Connect with Us

“Mezi pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri”/ Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor

Sociale

“Mezi pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri”/ Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor

Publikuar

-

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në Report Tv, u shpreh se si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

“Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt. E para do të kuptojnë njerëzit që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi.

Unë iu them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri.

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar ngre alarmin/ Ka vetëm një mundësi për tu mbrojtur nga Koronvirusi: Lutjuni Zotit të mos hyjë

Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.”/CNA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tornoja ku kam punuar dhe shokët e mi tornitorë…..

Publikuar

-

Nga

Nga Niko Ljarja

– Tornoja është njëshi i industrisë mekanike
Kjo këtu bosh, është tornoja ku kam punuar unë….
Ne memorien e viteve kur një pjesë të jetës time kam punuar tornitor normë me tre turne…
E për arsye të games se gjerë të operacioneve që kryen tornoja quhet…..
Torno Universale…….

Kam bashkëjetuar rreth 15 vjet rresht me këtë të dashur që u lidhem kur u lirova nga ushtria……
Kemi jetuar ditën dhe natën bashkë…….
Siç me erdhën rrethanat e jetës, e zgjodha me dëshirë këtë bashkejetesë, për shumë e shumë arsye……
Por ama e vërteta është se ne u përshtaten shumë mirë me njeri tjetrin…. E kaluam mirë…
Se nuk ishte e lehtë që të bashkëjetoje me tornon…….
E sigurisht qe ne kushtet e normës duhej të sakrifikoje se ishte e vështirë….
Por ama,, nga ana tjetër përveç vështirësive që kishte, tornoja ishte shumë dinjitoze, e të jepte edhe ty, dinjitet, rrespekt e pamvarzi……
Të cilat të krijonin më shumë liri në ato kushte, të pa lirisë…. Gjëra këto që ishin shumë të nevojshme në atë periudhë të vështirë…..Fatmirsisht tornoja këto mi dhuroj…..

Se sigurisht, si puna time kështu të dhjerë kishte dhe të tjerë në atë kohë…..
Por kishte që e kishin shumë të vështirë të dashuroni e të bashkëjetonin me torrnon…..
E përpiqeshin e mundoheshin, lëviz këtej e lëviz andej deri sa gjenin ndonjë të dashur tjetër me mik…..
Po e dashura me mik ishte si puna e Dardhes, që e ka bishtin mbrapa….
.E kështu që humbisni shumë…
Se kurrë nuk e provojnë dot,, dinjitetin e djersës tende të një pune të vështirë….

Kur takoheshim me tornon natën turni I tretë , nën avujt e fernetit që kishim pirë, ndjenim kënaqësi….
Se è njifnim e e kuptonim shumë mirë njeri tjetrin, bile ja mirrnim dhe këngës….
Une këndoja e ajo me mbante rritmin….
E pastaj kur mbaronte kënga fillonim e tregonim historia nga ato që na kishin shoqëruar në atë pjesë jetë….. Se elbete të rinj ishim dhe historia kishim…..
Por ama nganjëherë na vinte dhe për të qarë……
E sigurisht po për shumë e shumë arsye dhe kjo ndodhte….Se elbete nata ishte e gjatë, e si do ta kalonim ndryshe pa bërë muhabet…….
Por ama tornoja ishte besnike e nuk ju tregonte asgjë të tjerëve… Se të tëra mi dinte.. Por I mbante për vete, e nuk e hapte gojën kurrë…..
E kështu vazhdonte punën sikur nuk dinte asgjë e nuk dëgjonte asgjë ….
E kjo punë vazhdoj gjatë ditën e natën për 15 vjet rresht….

Pa varësisht se mund të mos kishim lindur për njeri tjetrin…..
Une kurrë nuk do ta harroj dinjitetin që më dha torrnoja dhe shokët e mi tornitorë…..
Se pa atë stazh 15 vjeçar, pa tornon dhe pa shokët e tim të pa harrushem tornitorë.
Une kurrë nuk do isha ky Nikoja që jam……
Se dhe mund të isha përpjekur sa andej këtej për të rregulluar ndonjë bashkejetese tjetër…..Por isha i bindur se do humbisja shumë nga vetja…
E nuk do ta dinja kurrë çdo të thoshte të ishe tornitor e një puntor i pa varur…..
E po te marrim Marksin për referencë…. Tornitorët ishin Aristokracia e klasës puntore……
Sepse puna që bënin ishte e vështirë, por të jepte dinjitet e ishe një individ i lirë në punën që kryejë….. E nuk varesh e prej kurrkujt… E merrje aq sa bënje……

LEXO EDHE:  A mund të vrasë koronavirusi 50 milionë njerëz në mbarë botën?

LEXO EDHE:  Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

Aty ku kam punuar unë në Metalike, tornitoret ishin që të gjithë xhendelmene të vërtetë……….
Ndofshta i bënte puna që ishte e vështirë…. Ndofshta I bënte personaliteti që të krijonte puna…. Këtë nuk e di…. Por di që kjo që po ju them është e vërtetë….
Ne Metalike që të gjithë torrnitorë ishin personazhe karrakteri…..
Prandaj unë nuk mund të rri pa I kujtuar këta shokë fisnike që unë kam njoftur që ditën e parë që kam filluar punë si nxënës tornitor në Metalike…….
Shokë të cilët me kane dashur shumë e i kam dashur shumë e nuk do ti harroj kurrë…..
Dy shokët e mij të parë që më kanë mësuar tornon janë. .. Nesti Mita e Vangjel Tanka (ky me vone k/inxh)….
Shokun, tim të pa harruar e aq të dashur Llambi Kondili (Jazonja) nuk jeton më…..
Shokët Niko Buqi, Vasil, Shaka, Niko Poreçi, Lili Bales….Etem Hoxha (xhindi)
Vaskë Selenica (veza) nuk jeton më…. Stefi Gjika nuk jeton më… Mynur Osmani…
Dy mjeshtrat e punimit te gizes….Thanas Moni….që kur shkoj në Greqi pinte në pushim të punës një arkë me kanaçe, birre…. Nexhip Dervishi (nuk jeton më) që në atë kohë kishte rekordet e pirjes se votës…..
Apo Ariz Qershia, që punonte e mbante gjallë një torrno Gjermane të vjetër plaçkë lufte…Qe po ta shikonte Gjermani që ajo torna punonte akoma, do ta, dekoronte Ariz Qershinë…..

Apo Koçoja i Kiçi të Kinemasë të Korçës… Çfarë djali…. E që i shpëtoj mrekullisht një aksidenti në torrno…..
Pandi Demirazi një djalë I mrekullushem…….
Apo Thimka i Tetkës, që andej nga, ora tre i natës duke punuar thërriste me zë të lartë, një thenje pa kuptim…… Por të mrekullueshme……
Eksi…. Eksi… Eksi…. Zhibiron, një ushtar fle në vagon…..
Batutë që do tja kishte, zili, dhe Zhvejkun….
Ne fund tornitori i pa përsëritshm Koço Bashiku… nuk jeton më….
Apo I pa harrushmi Nesti Çifligu…..
Pa harruar dhe të lavdishmin elektriçistin Emil Fundo (Lomunoja)
E ne fund fare fare universalin Gjergji Minga (Qorrin) që e kemi si Kokrra e mollës….
Shendosh e mirë….

Me të gjithë këta torrnitorë po dhe me shumë e shumë shokë të tjerë në atë ndërmarrje, kemi kaluar si vëllezer….. eeee sa historia e sa qyfyre në atë kohë të vështire…

LEXO TE PLOTE

Sociale

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

Publikuar

-

Nga

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer sëfundmi nga Italia.

Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona.

LEXO EDHE:  Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

LEXO EDHE:  Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim”, është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konfertencë të jashtëzakonshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Artistët fitojnë “betejën”/ Bie projekti i kullave, Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet me fond nga buxheti i shtetit

Publikuar

-

Nga

Artistët kanë fituar “betejën” në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Mësohet se Teatri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike sipas kërkesave të artistëve, të cilët, prej më shumë se një viti, kanë rezistuar përmes protestave të vazhdueshme.

Vetë Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat, bën të ditur se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Deklarata e plotë:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

LEXO EDHE:  Si përhapet koronavirusi, dhe si mund të mbroheni prej tij?

LEXO EDHE:  Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE