Connect with Us

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për “surpriza”, ja sa arrijnë temperaturat

Sociale

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për “surpriza”, ja sa arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Duke nisur nga pasditja e sotme, në vendin tonë të vijë përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të dendura në zonën e veriperëndimit dhe jugut.

Sipas SHMU, deri në orët e mesditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formën shtrëngatash. Prej orëve të pasdites reshjet e shiut shtrihen në të gjithë territorin me itensitet të ulët e mesatar e lokalisht në veri e jug deri të lartë në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Shiu nuk na ndahet/ Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim

Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga 3ºC deri në 10ºC ndërsa ato në vlerat e mesditës me një rënie prej 4-5 gradë nga sot 13ºC deri në 19ºC.

Era do të fryjë relativisht itensive nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa në det të hapur e zonat luginore shpejtësi e cila arrinë deri në 20-25m/s.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”/ Mesazhi fortë i ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, lidhur me pandeminë e Covid-19.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj Kim.

Ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

LEXO EDHE:  Pasditja sjell “surpriza”/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fotot- Shpime në fytyrë e trup/ Pamje të frikshme brenda një sekti në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan.

Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte.

Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre. Fotot e publikuara tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të Kombinatit, ku nënë e bijë vdiqën si pasojë e vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja, po risjellim edhe njëherë këto foto nga veprimtaria e një sekti.

Fotot janë bërë vetëm pak pasi kishte rënë komunizmi.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 15 destinacionet për nesër

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 15 fluturimet nga Rinasi për ditën e nesërme, 11.07.2020.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtune janë:⠀⠀
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

LOT – Tiranë – Varshavë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Ëizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Ja çfarë pritet për orët në vijim, sa do të jenë temperaturat

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer) dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
SkyUp – Tiranë – Kiev dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE