Connect with Us

Frikë nga koronavirusi?/ Basha “arratiset” bashkë me familjen, zbulohet destinacioni

Politikë

Frikë nga koronavirusi?/ Basha “arratiset” bashkë me familjen, zbulohet destinacioni

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha tashmë njihet për dashurinë e tij për Hollandën, vend në të cilin udhëton shpesh, sidomos gjatë fundjavave.

Tashmë demokratët janë mësuar me një kryetar opozite “part time”, pasi Basha shkon shpesh në Hollandë, për të ajrosur shtëpinë dhe ujitur tulipanët.

Ndërkohë, CNA.al mëson se prej ditës së hënë, Lulzim Basha ka udhëtuar sërish drejt Hollandës.

Nuk dihet nëse ka ikur nga frika e koronavirusit apo për të ujitur tulipanët, por fakti është se kësaj radhe kreu i Republikës së re ka udhëtuar drejt Hollandës bashkë me familjarët e tij dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet.

LEXO EDHE:  Faktet që “gozhdojnë” Lulzim Bashën dhe tregojnë dështimin e tij

Nga ana tjetër, Luli mesa duket ia ka besuar Republikën e tij të re Gaz Bardhit, deri kur ai të kthehet në Tiranë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skema qeveri-inceneratorë-Top Channel/ Zbulohet pse Lulzim Basha mbylli gojën për skandalin   

Publikuar

-

Nga

Në gati dy javë, CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumente ekskluzive sesi qeveria shqiptare, nëpërmjet taksave të qytetarëve krijon lobingje dhe lidhje ekonomike, nëpërmjet kompanive të ndryshme private, me aksionerë të televizioneve.

Është rasti flagrant, kur qeveria për një koncesion mbi 300 milion euro, siç është ai i inceneratorëve krijon një lidhje nëpërmjet një skeme direkte, me aksionerët e Top Channel.

CNA.al ka sjellë skemën e mëposhtme, duke vërtetuar ato që opozita dhe analistët, kishin thënë shpesh në publik, por ajo që ndodhi ishte çudia më e madhe.

Edhe analistët që kishin folur, edhe opozita që shpesh kishte akuzuar, heshtën kur dolën fakte dhe prova për lidhjen qeveri-inceneratorë, me kompani private që kanë të njëjtët aksionerë me Top Channel.

CNA.al tregoi sesi qeveria jep disa dhjetëra milion euro kompanisë së inceneratorëve, aksionerët më pas bëhen ortakë me bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe së bashku blejnë Valtelina Kafe, që mban emrin tregtar Lori Kafe, e cila “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë që ka edhe Top Channel.

Por, në momentin kur pritej që opozita të dilte dhe të fliste e të denonconte, ajo heshti. Lulzim Basha e mbylli gojën, nuk tha asnjë fjalë. Nga opozita i vetmi që denoncoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa analistët dhe opozita mbyllën gojën.

Por, heshtja e opozitës ishte edhe më vrastare.

Ne investiguam për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Se pse Lulzim Basha nuk fliste për Top Channel, se pse ai e kishte mbyllur gojën një herë e mirë.

LEXO EDHE:  Berisha si Topalli, Patozi e Bregu/ Isha kundër Bashës për bojkotin e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Shfaqet Astrit Veliaj/ Basha te beje parti te re

Pse për koncesionet e qeverisë, për të cilat ai kishte folur më parë, tashmë nuk fliste?

Në një vëzhgim të thjeshtë, rezultoi se Top Channel dhe kompania me aksionere Vjollca Hoxhën, apo aksionerët e Valtelina Kafesë, apo dhe të tjera biznese janë bashkëpunëtorë apo marrin shërbime nga “Landmark Communication”, kompania e kunatit të Lulzim Bashës.

Sipas të dhënave zyrtare, të siguruara nga CNA.al, tregojnë se Top Channel, ka paguar disa miliona lekë shërbime tek “Landmark Communication”.

Po ashtu rezulton se Top Channel dhe kompani të tjera, ku janë aksionerë të skemës së mësipërme të zbuluar nga CNA.al kryejnë shërbime të ndryshme dhe bashkëpunojnë me kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

Duket qartë dhe tashmë skema është thuajse e zbardhur. Qeveria hesht pasi skandalin e ka pjesë të saj, konçesioni është i saj dhe akuzat janë në drejtim të saj, ajo që ndodh është se hesht edhe opozita.

Është kjo e fundit që i ka denoncuar koncesionet, që e ka denoncuar deri diku edhe korrupsionin, por nuk flet kur tregohet lidhja me mediat me fakte dhe dokumenta ekskluzive.

Dhe kjo duket qartë. Firmat e përfshira në këtë skandal apo në këtë zbardhje të një investigimi nga CNA.al, janë të gjitha bashkëpunëtorë të kunatit të Lulzim Bashës. Dhe sa herë që del kunati, Lulzim Basha mbyll gojën./ CNA.al

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tubimi i Metës më 2 Mars/ Zbardhen 2 porositë e Bashës për strukturat e partisë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar të thirrur në datë 2 Mars.

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura.

Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën”, shprehet Basha.

LEXO EDHE:  Basha me të rinjtë në Shkodër/ Po përjetojmë periudhën më të errët

LEXO EDHE:  Basha me të rinjtë në Shkodër/ Po përjetojmë periudhën më të errët

Dy porositë e kryedemokratit:
1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.
Ju përshëndes!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edvin Kulluri kthehet pas në kohë dhe kujton Samitin e NATO-s/ Pas pesë vitesh, problemet janë të njëjta

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri është kthyer pas në kohë, dhe ka kujtuar Samitin e Natos-s në Ëells, të mbajtur pesë vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se edhe sot pas pesë vitesh problemet janë të njëjta.

“Te dashur miq! Si sot 5 vite me pare pata kenaqesine te mbaja nje prezantim ne konferencen vjetore te Keshillit te Atllantikut te Veriut, mbi krizen ne Ukraine dhe Lindjen e Mesme.

“Samiti i NATO-s ne Ëells, nje mundesi per bashkepunim ne Ballkanin Perendimor”, ishte tema te cilen prezantova ne kete konference. Ky ishte nje rast i mire per eksperte te politikave te sigurise dhe marredhenieve nderkombetare per te disktuar mbi zhvillimet problematike ne kufijte e vendeve te NATO-s dhe BE.

LEXO EDHE:  Berisha si Topalli, Patozi e Bregu/ Isha kundër Bashës për bojkotin e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Basha: U dhanë 24 orë kohë për të prishur provat

Tashme pas 5 vitesh ceshtjet jane po te njejtat, fakti qe Serbia qe nuk njeh Kosoven perben pengesen kryesore per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE dhe mbi te gjitha prezenca ne rritje e Rusise ne rajon, c’ka duhet ta beje Shqiperine gjithnje e me te vendosur ne perkushtimin e saj ne marredheniet me aletatin tone strategjik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes!”-shkruan Kulluri.

LEXO TE PLOTE