LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut”/ Flet djali i Nexhmije Hoxhës pas vdekjes së saj: Jemi krenarë…

26 Shkurt 2020, 15:47, Aktualitet CNA
“Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut”/

Gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha është ndarë sot nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje, Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës ka përcjellë dhe një mesazh për mediat për humjen e nënës së tij.

Ai thotë se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

?Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020
Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga