LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse kemi panik ndaj koronavisurit?/ Psikiatrja mesazh qytetarëve

26 Shkurt 2020, 08:34, Sociale CNA
Pse kemi panik ndaj koronavisurit?/ Psikiatrja mesazh qytetarëve

Psikiatrja Arjana Rreli ka folur sot për panikun e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

E ftuar në ?ABC e Mëngjesit? me Enkel Demin, Arjana Rreli tha se paniku dhe stresi i shkaktuar nga frika e përhapjes së virusit kinez, ndikojnë negativisht në shëndetin e personit.

 ?Tashmë në Kinë po vërtetohet e kundërta, virusi me ngrohjen e temperaturave po shkon në eleiminim.

Një person bëhet më i brishtë ndaj sulmeve për shkak të imunitetit të dobët. Nëpërmjet stresit në po kontriubojmë për të kundërtën.

Është një grip që mesa duket kësaj rradhë i kanë vënë një emër, por është një grip që ka një përhapje më të shpejtë.

Njeriu ndaj gjërave që vijnë papritur është gjithmonë në alarm. Ankthi transmetohet në të gjitha nivelet e popullatës.

Ky është një virus i cili në  95% të rasteve nuk krijon asnjë lloj problematike dhe në 5 % të rasteve ka një grup popullate që është vunerabël, ne duhet ti shërbejmë kësaj popullate që sot është më shumë në nevoje dhe jo të merremi me ngjyrime?, u shpreh psikiatrja.

Lajmet e fundit nga