Connect with Us

Mirë mbetsh BE!/ Migracioni në Europën Lindore ndërron kahun

Blog

Mirë mbetsh BE!/ Migracioni në Europën Lindore ndërron kahun

Publikuar

-

Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindore të BE, tani për herë të parë shënohet kthesa e vërtetë: Në Poloni po kthehen më shumë qytetarë në vendlindje, se sa po largohen prej vendit.

Më shumë se 15 vite kanë kaluar pas raundit të parë të madh të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet europianolindore e qendrore në vitin 2004. Pak më vonë u bë realitet për këto vende edhe liria e punësimit në BE, një temë që shkaktoi jo pak debate tek anëtarët e vjetër të unionit. Veçanërisht Gjermania dhe Austria ishin kundër hapjes së plotë të tregut të punës me anëtarët e rinj nga frika e pasojave në tregun e punës dhe ulja e rrogave. Por jo të gjithë vendet anëtare të BE kishin frikë atëherë nga dyndja e punëtorëve lindorë që do t’u merrnin vendin e punës vendasve apo do punonin për më pak rrogë. Suedia, Irlanda e Britania e Madhe ishin vendet e para, që i hapën tregjet e tyre menjëherë me anëtarësimin e vendeve europianolindore. Kurse Gjermania e hapi e fundit tregun e punës për 8 anëtarët e rinj lindorë e qendrorë në vitin 2011. Për Bullgarinë e Rumaninë tregu i punës u hap në vitin 2014, për Kroacinë në vitin 2015.

“Na i ktheni njerëzit tanë”

Mobiliteti brenda BE rriti ndjeshëm numrin e punëtorëve migrantë nga vendet europianolindore. Sipas Zyrës Federale të Migracionit e Refugjatëve (BAMF) në fund të vitit 2017 për shembull në Gjermani punonin e jetonin gati 867.000 polakë, 623.000 qytetarë rumunë, kurse nga Bullgaria kanë ardhur më shumë se 66.000 bullgarë në Gjermani për punë vitet e fundit.

polnische Läden in Großbritannien (Getty Images/C. Furlong)Dyqane polake në Britaninë e Madhe

Sidomos në Britaninë e Madhe erdhi një numër i madh punëtorësh nga Europalindore. Rrogat dhe qasja e lehtë në tregun britanik të punës ishin faktorë tërheqës për shumë punëtorë nga vendet lindore të BE. Polakët për shembull avancuan në grupin më të madh të punëtorëve të huaj në ishull, me afër 1 milionë punëtorë sipas statistikave britanike të vitit 2018. Por pas Brexit gjendja ka filluar të ndryshojë. Atmosfera për punëtorët e huaj në vitet e debatit për Brexit ka ndryshuar. Në Britaninë e Madhe flitet ndërkohë për Brexodus – Brexit dhe Exod. Jo pak punëtorë vendosin të largohen, duke krijuar probleme për disa degë të ekonomisë. Sips dpa, ekonomia britanike është e varur nga fuqia e lirë punëtore nga Lindja, sidomos në sektorët e gastronomisë, ndërtimtarisë apo kujdesit shëndetësor e bujqësisë. Por vitin e kaluar fermerët britanikë kanë pasur probleme të gjejnë forca punëtore lindore për punët sezonale në bujqësi, sepse shumë prej tyre po kërkojnë për shkak të Brexit punë në vende të tjera.

LEXO EDHE:  “Ultimatumi” i Artan Fugës/ O votë për emigrantët, o gjithçka hipokrizi!

Lindja europiane ka ndryshuar

Nuk është vetëm atmosfera në vendet pritëse që u sjell shqetësime punëtorëve emigrantë. Edhe vetë vendet nga kanë ardhur ata kanë ndryshuar këto vite e po bëhen më tërheqëse. Megjithëse vendet europianolindore ende gëzojnë imazhin e vendeve të varfra, nga ku punëtorët duan të largohen, vende si Polonia apo Çekia kanë shënuar vitet e fundit histori suksesi ekonomik. Rritja ekonomike ka çuar edhe në rritjen e rrogave e numrin e ulët të të papunëve, gjë që janë faktorë kryesorë për të joshur migrantët e larguar të kthehen në vendlindje. Polonia për shembull spostoi në vitin 2019 Britaninë e Madhe si partnerin e pestë më të madh tregtar të Gjermanisë, bën të ditur gazeta gjermane, “Handelsblatt”. Edhe eksport-importet gjermane me Çekinë, Sllovakinë e Hungarinë u rritën në vitin 2019.

Bildergalerie Erdbeersaison - Polnische Arbeitskräfte Bildergalerie (Maciej Atamanczyk)Punëtorë sezonalë polakë në Gjermani

Kështu më shumë se 15 vite pas anëtarësimit në BE për herë të parë po shënohet një trend i vërtetë pas emigrimit masiv nga Europa Lindore. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shifra neto e emigrimit ka ndryshuar. Vitin e kaluar janë kthyer më shumë polakë në Poloni, se sa janë larguar nga vendi.  Qeveria konservatore e djathtë, PiS përpiqet në mënyrë aktive që të tërheqë qytetarët e larguar nga vendi për të ndihmuar ekonominë e vendit në rritje. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki bëri madje edhe një thirrje në televizionin britanik. “Na i ktheni njerëzit tanë.”

Iluzion për Gjermaninë

Një lajm jo i mirë ky për Gjermaninë që i nevojiten më shumë se 1 milionë forca punëtore për zënë vendet bosh të punës. Pikërisht për këtë më 1 Mars Gjermania hap dyert për fuqinë punëtore të kualifikuar me një ligj të posaçëm, që ka si qëllim zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore. Por sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Gjermania nuk mund të presë në të ardhmen, se do të vijë një fluks i krahut të lirë të punës nga vendet europianolindore si Polonia e Çekia. “Është iluzion të presësh, se prej andej do të vijnë në numër të madh zanatçinj apo infermierë që nuk kushtojnë.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Trump mund të fitojë duke luajtur me kartën e patriotizmit

Publikuar

-

Nga

Trump mund të fitojë duke luajtur me kartën e patriotizmit

Nga Patrick Buchanan “Newsmax”

* Donald Trump e nisi garën e tij presidenciale, duke folur para Malit Rashmor të premten e shkuar, dhe nga lëndina e Shtëpisë së Bardhë të shtunën më 4 korrik. Ai po përdor një kauzë, që mund ta kthejë fatin në anën e tij, dhe reagimet histerike kundër të disa mediave të mëdha, janë dëshmi e fuqisë së mesazhit të tij.

Duke qëndruar para imazheve të gdhendura të presidentëve legjendarë Uashington, Xheferson, Linkoln dhe Teodor Ruzvelt, Trump deklaroi tha se “turmat e zemëruara po përpiqen që të rrëzojnë përmendoret e themeluesve të shtetit tonë, duke nxitur një valë krimesh të dhunshme në qytetet tona”.

Këto turma përbëhen nga marksistë, kriminelë dhe anarkistë. Kauza e tyre është një revolucion kulturor. “Qëllimi i tyre nuk është një Amerikë më e mirë, por fundi i Amerikës”- tha ai. Pasi përmendi shkurtimisht arritjet e katër pararendësve të tij, Trump shtoi:”Asnjë lëvizje që kërkon ta çmontojë këto trashëgimi të çmuar amerikane, nuk mund të ketë në zemrën e vet një dashuri për Amerikën”.

Pastaj ai shigjetoi kandidatin rival e “fshehur në bodrum” Xho Bajden:”Asnjë person që qëndron i heshtur përballë shkatërrimit të kësaj trashëgimie të shkëlqyer, nuk mund të na udhëheqë drejt një të ardhme më të mirë!”.

Trump po e quan heshtjen e Bajdenit përballë sulmit kundër heronjve dhe historisë tonë, si shfaqje të një burracakërie të dukshme politike, që e bën rivalin demokrat të duket në sytë e publikut si një bashkëpunëtor moral i turmave. Dhe një ditë, “Djali i Bodrumit” do të duhet të japë shpjegime.

Ku ishte ai kur Trumpi dha mesazhet e forta patriotike në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së? Ndërsa partia e tij, shkroi në rrjetet sociale se shkuarja e Trumpit në Malin Rashmor synonte “lavdërimin e epërsisë së të bardhëve”, Bajden ngriti zërin mbi nevojën e “shkuljes me rrënjë të racizmit sistematik” nga Amerika.

A tingëllon kjo si një oratori e Herri Truman apo Xhon Kenedit? Në këtë formë janë ravijëzuar linjat ndarëse të presidencialeve të këtij viti. Në njërën anë ndodhen ata që besojnë se Amerika është një vend i mirë, më i madhi që ka parë bota ndonjëherë, dhe që burrat që e krijuan këtë mrekulli duhet të respektohen, nderohen dhe kujtohen.

E tillë nuk është pikëpamja e krahut të majtë të Partisë Demokratike. Sepse, teksa në Malin Rashmor po shpërthenin fishekzjarret, një turmë nga Baltimora po shkatërronte dhe hidhte në ujë një statujë të Kristofor Kolombit. Përmendorja ndodhej pranë lagjes “Italia e Vogël”, dhe ishte inauguruar në vitin 1984 nga presidenti Ronald Regan.

A mendojnë urrejtësit e Kolombit, se shkatërrimi i statujave të tij anembanë Amerikës, nuk do t’i zemërojë dhe armiqësojë amerikanët me origjinë italiane që e nderojnë kontributin e eksploratorit të famshëm? A mendon Bajden se amerikanët do të shpërblejnë një kandidat dhe një parti, që nuk do të distancohet nga turma që e kreu atë akt?

LEXO EDHE:  Basha takon Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin

Ndërsa krahu i majtë i Partisë Demokratike, përqafon lëvizjen “mos financoni më policinë”, edhe për sa kohë do të ruajë mbështetjen e votuesve të saj, që po shohin rritjen e niveleve të vrasjeve në rekorde të reja? Gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë vetëm në Çikago, u qëlluan me armë 80 persona, prej të cilëve 17 humbën jetën.

Në Nju Jork, numri i viktimave nga të shtënat me armë është rritur me 50 për qind këtë vit. Në qershor, pati 250, një rritje prej 150 në krahasim me qershorin e 2019-ës. Dhe përgjigja e kryetarit të bashkisë Bill de Blazio ishte:shkurtim me 1 miliardë dollarë i buxhetit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, NYPD.

Më 4 Korrik, një milici e armatosur zezakësh shkoi para monumentit Stone Mountain në Xhorxhia, që bart imazhin e gdhendur të Robert E.Li dhe Stounuoll Xhekson. Ata synuan shkatërrimin e atij monumenti. Trump është akuzuar për “përçarjen e kombit”. Por nuk është Trumpi, ai që synon të shkatërrojë policinë, apo të justifikojë “protestat” e karakterizuara nga plaçkitjet dhe zjarr-vëniet. Dhe nuk është Trumpi, ai që rrëzon përmendoret dhe monumentet e amerikanëve të mëdhenj të së kaluarës.

Aty ku Partia Demokratike ka qenë e lëkundur në qëndrimin e saj, Trump ka qenë më se i qartë. Ai qëndron në krah të policëve, që kanë përjetuar 6 javë të fundit shumë të vështira. Ai është kundër sulmeve dhe shkatërrimit të monumenteve.

Ai ka denoncuar trazirat, plaçkitjet dhe zjarr-vëniet që kanë shoqëruar protestat, të cilat mediat kryesore nuk pushojnë së etiketuari si “paqësore”. Nuk është Trumpi ai që po e përçan Amerikën. Ai është zotuar t’u rezistojë trazirave me të gjitha mjetet që ka në arsenalin e tij presidencial.

Dhe ndërkohë mbetur edhe 4 muaj deri në zgjedhjet e nëntorit, 18 javë derisa Amerika të vendosë:A duam të vazhdojmë me një epokë protestash që shndërrohen shpesh në trazira, plaçkitje dhe zjarr-vënie? A duam të shohim shpërbërjen e plotë të policisë amerikane?

A duam të shohim statujat e presidentëve Uashington, Xheferson, Xhekson, Linkoln dhe Grant të shkatërruara nga turmat që e urrejnë Amerikën, urrejnë heronjtë dhe historinë tonë kombëtare?

Qëndrimi i Trump pro traditës dhe kundër sundimit të turmave, është i vetmja qëndrim që mund të ketë presidenti. Dhe është një qëndrim i nevojshëm. Për këtë arsye, lufta kulturore do të zgjasë edhe shumë kohë pas këtyre zgjedhjeve presidenciale.

Dhe a do të përcaktojë ajo se çfarë lloj vendi do të bëhemi? A do të jetë republika e madhe dhe e lavdishme e së kaluarës, apo “kenëta” marksiste sociale dhe kulturore, që po na premtojmë sot turmat? Trump luajti së fundmi me kartën e patriotizmit, që është e duhura për t’u luajtur, dhe kjo thjesht mund të funksionojë për rizgjedhjen e tij në nëntor./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Turqia në Ballkan/ Një marshim i saj drejt Perëndimit

Publikuar

-

Nga

Turqia në Ballkan/ Një marshim i saj drejt Perëndimit

Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”

* Rajoni i Ballkanit, po bëhet tërheqës për një spektër të gjerë lojtarësh të huaj – nga Pekini në Uashington, dhe nga Brukseli në Riad. Por ai paraqet një interes të madh edhe për Ankaranë. Për Turqinë, rajoni i Ballkanit është i rëndësishëm në aspektin historik, kulturor, politik dhe ekonomik, duke luajtur rolin e një “urë” drejt Evropës.

Për më tepër, paradigma e politikës së jashtme turko-islamike, e stimulon Ankaranë të hidhet në veprim:shumica e popullsisë turke janë myslimanë, ndërsa Rexhep Taip Erdogan po e pozicionon veten si “mbrojtësi” kryesor i botës islamike. Dhe vitet e fundit, autoriteti i tij si një mbrojtës i “metit”, bashkësisë islamike të Ballkanit, është në rritje.

Myslimanët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe krahinën e Sanxhakut në Serbi). Ndërkohë në Maqedoni dhe Malin e Zi përqindja e myslimanëve është respektivisht 33 dhe 17 për qind.

Për më tepër, gadishulli balkanik është shtëpia e rreth 1.5 milionë turqve të Ballkanit, përkundër faktit se shumë prej tyre emigruan në Turqi, dhe se Turqia dhe Greqia kryen mes tyre një shkëmbim të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ankaraja nisi të shfaq një interes gjithnjë e në rritje ndaj Ballkanit pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Por ajo që i dha një impuls të ri, ishte ngjitja në pushtet në vitin 2009 e Ahmet Davutoglu, që shpalli se Turqia do të merrte përsipër rolin e ndërmjetëses midis BE-së dhe vendeve të rajonit, duke kontribuar kësisoj në afrimin dhe integrimin e kësaj të fundit në strukturat euro-atlantike.

Që atëherë, lidhjet ekonomike turko-ballkanike, dhe bashkëpunimi ushtarak dhe politik, kanë përjetuar një zhvillim progresiv. Vendet e rajonit, janë të përfshira në programet e NATO-s, dhe i kanë reformuar forcat e tyre të armatosura në përputhje me standardet e aleancës.

Që nga viti 1995, Ankaraja ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e NATO-s në Ballkan dhe ka dërguar ushtarët e saj të shërbejnë me misionet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë. Dhe nuk ka ndërmend të ndalet:shkollat ​​ushtarake turke, ofrojnë klasa në gjuhën serbe, kroate dhe shqiptare.

Vitet e fundit, shumë ekspertë kanë vërejtur rritjen e “forcës së butë” të Turqisë në rajonin e Ballkanit. Në rajon janë zbatuar dhjetëra projekte arsimore, të kujdesit shëndetësor dhe kulturor, kur Turqia financon fushata humanitare, dhe investon shuma të mëdha në projekte edukative dhe mjekësore, por edhe në ndërtimin e objekteve infrastrukturore dhe energjetike.

Në zhvillim, është një plan për të botuar librat shkollorë të njehsuar të historisë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën. Sipas “Ballkan Insight”, popullariteti i telenovelave turke në Ballkan, po e rrit autoritetin e Turqisë në këtë rajon, duke bërë njëkohësisht të mundur që Turqia ta “rishkruajë historinë”.

Në dallim nga vitet 1990, kur politika e Ankarasë në Ballkan ishte e orientuar para së gjithash tek vendet dhe grupimet e afërta etnike dhe fetare, sot ajo është e vendosur të shtrijë ndikimin e saj në të gjitha vendet e gadishullit. Për Turqinë, partnerët kryesorë janë Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Rumania, dhe partnerët e “nivelit të dytë” Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

Rëndësia e këtyre të fundit, është rritur në mënyrë të vazhdueshme në sytë e diplomatëve turq. Erdogan, që vizitoi Beogradin tetorin e vitit të kaluar, e ka përshkruar Serbinë si “një vend me rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”. Bashkëpunimi me Serbinë, tha ai, ka arritur një nivel “ideal”.

Partnerët e tjerë përfshijnë Bullgarinë (në një masë më të vogël) dhe Greqinë – vende ku fryma anti-turke është e fortë. Sipas gazetës turke “Hürriyet”, Ankaraja dhe Athina “kanë pikëpamje të kundërta mbi një numër çështjesh”, përfshirë kufirin tokësor, Detin Egje, Qipron dhe tërë Mesdheun Lindor, ku shelfi kontinental i pasur me gaz natyror dhe kufijtë detarë, janë ende çështje në diskutim.

Por në Ballkan, Turqia duhet të konkurrojë para së gjithash për ndikim me Bashkimin Evropian, që e sheh jo pa bazë rajonin si një zonë “natyrore” të sferës së saj të interesave. Kjo garë bëhet më e fortë, teksa marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit, po bëhen gjithnjë e më të ftohta.

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin

LEXO EDHE:  500 miliardë Euro/ Merkeli e Macroni në borxh për Evropën

Drejtimi euro-atlantik, dominon aktualisht politikat e jashtme të thuajse të gjitha vendeve të Ballkanit, përkundër faktit se pritshmëritë mbi zgjerimin e bashkëpunimit me Perëndimin rrallëherë bëhen realitet. “Solidariteti evropian nuk ekziston”- deklaroi presidenti serb me trishtim, ditën që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjithsesi Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan NATO-s; Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia janë anëtare të BE-së, Serbia dhe Mali i Zi po zhvillojnë bisedimet për anëtarësim, dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile për t’i nisur së shpejti këto negociata.

Sidoqoftë, zyrtarët e BE po e pranojnë se kanë kaq shumë probleme të brendshme, sa që nuk mund të pranojnë për momentin anëtarë të rinj.

Megjithatë, Brukseli po vijon me veprimtarinë e tij, pasi sipas mendimit të një numri analistësh perëndimorë, shpresat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE janë i vetmi faktor që mban larg një “shpërthim” të ri të konflikteve në Ballkan.

Për më tepër, Evropa është e shqetësuar mbi aktivitetin në rritje të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në rajon. Në vitin 2017 Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans-Peter Doskozil u shpreh i shqetësuar për “islamizimin e ngadaltë të Ballkanit’. Ndërkohë, BE-ja po bën çmos për të zvogëluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me Brukselin. Në majin e vitit 2018, Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, tha në fjalën e tij në Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare në Kongres, se Rusia (por edhe Turqia), ishte e angazhuar në “destabilizimin e situatës” në Ballkan.

Prandaj është e nevojshme prania ushtarake amerikane atje (bazat ushtarake amerikane ndodhen në territoret e 3 vendeve të rajonit), bashkë me përfshirjen e shteteve të Ballkanit në programet e NATO-s. Fërkimet me Ankaranë, e shtynë Uashingtonin të ngrinte në Rumani dhe Bullgari një sistem të mbrojtës anti-raketore, ku ndodhen ndërkohë 4 baza ushtarake amerikane.

Dy vjet më parë Shtetet e Bashkuara njoftuan ndërtimin e disa bazave të tjera në gadishull, kryesisht në Greqi. Aktualisht, rajoni i Ballkanit përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të politikës së jashtme ruse. Një numër vendesh, mbi të gjitha Serbia, po vazhdojnë ta kërkojnë praninë ruse.

Sipas raportit “Ku po shkon Ballkani? Modeli i ri i bashkëpunimit për Rusinë” (2018) i Klubit Valdai, Rusia duhet të bëjë përpjekje për ta zgjeruar gamën e partnerëve në këtë rajon, duke nxitur njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e jashtëm.

Një shembull i një bashkëpunimi të tillë, mund të jetë një shtrirje e gazsjellësit “Turkish Stream” në Evropë. Përsa i përket Turqisë, ky rajon ka rëndësi brenda kornizës së “neo-otomanizmit”, që parashikon përhapjen e ndikimit ekonomik, kulturor dhe politik në territoret që ishin pushtuar dikur nga Perandoria Osmane.

Ndonëse kjo doktrinë nuk është shpallur në nivelin zyrtar, ajo përbën de fakto bazën ideologjike të politikës së jashtme të Turqisë. Në vitet 1990, në kulmin e euforisë për shkak të shfaqjes së një numri të madh shtetesh turke, Turqia shpalli krijimin e një “bote turke” si një nga pikat kryesore të agjendës së saj të politikës së jashtme.

Sipas mendimit të elitave politike të vendit, udhëheqja në këtë “botë” do të rritë vlerën e Turqisë në skenën ndërkombëtare dhe kësisoj do ta lehtësojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Tani, ajo është bërë më ambicioze:si pjesë e kësaj ideologjie, Turqia e pozicionon veten si partnere e barabartë me tërë Evropën, dhe e gjykon si jetike praninë e saj në Ballkan.

Por “bota turke” nuk u krijua për shumë arsye. Ajo nuk pati asnjë mbështetje nga Perëndimi, dhe Turqisë i munguan burimet financiare apo edhe ndikimi. Po kështu, Perëndimi nuk ka nevojë për asnjë lloj forme të “Pax Otomana”, në një kohë që përpjekjet për ta krijuar atë mund të dëshmohen në një periudhë afatgjatë një barrë shumë e rëndë për ekonominë turke./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

Publikuar

-

Nga

Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë të kalosh një pandemi, që të gjithë jemi më të ndjeshëm ndaj çdo kambane të mundshme alarmi. Ditët e fundit, lajmet e raportuara nga autoritetet kineze për një rast të konfirmuar, dhe të paktën një rast tjetër të dyshuar me Murtajën bubonike në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, ka shkaktuar

jo pak shqetësim. Megjithatë për momentin, nuk duket se ka asnjë arsye për të besuar se kjo sëmundje mund të përhapet në një shkallë të gjerë, ashtu siç ndodhi me Covid-19.

Dy raste të njohura

Pacienti i parë është një bari i kuruar në një spital në qytetin Bajanur, tanimë në gjendje të qëndrueshme dhe në karantinë. Nuk është e qartë se si ai ra në kontakt me infeksionin e rrezikshëm, ndërsa dinamika e prekjes së një pacienti tjetër të mundshëm, një djalë i ri

15-vjeçar, që ra në kontakt me një marmotë të kapur nga një qen, është më pak misterioze. Autoritetet kineze i kërkuan popullatës të shmangë gjuetinë, prekjen ose ngrënien e brejtësve, në veçanti të marmotave, që duket se janë burimi i mundshëm i patogjenit (bakterit Yersinia pestis ), dhe të qëndrojnë larg çdo brejtësi të ngordhur. Niveli i alarmit shëndetësor u rrit në 3 nga maksimumi 4, dhe do të mbetet i tillë deri në fund të këtij viti.

Infeksioni

Murtaja bubonike, shkaktohet nga futja në trupin e njeriut të bakterit Yersinia pestis, nëpërmjet kafshimit të një pleshti të infektuar nga ana e tij nga një brejtës. Bartësi më i zakonshëm i infeksionit është zakonisht miu.

Por në rajonin e Mongolisë së Brendshme, bartës është më shpesh marmota, një kafshë e përhapur shumë në zonat rurale. Simptomat e sëmundjes përfshijnë ethet e forta, ndjesia e përgjithshme e të qenit fizikisht jo mirë, dhe ënjtje të nyjave limfatike në ije dhe sqetulla (të cilat fryhen dhe formojnë fshika të qelbëzuara).

LEXO EDHE:  Gjermania dëbon gjithnjë e më shumë të huaj/ Zbardhen shifrat  

LEXO EDHE:  Fundoset varka me 50 emigrantë/ Dyshohet për viktima

Forma pulmonare e murtajës, që është sigurisht më seriozja, por më pak e zakonshme, përfshin traktin e poshtëm të frymëmarrjes, dhe transmetohet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, madje edhe pa kafshimin nga pleshtat.

Dikur bënte kërdinë, por sot mund të kurohet

Përgjatë historisë, Murtaja bubonike ka qenë një sëmundje jashtëzakonisht vdekjeprurëse: Epidemia më e rëndë, ajo e Vdekjes së Zezë e shekullit XIV, vrau të paktën një të tretën e 75-80 milionë banorëve të Evropës, në një nga valët më vdekjeprurëse të një epidemia të regjistruar ndonjëherë.

Në vitin 1665, Murtaja bubonike shfarosi një të pestën e popullsisë së Londrës, ndërsa 12 milionë njerëz vdiqën gjatë shpërthimeve epidemike që u shfaqën midis Kinës dhe Indisë në shekullin XIX-të. Disa shpërthime të vogla epidemike regjistrohen ende sot në pjesë të botës, si Kongo dhe Madagaskari në Afrikë.

Nëse neglizhohet, sëmundja e Murtajës bubonike është vdekjeprurëse në 30-60 për qind të rasteve. Megjithatë në rast se identifikohet në kohë, siç duket që ka ndodhur edhe me 2 pacientët, ajo është e shërueshme me antibiotikë.

Sistemi i hershëm i monitorimit, ndihmon shumë në parandalimin e përhapjes së madhe të këtij infeksioni. Pra lajmi real është ky:nuk kemi të bëjmë me një kërcënim i ri pandemik që vjen nga Lindja. Siç vë në dukje e përditshmja amerikane “The New York Times”, Shtetet e Bashkuara regjistrojnë mesatarisht 7 raste të Murtajës bubonike në vit, më shpesh në zonat rurale të shteteve perëndimore./ Focus.it-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE