LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama krah ministrit rus/ Sa më shpejt të njihet Kosova aq më mirë do të jetë për të gjithë

26 Shkurt 2020, 12:36, Politikë CNA
Rama krah ministrit rus/ Sa më shpejt të njihet Kosova aq më

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Moska edhe për ccështjen e Kosovës për të cilën tha se “sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”.

Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë.

“Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama gjatë konferencës së përbashkët me Lavrov ka deklaruar se është jetike për Moskën që të ruajë mbështetjen e saj konstruktive, ndërsa ka folur dhe për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës./CNA.al

Lajmet e fundit nga