LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë”/ Ish deputetja: Kryeministri, ka dhunuar nënën dhe partneret e veta

26 Shkurt 2020, 13:16, Politikë CNA
“Me Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vrasjeve të bujshme në vendon tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ulqinakut, nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!

?Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij! Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë! Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj! Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua?, shkruan Ulqinaku.

Sipas saj, në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes! Ulqinaku thekson se këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama.

?Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.
Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.
Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!
Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë grate?, shkruan më tej Ulqinaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga