Connect with Us

Horoskopi i ditës, 26 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 26 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete me e ngrohte se dje dhe ju do ndiheni me te çlirët për te folur hapur me partnerin. Do sqaroni edhe disa hatërmbetje te vjetra qe po iu mundonin prej kohesh. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te filluar lidhje, por ama duhet te shoqërohen me personin qe do i ftoje. Nëse me shpenzimet tregoheni te pakujdesshëm, shume shpejt gjendja do përkeqësohet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Te nxitur nga Jupiteri, sot do e forconi edhe me shume marrëdhënien tuaj ne çift dhe do bëni plane me afatgjata për te ardhmen. Për beqaret, jeta sentimentale do jete prioritet. Ata do bëjnë te pamundurën qe te fillojnë një lidhje me atë qe dashurojnë. Çështjet financiare nuk do jene aspak problematike kështu qe mundet te bëni edhe disa investime me tepër se zakonisht.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ka mundësi te jeni shume xheloze sot dhe do mundoheni ta kontrolloni gjate gjithë kohës partnerin tuaj. Kjo do e acaroje atë dhe do keni debate te forta. Beqaret do kenë me shume mundësi për takime interesante, por nuk do nxitohen për asgjë. Financat do dini t’i menaxhoni me kujdes, por do jeni te detyruar te bëni edhe një investim te madh e te domosdoshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Mjedisi yjor do jete i përshtatshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Si emocionet qe keni përjetuar sot rralle se keni ndjere ndonjëherë me pare. Beqaret do jene sharmante dhe te gjithë do duan t’i joshin. Financat do mbrohen ne çdo moment nga planetët dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete shume e ekuilibruar gjate kësaj dite. Do diskutoni qetësisht për çdo gjë me partnerin tuaj dhe ne asnjë moment nuk do mërziteni me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do gjejnë dot princin e kaltër, megjithatë kane për te kaluar një dite te bukur e te ngrohte. Me shpenzimet tregoni kujdes te madh pasoi nga mënyra sesi do i menaxhoni ato do varet gjithë e ardhmja.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj dite do keni momente te gjata reflektimi ju çiftet sepse doni te zgjidhni edhe disa debate te vogla qe keni pasur se fundmi. Mbrëmja do jete me e qete për ju. Beqaret mund te bien ne dashuri me një koleg pune, por nuk do kenë aspak guxim t’ia shprehin ndjenjat. Me financat mundet te keni edhe probleme te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Lumturia juaj sot do varet plotësisht nga humori qe do keni. Nëse do jeni me nerva pjesa me e madhe e kohës do jete e zymte dhe nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin. Nëse do jeni me humor te mirë do arrini te krijoni një klime te ngrohte. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri. Ne planin financiar do arrini t’i zgjidhni problemet me serioze dhe do ndiheni me te qete.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mundohuni te mos jeni te nxituar gjate kësaj dite sepse do bëni gabime te pafalshme dhe me pasoja për te ardhmen. Beqaret do e dine shume mire çfarë hapash te hidhni dhe me ne fund do arrijnë te fillojnë lidhjen e shume ëndërruar. Ne planin financiar do arrini ta menaxhoni si duhet situatën. Familjaret gjithashtu mund t’iu japin disa para si dhurate.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për ata qe ëndërrojnë momente qetësie ne çift. Venusi do ju beje me te organizuar dhe shume me te qete nga me pare. Ju beqaret do ndihmoheni gjithashtu nga i njëjti planet dhe do arrini ta gjeni personin tuaj te ëndrrave. Me shpenzimet Neptuni do ju beje te palogjikshëm. Do bëni gabime te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni mire.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i përkushtoheni me shume partnerit dhe do përjetoni me tepër kënaqësi pranë tij. Beqaret nuk do tregohen aspak te duruar dhe duke nxituar mund te pengohen keq. Sektori i financave do jete vërtet i begate dhe goxha me i mire nga me pare. Do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni sepse do e dini se nuk do ngeleni pa para me pas.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Gjatë kësaj dite do e thelloni edhe më shumë marrëdhënien me partnerin. Do e shprehni pafund dashurinë dhe do bëni edhe premtime. Beqaret do kërkojnë persona specialë e pa të meta çka nuk do mund të arrihet sot. Dita do jetë e zakonshme. Financat do kenë disa përmirësime të vogla që në fakt do ju ndihmojnë të zgjidhni disa probleme të mbetura pezull.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik që sot të kini debate të vazhdueshme ma partnerin tuaj dhe shpesh do ndiheni me të vërtetë keq. Do jenë personat e tretë ata që do ndikojnë pafund dhe do nxisin mosmarrëveshjet më të mëdha. Për beqarët mund të ndodhin takime vërtet interesante, të cilat duhet të shfrytëzohen sa më shumë. Buxhetin do dini si ta organizoni gjithë kohës dhe nuk do keni probleme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”/ Mesazhi fortë i ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, lidhur me pandeminë e Covid-19.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj Kim.

Ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 maj 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 mars 2018

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fotot- Shpime në fytyrë e trup/ Pamje të frikshme brenda një sekti në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan.

Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte.

Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre. Fotot e publikuara tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2017

Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të Kombinatit, ku nënë e bijë vdiqën si pasojë e vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja, po risjellim edhe njëherë këto foto nga veprimtaria e një sekti.

Fotot janë bërë vetëm pak pasi kishte rënë komunizmi.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 15 destinacionet për nesër

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 15 fluturimet nga Rinasi për ditën e nesërme, 11.07.2020.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtune janë:⠀⠀
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

LOT – Tiranë – Varshavë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Ëizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 tetor 2018

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 7 nëntor 2018

Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer) dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
SkyUp – Tiranë – Kiev dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE