Connect with Us

Plas skandali me AMA-n/ Shkarkohet kryetarja e Komisionit të Medias

Politikë

Plas skandali me AMA-n/ Shkarkohet kryetarja e Komisionit të Medias

Publikuar

-

Burime zyrtare për CNA.al bëjnë të ditur se është shkarkuar kryetarja e Komisonit Parlamentar të Medias, Fatjona Dhimitri, e zgjedhur në këtë detyrë disa muaj më parë, pas largimit nga Parlamenti të deputetëve të Lulzim Bashës.

Zonja Dhimitri është shkarkuar, mesa duket për të vetmin “krim” të saj, sepse ka kërkuar informacion në zbatim të ligjit për të respektuar të gjitha proçedurat në garën për kreun e AMA-s, ku kandidojnë njerëz që nuk i plotësojnë kriteret. Kandidojnë bij ish sigurimsash, nipërit e sekretarëve të Partisë Socialiste, dhe “99-shat” e “Mjaft”-it dhe “Rilindjes”, të cilët janë në garë në shkelje flagrante të ligjit.

LEXO EDHE:  Ngjarja e bujshme me gjyshen në Berat/ Merret vendimi drastik për drejtorinë e ALUIZNIT

Por, mesa duket ushtarët e Endri Fugës kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund çmendurisë së tyre dhe duke abuzuar kërkojnë që me dhunë të vendosin në krye të institucioneve publike “kamikazë”, të ushtrisë së tyre.

Ndërkohë, pritet një dalje në një konferencë shtypi e zonjës Dhimitri pak orë më pas për të sqaruar detajet. Por, i gjithë qëllimi i shkarkimit të saj tashmë është i qartë, kapja e një tjetër institucioni siç është AMA./ CNA.al

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

“Kapja” e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar të AMA-s

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    26 Shkurt, 2020 at 2:58 pm

    Asaj zonjes i lumte,por akoma me mire do ishte te dorzonte mandatin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës/ Ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate?!

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar dhe kreu i ish-të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni.

Në një lidhje për News 24, ai pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Mes të tjerash ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha. Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vasil Tabaku mbylli sytë përgjithmonë”/ Berisha fjalë të ndjera: Qëndrestar i papërkulu në kohrat më të vështira të PD-së

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohëshme të shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Vasil Tabaku i cili u nda dje nga jeta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se me përkushtimin, aftësinë dhe talentin e tij, dha një kontribut të pavdekshëm në të gjitha mediat e forcave demokratike.

“Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, shkrimtari, poeti, gazetari, publicisti, skenaristi, personaliteti i mirenjohur Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Figure poliedrike, autor i veprave te vyera ne proze, poezi, publicistike, Vasil Tabaku ishte nje antikomunist i vendosur nje qendrestar i paperkulur dhe ne kohrat me te veshtira per Partine Demokratike dhe demokracine ne Shqiperi.

LEXO EDHE:  Foto-Idlir Peçi u shkarkua nga Rama?/ Ja si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Meta drejt shkarkimit?/ Zbardhen procedurat

Ai me perkushtim, aftesi dhe talent, fryme qytetare dha nje kontribut te pavdekshem ne te gjitha mediat e forcave demokratike te vendit.

Me kete rast shpreh mirenjohjen time te pakufishme ndaj ndihmeses se çmuar te Vasil Tabakut, mbeshtetjes se tij te palkundur te Partise Demokratike, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Vasilit te gjeje paqen e merituar! Amin!”, shkruan Berisha në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ndodhet në kurth”/ Patozi i bën thirrje: Të kthehet në normalitet, e pa që me revolucion nuk i dilet

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thote së kreu i PD, Lulzim ka kapitulluar.

Sipas tij, nëse Basha humbet Metën, atëherë humb çdo lloj shasi për të ardhur në pushtet.

“Di që Lulzim Basha ka kapitulluar. Nëse humbet Ilir Metën, ai humb çdo lloj shansi për të ardhur në pushtet. Unë nuk do humbja asnjë sekondë të jetës sime me luftë të pisët për pushtet”, tha Patozi në studion e “Top Talk”.

Ai thekson se Basha sot ndodhet në kurth dhe ai duhet të shpëtojë dhe t’i kthehet normalitetit.

LEXO EDHE:  Ngjarja e bujshme me gjyshen në Berat/ Merret vendimi drastik për drejtorinë e ALUIZNIT

LEXO EDHE:  Problematikat e operatorëve lokalë/ AMA diskutime për procesin e dixhitalizimit

“Basha do të shpëtojë nga çargu i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet sepse e pa që me revolucion nuk i dilet. Është në kurth sot që flaism, një revolucion që s’e bëre vetë nuk mund ta bëjë presidenti”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE