe është përballur me të, teksa ajo po bënte xhiro me shoqen e saj në kryeqytet.
I fola thotë vajza pasi nuk doja të bija në sy.

LEXO EDHE:  Goditet mafia shqiptare/ Sekuestrohet 1 ton kokainë

LEXO EDHE:  Arrestohet në Spanjë shqiptari me 32,5 Kg. heroinë

“Të nesërmen më telefonoi një numër i panjohur. Më tha sa mirë që të pashë, kishe ndryshuar goxha nga koha e fundit që të kam parë”, thotë 24-vjeçarja.
Denoncuesja këmbëngul se ai zë ishte i mikut të shtëpisë dhe “i thashë sapo jam fejuar, të lutem mos më telefono”.

Sipas rrëfimit që gazeta Si disponon, 24-vjeçarja u shqetësua aq shpesh në telefon nga 61-vjeçari, i cili nuk ndalej së kërkuari takim sa ajo u detyrua të zbresë poshtë shtëpisë në një lagje të njohur këtu në Tiranë:

“Sapo u ulëm më tha sa e mirë je bërë, e trembur i thashë dhe i tregova për të fejuarin, por ai u përgjigj e mirë se e shohim”.
Mësohet se e reja nuk ka reaguar dhe se më pas burri i telefononte vazhdimisht dhe madje i binte edhe borisë:

“Kisha frikë se mos prindërit e mi, apo njerëzit e të fejuarit kuptonin diçka, fillova të stresohem, ndërsa ai më thoshte jam shok i babit tënd pse ke frikë?”.
Në përshkrimin që bën në polici denoncuesja theksohet që nga frika ajo kishte pranuar ta takonte e të hipte në makinën e tij pas qindra telefonatave dhe mesazheve, me idenë që do t’i bënte kamera të fshehtë:
“Kur hipa në makinë ai filloi të më ngacmonte e të më prekte, më çoi pranë liqenit të Farkës dhe fillova të qaj”, shpjegon e reja, e cila i ka dorëzuar kamerën policisë.
Në procesverbal thuhet se duket që vajzë që kundërshton si dhe një burrë i thinjur me bluzë të kuqe.

Por përpara se t’i hidheshin prangat ai u justifikua se e gjitha kjo ishte një kurth, pasi ai ishte mik shtëpie dhe 24-vjeçarja që kishte vite pa e parë, ia kishte ngritur grackën dhe më pas i kishte kërkuar 15 mijë euro.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë/ Isha 16-vjeç kur më dhanë kokainë…

Publikuar

-

Nga

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë/ Isha 16-vjeç kur më dhanë kokainë…

17-vjeçarja nga Kruja, e cila denocnoi një ditë më parë një grup djemsh që sipas saj e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Në një rrëfim për “Neës 24” e mitura tregon se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

LEXO EDHE:  Video-Policia ndjek me shkop gome në dorë të pa bindurit/ Rama: E kanë ndarë mendjen top

LEXO EDHE:  10 amerikanë deportohen në shtëpi, frikë nga ebola

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”./CNA.al

LEXO TE PLOTE