Connect with Us

Meta “vërsul” Blushin/ Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit

Politikë

Meta “vërsul” Blushin/ Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit

Publikuar

-

“Fushatë e pështirë spiropaliste”/ Blushi i Metës i “vërsulet” Ramës: Merruni me mafien e inceneratorëve

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga tubimi i 2 marsit, por vijon t’iu drejtojë mesazhe të forta qytetarëve.

Ndërkohë, sot mesazhin e ka drejtuar nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, bën thirrj për t’iu bashkuar tubimit të 2 marsit, të paralajmëruar nga Meta.

Blushi thekson se të gjithë duhet të ngrihen për shtetin, kundër puçit te pushtetit.

“Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi liston arsyet/ Ja pse duhet të shkarkohet Meta

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!”-shkruan Tedi Blushi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po pres të punoj me ju”/ Basha uron Biden: Provuat se ndryshimi është i mundur

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Basha tregon me çfarë liste do të hyjë opozita në zgjedhje

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden pas betimit si president i SHBA dhe Kamala Harris si zëvëndës-presidente.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha thotë se është i gatshëm të punojë me ta për të forcuar marrëdhëniet.

Sipas tij, Biden dhe Harris kanë provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur.

LEXO EDHE:  Video- Meta ja merr këngës e vallës/ Askush s’mund të na cenojë identitetin kombëtar

LEXO EDHE:  “Je i vetmi President që dergjesh skutave!”/ Ramës nuk i del e keqja me Metën: S’merrem me video

Urime Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris! Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë!”, shkruan kreu i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta uron Joe Biden/ Jemi të bindur se marrëdhëniet me Shqipërinë do të zhvillohen më tej!

Publikuar

-

Nga

Meta uron Joe Biden/ Jemi të bindur se marrëdhëniet me Shqipërinë do të zhvillohen më tej!

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden, i cili sapo është betuar në detyrën e tij të re.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se “Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Mesazhi i Metës:

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale. 🇦🇱🤝🇺🇸

LEXO EDHE:  “Me qetësi dhe dashuri”/ Veliaj tallet keq me Metën

LEXO EDHE:  “Me qetësi dhe dashuri”/ Veliaj tallet keq me Metën

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama e Manastirliu në Rrogozhinë/ E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Rama e Manastirliu në Rrogozhinë/ E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, e sapo rikonstruktuar, në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

“Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim për 14 mijë banorë dhe në kuadër të programit tonë të 300 qendrave shëndetësore, tashmë është rehabilituar. Edhe në kohë pandemie, ia kemi dalë që gjatë 2020-ës, të vijonim me programin tonë të rehabilitimit dhe tashmë kjo qendër është transformuar totalisht”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se po kryhet organizimi për të shtrirë në mënyrë kapilare vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqendruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  “Nuk lahen duart si Pons Pilati”/ Olli i nxjerr “bojën” Metës dhe bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Kryemadhit me studentët

Aktualisht Shqipëria ka kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat antiCOVID. Nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, kapacitetet aktuale për ruajtjen e vaksinave në temperaturën -70 °C janë për 250,000 doza vaksine njëherësh, për vaksinën e Pfizer. Për vaksina si ajo e Modernës, që kërkojnë një temperaturë ruajtje -20 °C, kapacitetet janë për të pritur 950,000 doza vaksine njëkohësisht.

Ndërsa përsa i përket kapaciteteve të zinxhirit ftohës, për vaksina si Astra Zeneka, etj, që kërkojnë temperaturë 2-8 °C, janë kapacitetet për të pritur deri në 7 milion doza, me shtrirje kapilare në të gjithë vendin.

LEXO TE PLOTE