Connect with Us

“Ka shkelur Kushtetutën”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçi

Kosova & Rajoni

“Ka shkelur Kushtetutën”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçi

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për një marrëveshje në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s që sipas Kurtit ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, mori tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka rrëfyer faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].
Pas analizimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, stafi i zyrës së kryeministrit ka dalë në përfundimin se sipas tyre ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi e ka shkelur rëndë Kushtetutën sa ishte kryeministër i Kosovë.

LEXO EDHE:  Thaçi në Vatikan, takohet me Papa Françeskun

“Duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga zyra e Kurtit./Reporteri.net

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet bilanci/ 10 viktima dhe 322 të prekur nga koronavirusi në Itali

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 10 në Itali. Mediat italiane raportojnë se deri më tani janë regjistruar 322 persona të prekur nga ky virus.

Kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli tha se tre personat e fundit që kanë humbur jetën janë mbi 80 vjeç.

Autoritetet kanë bërë thirrje që banorët e 10 qyteteve që janë cilësuar si “vatra” të koronavirusit, të vetëizolohen në banesat e tyre dhe të zbatojnë të gjitha këshillat profesionale.

LEXO EDHE:  Shkarkohet kryeinspektori i mjedisit në Elbasan

LEXO EDHE:  Thaçi: Pas pranimit në UEFA dhe FIFA do të ndërtohet një stadium i ri

Ndërkohë, në të gjithë botën, koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 persona dhe i ka marrë jetën më shumë se 2.700 njerëzve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy raste të tjera të dyshuara me koronavirus në Kosovë/ Priten rezultatet

Publikuar

-

Nga

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë janë duke u trajtuar mostrat e dy pacientëve të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirus.

Sipas mediave kosovare, rezultatet për ta pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi, eezultatet e të cilëve kanë dalë negative.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale, Kurti: Te dyshuarit e UCK-se si ne burgun e Guantanamos

LEXO EDHE:  Dy ftesa brenda ditës/ Thaçi fton sërish Albin Kurtin në takim

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjykata e Hagës dërgon një tjetër ftesë/ Brajshori refuzon publikisht

Publikuar

-

Nga

Gjykata Speciale e Hagës ka thërritur një tjetër person nga Kosova për ta intervistuar për krimet e luftës.

Këtë herë bëhet fjalë për veprimtarin Fatmir Brajshori, të njohur ndryshe si Tushi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Brajshori në një postim në rrjetet sociale, ku deklaron se nuk do ta pranojë ftesën dhe nuk do të shkojë të dëshmojë.

“Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar. Dhe, Unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njoh Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo. Në fakt, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që: Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë. Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente”, shkruan ai.

Një tjetër arsye, është se Brajshori nuk do që të pranojë akuzat e ngritura nga politikani zviceran Dick Marty, i cili pretendon se gjatë luftës, në një shtëpi, në territorin e Shqipërisë, janë vrarë disa serbë dhe organet e tyre (veshkat) janë bërë transplant për t‘u dërguar për në vende të ndryshme.

Ai ngre akuzat se Gjykata Speciale është farsë, teatër tragjiko-komik, jo profesionale, jo serioze dhe jo asnjëanëse dhe se qëllimi i saj është njollosja e luftës çlirimtare që u bë nën emblemën e UÇK-së.

LEXO EDHE:  Mustafa në një linjë me Thaçin: Po kujdesem të sigurohen 80 vota për demarkacionin

LEXO EDHE:  Kosovë/ Pse po vonohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

“Unë Fatmir Brajshori nuk do t‘i përgjigjem ftesës për Intervistim nga Gjykata Speciale! Jam shumë krenar, që unë dhe familja ime dhamë një kontribut modest në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shtëpia e jonë ishte baza kryesore e LPRK/ LPK-së. Jam shumë krenar me atë që për kombin tonë bëri UÇK-ja e udhëhequr në mënyrë tepër njerëzore, morale dhe profesionale nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike me të gjitha shtabet rajonale dhe drejtorit rajonale!

Ne nuk kemi vajza dhe as djemë për Hagë; Ne kemi djem dhe vajza për Kosovën për aq sa ka nevoj ajo! Unë e refuzoj ftesën ngaqë s‘kam arsye përse t‘i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s‘kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftes, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizoj vendimin që kishte marrë aso kohe, ai Kuvendi i turpit.

Dhe arsyeja tjetër përse e refuzoj shkuarjen është: “Nuk shkon Muhamedi te mali, por mali shkon te Muhamedi!” Unë jam këtu, e këtu do të jem!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE