Connect with Us

OFL shënjestron Astrit Avdylin dhe anëtarin e grupit “Keçi”

Kronika

OFL shënjestron Astrit Avdylin dhe anëtarin e grupit “Keçi”

Publikuar

-

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar sot Astrit Keçin dhe Astrit Avdylin (Balliun).

Astrit Avdylaj, një personazh i njohur tashmë mediatikisht është dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim. Avdylaj është kreu i bandës kriminale të ‘”Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës.

Ky person u arrestua gjatë operacionit të koduar policor Vol- Vo 4 bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij.

LEXO EDHE:  OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Si anëtar i bandës ”Keçi”, ai u arrestua në 2018 bashkë me Shkëlqim Sufjen pasi kishte prej 20 vitesh në kërkim. Deri në vitin 2006 jetonte në Itali më pas fshihej në Shqipëri për t’i shpëtuar autoriteteve italiane. Më pas në 2019 për shkak se dënimin e kishte nga Gjykata e Pisas Shqipëria vendosi ekstradimin e tij drejt Italisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL “zbarkon” në Shijak/ Ultimatum për deklarimin e pasurisë dy “të fortëve”

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar sot kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Ultimatumi i radhës nga OFL/ Kërkohet deklarimi i pasurisë për dy vlonjatë të dënuar në Itali

LEXO EDHE:  OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kisha 30 vite që e duroja prandaj e vrava”/ Zbardhet deklarata e 63 vjeçarit në Durrës

Publikuar

-

Nga

Zbardhet deklarata e 63 vjeçarit Ruzhdi Tosuni i cili vrau gruan mesditën e sotme në Durrës.
63 vjeçari është shprehur para policisë, se e vrau gruan pasi kishte 30 vite që e duronte.

“Kisha 30 vite që e duroja prandaj e vrava, ma solli shpirtin aty ku nuk mban më”, është shprehur para policisë Tosuni.

Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Bëhet me dije se pasi vrau gruan 63 vjeçari priti policinë në vendngjarje dhe i dorezoi çelsat e dyqanit. /CNA.al

Vrau gruan me levë/ Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau gruan me levë/ Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen makabre të ndodhur në këtë qytet ku bashkëshorti vrau gruan e tij.

Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Kush është Ervis Martinaj i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut

LEXO EDHE:  Ultimatumi i radhës nga OFL/ Kërkohet deklarimi i pasurisë për dy vlonjatë të dënuar në Itali

Ndërkohë kujtojmë se paraprakisht u raportua se 63 vjeçari vrau me thikë gruan e tij brenda një byrektoreje./CNA.al

LEXO TE PLOTE