Connect with Us

“Laj gojën kur flet për rraqet e Teatrit”/ Neritan Liçaj shpërthen në akuza ndaj Maznikut: Palaço, je objekt hetimi

Lajme

“Laj gojën kur flet për rraqet e Teatrit”/ Neritan Liçaj shpërthen në akuza ndaj Maznikut: Palaço, je objekt hetimi

Publikuar

-

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, deklaroi, pak më herët, se Bashkia do ta vazhdojë projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pasi, sipas tij, është mëkat i madh që në mes të Tiranës të ketë një vend me rraqe dhe me sende të vjetra.

Pas këtyre deklaratave, ka ardhur menjëherë dhe reagimi i aktorit Neritan Liçaj.

Në një lidhje për TV “News 24”, Liçaj ka shpërthyer në akuza ndaj Maznikut teksa e quajti këtë të fundit të “pafytyrë” duke i kërkuar të lajë gojën para se të flasë për rraqet e Teatrit Kombëtar.

“E njoh që kalama Maznikun dhe të katandiset në këtë derexhe. Nuk tha asgjë, u përpëlit. Një gjë ia kërkoj atij palaços Maznikut të lajë gojën kur flasin për rraqet e TK. Ra e gjithë propaganda e ndyrë se teatri do bjerë. Të kenë kujdes se ata janë objekt procesi penal. Të kërkojë ndjesë ai i pari. Rraqe e plehra nuk është fyerje për ata që njerëz që kanë derdhur djersë? Rraqe e plehra ku ka luajtur Sandër Prosi, ku kanë derdhur djersë gjithë ata gjigandë, rraqe e plehra ai i pafytyrë.

LEXO EDHE:  Kundër shembjes së teatrit/ Artistët letër për Johannes Hahn

U ka ngelur sharra në gozhdë, i dinë ata pazaret e tyre. Këta zotërinj shkelën kushtetutën në 6 nene për atë ligj për TK. Këta kanë bërë të pabërë me TK dhe ju më thoni mua të mos i fyej?! Kemi dy vjet në rrugë dhe ai thotë rraqe e plehra. Ka punuar ajka e aktorëve dhe regjisorëve shqiptarë.

Ne e kemi rijetuar atë Teatër dhe e kemi kthyer në qendër kulturore në Shqipëri. Sado të spërdridhet Mazniku, si mund të mos revoltohem unë, kam 23 vjet që e laj me djersë e kush flet Mazniku që është objekt hetimi”, deklaroi Liçaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Italia regjistron minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861

Publikuar

-

Nga

Italia regjistron minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861

Italia ka regjistruar minimumin historik të lindjeve që nga viti 1861, si një rritje të lehtë të vdekjeve, sipas bilancit kombëtar demografik 2019, publikuar nga Instituti i Statistikave në Itali. Ulja e lindjeve (-4,5%) është mbi 19 000 njësi në krahasim me vitin 2018.

Në vitin 2019, 420 170 fëmijë janë regjistruar në regjistrin e lindjeve. “Rekordi negativ i lindjeve i regjistruar në vitin 2018 u tejkalua përsëri nga të dhënat e vitit 2019”, theksoi Instituti Kombëtar italian i Statistikave.

Faktorët që kanë kontribuar në rënien e lindjeve në vitet e fundit janë të njohura dhe janë identifikuar në uljen progresive të popullsisë italiane, të përbërë nga më pak lindje për shkak të denatalitetit të vërejtur që nga gjysma e dytë e viteve ’70. Vitet e fundit gjithashtu ka pasur një ulje progresive të numrit të të huajve të lindur në Itali, kështu që kontributi në rritjen e lindjeve të ofruara nga gratë e huaja, të regjistruara që nga vitet 2000, ka ardhur duke u zvogëluar çdo vit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“U kthye në barsoletë”!/ Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës

Publikuar

-

Nga

Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj.

Binaj është drejtori i tetë në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

“Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.
Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli.

LEXO EDHE:  Tërheqja e Bashkisë nga projekti për Teatrin/ Kulluri: I vetmi lajmi i mirë në 7 vitet e fundit

LEXO EDHE:  Teatri, kullat, barbaria dhe nënshtrimi pa kushte ndaj Edi Ramës!

I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat. Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim” tha Lame./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Infektohet nga Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Apelit/ Reduktohen seancat

Publikuar

-

Nga

Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Mësohet se disa anëtarë të stafit të Gjykatës janë karantinuar në banesat e tyre.

Ende nuk është e qartë se si është infektuar Gjyqtari dhe nëse ka patur kontakte të shumta ose jo. Sakaq edhe vetë ky institucion ka reaguar duke njoftuar se seancat në Gjykatë do të reduktohen dhe do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës për Teatrin/ Artistët: Kryeministri të kërkojë ndjesë dhe të ndalë planin

LEXO EDHE:  E zbulon Kryemadhi/ Opozita "dezhurn" me turne çdo natë tek Teatri

“Ju beje me dije se Keshilli i Gjykates se Apelit Tirane , sot ne daten 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarise gjyqesore, duke u gjykuar vetem ceshtjet emergjente, per shkak se nje punonjes i kesaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid 19”, thuhet ne reagimin per mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE