Connect with Us

Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

Bota

Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

Publikuar

-

Koronavirusi në Itali deri tani iu ka marrë jetën 12 personave, ndërsa rreth 370 të tjerë janë konfirmuar të prekur.

Por, ndërkohë mediat italiane japin edhe një lajm të mirë.

Kështu, TGCOM 24 shkruan se një shtetase kineze e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, është shëruar.

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”, – ka thënë Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet Myzeqari me kokainë

Ndërkohë, presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka patur katër fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe e qëndrueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Ka shkelur Kushtetutën”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për një marrëveshje në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s që sipas Kurtit ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, mori tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka rrëfyer faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].
Pas analizimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, stafi i zyrës së kryeministrit ka dalë në përfundimin se sipas tyre ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi e ka shkelur rëndë Kushtetutën sa ishte kryeministër i Kosovë.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 1 ton drogë në Vlorë/Trafikantët braktisin gomonen

LEXO EDHE:  Përfshihet në pazare droge/ Arrestohet shqiptari në Itali

“Duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga zyra e Kurtit./Reporteri.net

LEXO TE PLOTE

Bota

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Selanik/ Infektohet 38-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Greqi.

Mësohet se e prekur është një 38 vjeçare në Selanik e cila kohët e fundit kishte udhëtuar në Italinë e Veriut.
Kjo u njoftua zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas mediave greke, gruaja po mjekohet në AHEPA dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë personat që kanë pasur kontakt me të janë izoluar vullnetarisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Francë

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e parë nga korokavirusi në Francë.

Një 60-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin Pitié Salpêtrière një ditë më parë, ka ndërruar jetë gjatë natës.

Lajmi është konfirmuar nga Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik. Nga 17 personat e infektuar me koronavirus në Francë, 60-vjeçari është personi i parë që ka ndërruar jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE