LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrugorët e kryeqytetit vijojnë kontrollet/ Masa ndaj shoferëve rebelë

26 Shkurt 2020, 15:26, Kronika CNA
Rrugorët e kryeqytetit vijojnë kontrollet/ Masa ndaj shoferëve

Policia rrugore vijon kontrollin për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës.

Policia thekson se do jetë prezente në forma dhe mënyra të ndryshme kontrolli, në të gjitha kryqëzimet dhe semaforët për të cilët janë evidentuar apo adresuar ankesat më të shumta.

“Edhe pse nuk kanë munguar mesazhet sensibilizuese, këshillat mbi sjelljen gjatë përdorimit të rrugës, masat administrative të shumta ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, si dhe shqetësimet apo rreziku i shtuar që u kanoset drejtuesve të mjeteve që nuk sillen sipas normave të sjelljes në rrugë, por edhe të tjerëve, përsëri në disa nga kryqëzimet e kryeqytetit, vijojnë të jenë shqetësim dhe jo vetëm, shumë drejtues mjetesh të cilët nuk njohin dhe nuk zbatojnë sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, duke krijuar konfuzion e trafik të rënduar për ata që respektojnë rregullin, si dhe rrezik permanent për ngjarje rrugore.

Duke i konsideruar si të drejta ankesat dhe shqetësimet e adresuara Policisë së Shtetit, në lidhje me mënyrën e sjelljes sipas sinjalizimit rrugor, Policia Rrugore e kryeqytetit do jetë prezente në forma dhe mënyra të ndryshme kontrolli, në të gjitha kryqëzimet dhe semaforët për të cilët janë evidentuar apo adresuar ankesat më të shumta, me qëllim minimizimin e këtyre shkeljeve dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me normat e sjelljes.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga