Connect with Us

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Holanda skeptike: Do shohim raportin e KE

Politikë

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Holanda skeptike: Do shohim raportin e KE

Publikuar

-

Holanda vazhdon të jetë skeptike për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Në takimin e Këshillit të Çështjeve Europiane, ku u diskutua për metodologjinë e re, ministri holandez për Evropën, Stef Blok tha se vendimi i Holandës do të varet nga raporti i Komisionit Europian.

“Sot u fol vetëm për prezantimin e metodologjisë së re që ka përgatitur Komisioni Evropian për kushtet për luftën kundër korrupsionit dhe për rendin ligjor. Por sot nuk kemi folur për hapjen e negociatave pasi na duhet së pari raporti i Komisionit Evropian atëherë do të shohim”, theksoi ministri holandez.-raporton Euronews Albania.

Ndërsa për ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, metodologjia e re është shpresë se BE do të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Tashmë vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe kjo më jep shpresë se më në fund do ta përmbushin  premtimin tonën për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.  Dhe ne shpresojmë se do të japim një sinjal të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor në mars”-theksoi  ai.

LEXO EDHE:  “Mos çelja e negociatave ishte gabim historik i BE”/ Ish-ministri nxjerr "zbuluar" Ramën

Roth theksoi se të dyja vendet kanë bërë progres në luftën kundër korrupsionit, kurse holandezi Blok u shpreh se Shqipëria ende duhet të ndryshojë disa gjëra dhe se drita jeshile do të jepet pas plotësimit të kushteve.

“Sigurisht që sot nuk ka dritë jeshile për dy vendet. Kur të plotësohen kushtet që kemi caktuar atëherë mund të jepet, ashtu siç kemi thënë për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë duhet ende të ndryshojnë disa gjëra”, theksoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama krah ministrit rus/ Sa më shpejt të njihet Kosova aq më mirë do të jetë për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Moska edhe për ccështjen e Kosovës për të cilën tha se “sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”.

Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë.

“Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Negociatat/Ku ndahen palët

LEXO EDHE:  Bushati me homologun hungarez/Partner i besueshëm për procesin integrues në BE

Nga ana tjetër Rama gjatë konferencës së përbashkët me Lavrov ka deklaruar se është jetike për Moskën që të ruajë mbështetjen e saj konstruktive, ndërsa ka folur dhe për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas skandali me AMA-n/ Shkarkohet kryetarja e Komisionit të Medias

Publikuar

-

Nga

Burime zyrtare për CNA.al bëjnë të ditur se është shkarkuar kryetarja e Komisonit Parlamentar të Medias, Fatjona Dhimitri, e zgjedhur në këtë detyrë disa muaj më parë, pas largimit nga parlamenti të deputetëve të Lulzim Bashës.

Zonja Dhimitri është shkarkuar, mesa duket për të vetmin “krim” të saj, sepse ka kërkuar informacion në zbatim të ligjit për të respektuar të gjitha proçedurat në garën për kreun e AMA-s, ku kandidojnë njerëz që nuk i plotësojnë kriteret. Kandidojnë bij ish-sigurimsash, nipërit e sekreratëve të Partisë Socialiste, dhe “99-shat” e Mjaftit dhe Rilindjes, të cilët janë në garë në shkelje flagrante të ligjit.

LEXO EDHE:  Video-“Është thjesht e njëjta gënjeshtër”/ Vasili i “përvishet” Ramës

LEXO EDHE:  Video-“Është thjesht e njëjta gënjeshtër”/ Vasili i “përvishet” Ramës

Por, mesa duket ushtarët e Endri Fugës kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund çmendurisë së tyre dhe duke abuzuar kërkojnë që me dhunë të vendosin në krye të institucioneve publike “kamikazë”, të ushtrisë së tyre.

Ndërkohë, pritet një dalje në një konferencë shtypi e zonjës Dhimitri pak orë më pas për të sqaruar detajet. Por, i gjithë qëllimi i shkarkimit të saj tashmë është i qartë, kapja e një tjetër institucioni siç është AMA./ CNA.al

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

“Kapja” e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar të AMA-s

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “vërsul” Blushin/ Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga tubimi i 2 marsit, por vijon t’iu drejtojë mesazhe të forta qytetarëve.

Ndërkohë, sot mesazhin e ka drejtuar nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, bën thirrj për t’iu bashkuar tubimit të 2 marsit, të paralajmëruar nga Meta.

Blushi thekson se të gjithë duhet të ngrihen për shtetin, kundër puçit te pushtetit.

“Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Ambasadori gjerman sqaron qëndrimin e Bundestagut

LEXO EDHE:  Negociatat/Ku ndahen palët

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!”-shkruan Tedi Blushi.

LEXO TE PLOTE