LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja e trageteve në Portin e Durrësit/ Reagon menjëherë Drejtoria Detare

26 Shkurt 2020, 21:38, Kronika CNA
Përplasja e trageteve në Portin e Durrësit/ Reagon

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë informacion zyrtarë, pas lajmit se në portin e Durrësit dy tragete janë përplasur me njëri tjetrin.

Në njofim sqarohet se gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA.

Menjëherë kanë hyrë ne veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmang përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar lundrimin për në Ankona.

?Sot ne oren 19:30 ne portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Gjate manovrave per te dale nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka terhequr spirancen eshte shtyrë nga era e forte dhe ka prekur me ferkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugen per Ankona.

Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim te anijeve dhe te pasagjereve te cilet udhetonin me linjen e Ankones.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga