Connect with Us

“Mbrojtja ligjore e pamjaftueshme”/ Sociologu tregon zgjidhjen e vetme kundër krimit në familje

Sociale

“Mbrojtja ligjore e pamjaftueshme”/ Sociologu tregon zgjidhjen e vetme kundër krimit në familje

Publikuar

-

“Krimi në familje është shtuar, numri i rasteve është shtuar dhe me keqardhje them se prirja është e frikshme,” me këto fjalë komentoi në studion e Euronews Albania sociologu dhe pedagogu në Universitetin e Tiranës, z. Zyhdi Dervishi rastet e dhunës dhe krimeve në familje.

Sipas Dervishit arsyet që çojnë në fenomenin shqetësues janë nga më të ndryshmet.

“Unë mendoj se shoqëria shqiptare ka detyrimin madhor që të gjejë rrugët e përshtatshme për të kufizuar, mundësisht për të eliminuar fare krimin në familje dhe në shoqëri,” u shpreh sociologu.

Ai tha se përvojat e vendeve të tjera, kombinuar me ato të shoqërisë shqiptare tradicionale dhe të kohërave moderne duhen vënë në funksion “me qëllim që të kufizojmë këto plagë të mëdha”.

Pedagogu Dervishi tha se ndikimi i krimeve të tilla shtrihet përtej familjeve ku ato ndodhin dhe se kjo shkakton tension dhe vuajtje edhe më gjerë në marrëdhëniet farefisnore.

“Krimi në familje në kushtet kur në shoqërinë shqiptare sistemi i lidhjeve miqësore, fisnore është i forte, reflektohet shumë më gjerë se sa vrasja e një personi,” shtoi ai.

Sociologu veçoi moszbatimin e urdhrave të mbrojtjes si një problem shumë madhor.

“Ka filluar prej kohësh të jepet masa mbrojtje ligjore për gratë që dhunohen nga bashkëshorti. Në fakt, nuk jam kundër kësaj mase por është krejt e pamjaftueshme sepse në qoftë se banojnë në një banesë bashkëshorti dhunues dhe gruaja, praktikisht ajo është një copë letër që nuk ka asnjë vlerë,” tha z. Dervishi.

“Ne kemi shumë gra të divorcuara që kanë mbetur me fëmijët dhe bashkia u jep bonus qeraje. Nuk jam kundër por është e pamjaftueshme. Për mua është e domosdoshme të krijohet një sektor publik ku të punësohen gratë që kanë probleme të kësaj natyre,” vazhdoi eksperti.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga sociologu lidhet me faktin që autorët e krimeve të dhunshme dhe vrasjeve, dalin para kohe nga vendet e vuajtjes së dënimit.

LEXO EDHE:  Tenton të shuaj sherrin/ 38 vjeçari plagos me thikë xhaxhain

“Për mua, në një farë mënyre ka një amoralitet. Shteti bëhet pronar i gjakut të nënshtetasve të vet. Në çdo rast mendoj unë,  kur bëhet amnisti për njerëzit që kanë kryer vrasje, duhet marrë miratimi edhe i të afërmve të viktimës dhe po nuk dhanë miratim të afërmit e viktimës, të mos bëhet asnjë lloj amnistie,” deklaroi Dervishi.

Dhuna në familje dhe rastet e vrasjeve mes bashkëshortëve mbeten një problem madhor për shoqërinë shqiptare.

Gjatë vitit 2019, 12 gra ishin viktima të krimit në familje, ndërsa 3200 të tjera kërkuan urdhër mbrojtje nga gjykata.

Sipas sociologut është normale që gratë të hezitojnë të denoncojnë dhunën pasi atyre nuk u krijohen mundësitë e nevojshme për të marrë mbrojtje apo për t’u larguar nga agresori.

“Nëse burri dhunues denoncohet, bëhet më agresiv në shumicën dërrmuese të rasteve,  nuk bëhet më frikacak. Këta janë njerëz të stresuar, janë alkoolistë, janë njerëz që marrin lëndë narkotike, pra ka shumë probleme, shumë probleme dhe që të shuhet konflikti… nuk shuhet duke qëndruar pranë njerëzve të konfliktuar, por duke i larguar ata,” deklaroi Zyhdi Dervishi për Euronews Albania.

“Gratë që janë të dhunuara, që mund të dhunohen, që pritet të dhunohen, duhet patjetër të transferohen, të largohen nga zona ku mund të dhunohen. Nuk ka zgjidhje tjetër. Kjo është zgjidhja radikale më e mirë dhe kështu ne mund të shpëtojmë jetë njerëzish sepse na ndodh dhe kjo gjëja, vritet nëna, fëmijët ngelin rrugëve, babai në burg. Fëmijët ngelin rrugëve. Më të humbur dalin dhe fëmijët. Ata janë të shkatërruar psikologjikisht sepse atyre nëna u është vrarë ndërsa babai është një vrasës, do trajtohet si vrasës dhe në sytë e fëmijëve ashtu mbeten dhe opinioni i shikon me një paragjykim,” përfundoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Humbi jetën në Sanatorium/ MSH sqaron vdekjen e 46-vjeçarit nga Skrapari

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thekson se në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur me virusin kinez.

“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127″ tha ajo.

Zv/ ministrja sqaroi edhe rastin e djeshëm ku një qytetar nga Skrapari humbi jetën në sanatorium.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Zbulohet pse hesht Avokatja e Popullit

LEXO EDHE:  Hiti kundër Ramës/ Policia dhunon këngëtarin, ambulanca në komisariat

Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin” tha Rakacolli. 46 vjeçari nga fshati Therepel i Skraparit vuante edhe nga diabeti, zemra dhe tensioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nënshkruhet marrëveshja/ Trajtim për pacientët shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Nga

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sazan Guri tregon zgjidhjen kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që koronavirusi po mban në ankth botën, të gjitha institucionet japin këshilla sesi të mbrohemi nga virusi vdekjeprurës.

Por, mes personave që kanë dhënë këshilla, sesi të mbrohemi dhe të kemi një imunitet të fortë është edhe ambientalisti Sazan Guri.

Në një postim në rrjetet sociale, Sazan Guri jep tetë këshilla, që sipas tij mbajnë një imunitet të fortë.

“Si mbahet nje imunitet i larte?
1. Vegjetarian 100%
2. Ç’toksifikim i veshkave dhe i sistemit tretes te brendshem tonit,
3. Arratisje te pakten nje jave, pastaj cdo te shtune e te diele ne male, me arra e bajame, me pisha e ahe, (Zall Gjocaj psh, Lure, Valbone, Thell, Diber, Tomorr), ku ka jod e brom prej tyre, ku forcohen gjendrat endokrine, hyn O2 dhe O3 ne trup e mendje.
4. Ecje, jo vrap ne natyre, ne park, ne dajt e kudo, 5km grate e 10km/dite burrat.
5. Vitamina B kompleks, Omeg-3, Magnez, Mangan, Calcium, sepse natyra e toka nuk i prodhon me, se i ha me pare pesticidi i flamosur…
6. Uje sa me i paster dhe e kendon, me sakt e bekon, para se ta pish, edhe kur e ke nga cezma, ndoshta jo shume te paster.
7. Fruta te thata (rrush, arra, lajthi, bajame, fiq, stika, boronica) se kane metale te renda dhe mikroelemente, qe natyra dhe toka i prodhon me pakice per shkakun e mesiperm.
8. E fundit, cajrat medicinal te maleve, per faktin se frutat kane vitaminat e tokes, aq sa, ne 500cm lartesi, po cajrat dhe bime medicinale ne 50cm kacub prane tokes meme, qe dtth, e kane me prane token, ndaj, mos i kurse, por 2-3 gota ne dite.
9. Kujdes! mos harroni te merreni me mua????!!!!”-shkruan Sazan Guri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE