Connect with Us

Foto/ Përplasen dy tragete me pasagjerë në portin e Durrësit

Kronika

Foto/ Përplasen dy tragete me pasagjerë në portin e Durrësit

Publikuar

-

Dy tragete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve bën linjën Ankona-Durrës dhe në momentin që ka qënë duke u nisur, është përplasur me tragetin tjetër që po ankorohej.

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë zonën e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Rimojkiatorët po punojnë për zhvendosjen e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

Sipas informacioneve nga policia, 58-vjeçar është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët me inicialet M.F., 31 vjeç, dhe M.A., 27 vjeç, të cilëve iu është gjetur lëndë narkotike e ambalazhuar.

Dozat e kokainës janë gjetur në banesën ku jetonin të rinjtë shqiptarë, pranë zonës të njohur si Niza në Savona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i përmasve të mëdha në Memaliaj/ Flakët shumë pranë banesave

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e sotme në pyllin me pisha pranë fshatit Martalloz në Memaliaj.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi banesat ndodhen vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjet.

Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore për vënien nën kotroll të flakëve të cilat duhet se po përhapen me shpejtësi si sipasojë e erës së fortë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE