Connect with Us

Koronavirusi nuk kursen as fëmijët/ Infektohen 4 të mitur në Itali

Bota

Koronavirusi nuk kursen as fëmijët/ Infektohen 4 të mitur në Itali

Publikuar

-

Katër fëmijë janë infektuar nga koronavirusi në Itali.

Sipas medias italiane Ansa.it, fëmijët e prekur nga koronavirusi janë një vajzë 4 vjeç që tani është shtruar në spital në San Matteo, dy fëmijë 10-vjeç dhe një djalë 15-vjeçar.

Këshilltari i mirëqenies, Giulio Gallera kujtoi se virusi “ka një efekt shumë më serioz te njerëzit e moshuar që kanë patologji të mëparshme”.

LEXO EDHE:  Katër shqiptarë kapen me 1.6 kg kokainë e 40 mijë euro në Itali

Kujtojmë se në Itali ka shkuar në 11 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pse demokracitë janë më të afta në luftën ndaj epidemive

Publikuar

-

Nga

Nga Ariana A. Berengaut “The Atlantic”

* Kur Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, u shpreh në fund të muajit të kaluar se epidemia e koronavirusit të ri, ishte një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik, ai u duk se u sforcua jo pak për të “lavdëruar” Kinën për reagimin e saj ndaj patogjenit.

“Në shumë aspekte, Kina po vendos një standard të ri në përgjigjen ndaj një epidemie, dhe ky nuk është një ekzagjerim”- tha ai. Ndërsa sëmundja e re, e quajtur tani COVID-19, u shndërrua në një krizë shëndetësore, zyrtarët kinezë kishin futur në karantinë qytete të tëra brenda disa ditësh, kishin pezulluar udhëtimet, mbyllur shkollat dhe bizneset, dhe vendosur kufizime të mëdha për ata që mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Studiuesit kinezë e izoluan dhe ndanë shpejt gjenomin e virusit, duke i dhënë mundësi laboratorëve në të gjithë botën që të nisin punën për krijimin e vaksinës për këtë virus. Kina ndërtoi dy “spitale të specializuara” të reja brenda 10 ditësh, pamjet e të cilave media shtetërore ua shpërndau të gjithëve përmes mediave sociale.

Zyrtarët e OBSH-së, vazhduan të lavdërojnë reagimin e Pekinit, edhe pas raporteve që treguan se fshehtësia dhe censura e qeverisë kineze, kishin ndihmuar shpërthimin e epidemisë. Kriza që po shpaloset tani në Kinë, shtron një pyetje të pakëndshme:A janë qeveritë autoritare më të afta sesa demokracitë, për ta përballuar sfidën që ngre një epidemi?

“Modeli kinez”, është tërheqës për kritikët e demokracisë, për të cilët reagimi i fortë i Kinës ndaj shpërthimit të COVID-19, duket si një tjetër provë e autoritarizmit. Por një praktikë e mirë e shëndetit publik nuk kërkon vetëm kontroll. Ajo kërkon gjithashtu transparencë, besim publik dhe zakonin e bashkëpunimit, që i lejon shoqëritë e lira të reagojnë më mirë ndaj pandemive. Aftësia e demokracive për të përballuar COVID-19, do të testohet shumë shpejt. Pas përhapjes në Korenë e Jugut, Japoni dhe Itali ditët e fundit, zyrtarët atje po diskutojnë se si të reagojnë. Por qytetarët e vendeve demokratike, mund të presin në mënyrë të arsyeshme një nivel më të lartë të dashurisë dhe përgjegjshmërisë nga qeveritë e tyre.

Për shembull, qytetarët amerikanë, mund të mbështeten tek objektiviteti dhe saktësia e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporti javor i të cilës ka qenë një element i një komunikimi jetik midis qeverisë dhe publikut në një formë apo tjetër, që nga fundi i viteve 1800.

Një raportim i besueshëm, u jep mundësi epidemiologëve të parashikojnë trajektoren e një sëmundjeje, studiuesve të zhvillojnë trajtime dhe vaksina, dhe publikut të mbrojë veten e tij. Përkundrazi, Kina fshehu në mënyrë aktive epideminë e SARS-it në vitin 2003, dhe veçanërisht në fazat fillestare të COVID-19, duket se ka bërë sërish të njëjtën gjë.

Autoritetet lokale, censuruan qëllimisht raportet e hershme mbi virusin e panjohur, duke humbur shansin që mjekët ta ndalonin sëmundjen infektive, përpara se ajo të përhapet gjerësisht. Kur njëri nga mjekët, Li Uenliang, u përpoq të paralajmëronte miqtë në median sociale ËeChat, ai u thirr në polici, ku iu kërkua të mbyllte gojën.

LEXO EDHE:  Shpërthen gazi në një apartament/ Shmanget tragjedia në Itali

LEXO EDHE:  Këto ushqime duhet t'i zhdukni nga frigoriferi nëse keni fëmijë

Pak javë më vonë, ai vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga COVID-19. Fshehja fillestare e virusit nga Kina, nuk ishte rezultat i mosfunksionimit të sistemit. Në një shtet autoritar, fshehjet e ngjarjeve ndodhin për shkak të modelit. Gjuha e autoritarizmit – gjuha e frikës dhe forcës – është ajo që çdo aparat i rangut të ulët, nga Pripjati në Ukrainë në kohën e ngjarjes së Çernobilit deri në Vuhan, e kupton kur ajo vepron me nismën saj për të “varrosur” një lajm të keq.

Partia Komuniste e Kinës, thotë tani se dëshiron të dëgjojë të vërtetën. Por besimi publik, nuk është një burim, që një qeveri mund ta hapë dhe mbyllë si uji i rubinetit. S’ka asnjë dyshim se Kina mund të ndryshojë sjellje të caktuara të saj në një periudhë afatshkurtër. Por sa më gjatë që të zgjasë kriza, aq më pak efektive do të jenë taktika të tilla.

Edhe demokracitë nuk janë të përsosura. Në vitin 2014, infermierja Kasi Hikoks që ishte marrë me trajtimin e Ebolës në Afrikë, u detyrua të futet në karantinë në aeroportin e Njuarkut në SHBA pa ndonjë shkak të qartë mjekësor, ndërsa në fillim u ndalua të takonte avokatin, apo të afërmit e saj.

Por në dallim nga sistemet autoritare, qytetarët në një demokraci kanë në dispozicion kanale përmes të cilave ata mund të rifitojnë të drejtat e tyre, dhe të kërkojnë drejtësi për abuzimin në fjalë. Edhe pse gjykatat amerikane zakonisht i njohin të drejtën autoritetit të një shteti të miratojë urdhrat e nevojshëm për karantinë, padia e Hikoks kundër zyrtarëve të shtetit të Nju Xhersit, çoi në ndryshime të rëndësishme në ligjin përkatës.

Në vend se të minonte besimin e publikut, incidenti ndihmoi në forcimin e tij. Lehtësia me të cilën përhapet një sëmundje infektive në të gjithë botën, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për ta frenuar atë, dhe demokracitë bashkëpunojnë më shumë sesa autokracitë.

Bota nuk mund ta dijë kurrë sa jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar, nëse të gjitha vendet do të përqafonin normat demokratike të transparencës dhe bashkëpunimit. Por ndërsa Kina zgjeron më tej kufizimet ndaj zonave të vendosura në karantinë, ajo na jep një shembull të vogël të së ardhmes, ndaj të cilës bota duhet të shqtësohet./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

LEXO EDHE:  Shpërthen gazi në një apartament/ Shmanget tragjedia në Itali

LEXO EDHE:  Shpërthen gazi në një apartament/ Shmanget tragjedia në Itali

 Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit dhe një deputet kanë rezultuar pozitivë, ndaj testit për koronavirusin. Iraj Harirchi është futur në karantinë një ditë pasi doli në një deklaratë për mediat, ku dukej qartë se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Zv.ministri dukej sikur ishte në siklet gjatë kësaj kohe dhe po djersinte, ndërsa refuzoi që qeveria të izolojë qytetin e shenjtë të Qomit. Ai deklaroi dje se situata në Iran nuk është aq  rëndë sa duket dhe përgënjeshtroi deklaratën e njën deputeti, që tha se në qytetin e Qomit kanë humbur jetën 50 persona.

LEXO EDHE:  Policia italiane nxjerr shifrat e frikshme/10,3 tonë drogë e bllokuar në mars

LEXO EDHE:  Vrau kontabilistin/ Gjykata jep verdiktin për shqiptarin

Autoritetet konfirmojnë se gjithsej janë 95 persona të prekur nga ky virus dhe kanë humbur jetën 16 të tjerë, por pavarësisht kësaj, mendohet që shifra të jetë më e lartë.

Ndërkohë, vetë zv.ministri ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pohon se është prekur nga koronavirusi dhe tregon se ka pasur ethe të shtuara.

“Jam izoluar në një vend dhe tani po filloj mjekimin. Ne patjetër do të jemi fitimtarë kundër këtij virusi brenda disa javëve të ardhshme”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE