Connect with Us

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

Sociale

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

Publikuar

-

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer sëfundmi nga Italia.

Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona.

LEXO EDHE:  Si e zgjidhën amerikanët krizën në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim”, është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konfertencë të jashtëzakonshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Artistët fitojnë “betejën”/ Bie projekti i kullave, Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet me fond nga buxheti i shtetit

Publikuar

-

Nga

Artistët kanë fituar “betejën” në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Mësohet se Teatri Kombëtar, do të ndërtohet me fonde publike sipas kërkesave të artistëve, të cilët prej më shumë se një viti kanë rezistuar përmes protestave të vazhdueshme.

Vetë Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat, bën të ditur se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Deklarata e plotë:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

LEXO EDHE:  Maqedoni/ Kushtetuesja pezullon zgjedhjet e 5 qershorit

LEXO EDHE:  Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dielli i lë vendin shiut/ Reshjet përfshijnë vendin

Publikuar

-

Nga

Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullëshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Sipas Shërbimit MeteorologjikUshtark, orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin. Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë tërritorin. Në lartësin mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullëshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

OBSH: Përhapja e koronavirusit tejet shqetësuese, por jo pandemi

Publikuar

-

Nga

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se rritja e papritur e numrit të të prekurve me koronavirus në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut janë “thellësisht shqetësuese”, por sipas tij situata është ende nën kontroll për të mos u shndërruar në pandemi.

Ndërkohë sipas zotit Tedros Adhanom Ghebreyesus infeksione të lidhura me Iranin janë konfirmuar në Bahren, Irak, Kuvajt dhe Oman, ndërsa raste të lidhura me Italinë janë gjetur në Algjeri, Austri, Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Zvicër. Por për herë të parë të martën, numri i rasteve të reja të raportuar zyrtarisht jashtë Kinës që përfshin 37 vende arriti në 427, duke tejkaluiar numrin e rasteve të reja të raportuara nga Pekini, gjithësej 411.

“Nuk duhet të jemi tejet të etur për të shpallur pandeminë pa një analizë të kujdesshme e kthjellët të fakteve”, tha kreu i OBSH-së.
Më 30 janar, OBSH-ja shpalli situatën e emergjencës botërore lidhur me shëndetin, niveli më i lartë i alarmit.

“Përdorimi i fjalës pandemi pa kujdes nuk sjell asnjë përfitim të prekshëm, por rrezikon në rritjen e frikës dhe stigmës së panevojshme e të pajustifikuar duke paralizuar sistemet. Mund të sinjalizojë gjithashtu se ne nuk jemi në gjëndje të parandalojmë përhapjen e virusit gjë që nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Përleshja në Kumanovë/ Rinisin të shtënat me armë

LEXO EDHE:  Të rejat më të fundit nga aksidenti tragjik në Maqedoni

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se një mision i kësaj organizate do të niset drejt Iranit këtë fundjavë.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 139 të tjerë rezultojnë të infektuar me koronavirus në Iran, bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur të mërkurën gjatë një njoftimi në televizionin shtetëror./VOA

LEXO TE PLOTE